Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Çfarë është ‘privimi material dhe social’, si renditen në Europë të rinjtë tanë të moshës 15 deri 29 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > LISTA: Çfarë është ‘privimi material dhe social’, si renditen në Europë të rinjtë tanë të moshës 15 deri 29 vjeç
EkonomiKryesore

LISTA: Çfarë është ‘privimi material dhe social’, si renditen në Europë të rinjtë tanë të moshës 15 deri 29 vjeç

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Teksa ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet që i nxit ata të largohen nga vendi, që lidhet me pamundësinë për të përballuar pagesa të ndryshme si qiraja, huaja për shtëpi, pushime, blerjen e një makine, shpenzimin e kohës së lirë etj, me pak fjalë pamundësinë për të bërë jetën e mirë që dëshiron brezi i sotëm.

Eurostat ka publikuar raportin për privimin material të të rinjve në Europë për vitin 2021, ndërsa për Shqipërisë të dhënat janë të disponueshme deri në vitin 2020.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6,1%.

- Publicitet -

Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar një rekord negativ në Europë.

E dhëna e fundit është e vitit 2020, por edhe në vitet e mëparshme treguesi është më i larti në Europë, pavarësisht se përqindja e të privuarve nga ana materiale dhe sociale ka rënë (në vitin 2018 ishte 40%).

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1%), e ndjekur nga Bullgaria (18.7%) dhe Greqia (14.2%).

Nga ana tjetër, përqindja ishte më pak se 3% në 11 nga 26 anëtarët e BE-së me të dhëna të disponueshme: Luksemburgu, Polonia, Suedia, Qiproja, Çekia, Holanda, Kroacia, Sllovenia, Finlanda, Austria dhe Estonia.

Ndërsa në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatoritn tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat raportohen të dhënat janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25% të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë i varfër.

Çfarë është privimi material dhe social

Shkalla e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) , sipas Eurostat, tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme. Treguesi ndan kufirin midis individëve që nuk mund të përballojnë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar.

Ai përkufizohet si përqindja e popullsisë që përjeton mungesë të detyrueshme të të paktën 7 nga 13 artikuj privimi (6 të lidhura me individin dhe 7 të lidhura me familjen).

Lista e artikujve në nivel familjar:

• Kapaciteti për të përballuar shpenzime të papritura
• Kapaciteti për të përballuar pagesën për një javë pushim vjetor larg shtëpisë
• Kapaciteti për t’u përballur me pagesat e prapambetura (për pagesat e hipotekës ose qirasë, faturat e shërbimeve, qiratë, ose pagesave të tjera të kredisë)
• Kapaciteti për të përballuar një vakt me mish, pulë, peshk ose ekuivalent vegjetarian çdo dy dytë
• Aftësia për të mbajtur shtëpinë në mënyrë adekuate
• Keni akses në një makinë/fugon për përdorim personal
• Zëvendësimi i mobiljeve të vjetruara

Lista e artikujve në nivel individual:

•Të ketë lidhje interneti
• Zëvendësimi i rrobave të konsumuara me disa të reja
• Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për çdo mot)
• Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj
• Kryerja e aktiviteteve të rregullta të kohës së lirë
• Takimi me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Sa realist je o Monitor! says:
    April 5, 2023 at 10:02 am

    Çjanë këto « studime » o Monitor?! Zëvëndësimi i mobiljeve të vjetruara! Po si e nxorrët këtë tregues ?! Apo keni hyrë në çdo shtëpi dhe keni parë që duhen zëvëndësuar!

    Reply
  • Patriot says:
    April 5, 2023 at 11:51 am

    Nuk e di si kontrollohen ne shqiperi sepse INSTATI eshte i kaput politikisht, por ne bote me sistemin e kartave te kreditit dhe depizitimit te parave te rroges direkt ne banke eshte e mundur. Ato dine dhe sa prezervativa perdor ti. Te keqe e dosjeve te Dulles. Ne bote e stone cdo njeri ka dosje e cila plotesohet ne menyre dixhitale ku jane te shenuara dhe sa pordhe ke bere ne publik. Dhe me cmendurine e perfshirjes se rinise ne rrjetet sociale, ku edhe nje kafe duhet te postohet ne Facebook, Tik tok , etj, nuk ka me privatesi.
    Shenime per gazeten Dita qe po kthehet ne nje gazete diktatoriale ku kur ka laymen per qeverine nuk te jepe hapsire per koment sepse merzitet skenderbeu.

    Reply
  • njoni says:
    April 5, 2023 at 6:27 pm

    Perderisa varferia absolute eshte zhdukur dhe ekziston vetem ajo relative, privimi material nuk eshte problemi kryesor sot! Mw vrases per njeriun eshte privimi shpirteror! Shmangia pra nga vleresimet qe kane te bejne me ndergjegjen dhe mendimin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?