Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat.
Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE.
Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet e Elbasanit të Tiranës. Në këtë rajon, fuqia blerëse është sa 38% e mesatares së BE raporton Eurostat, i cili referon se edhe Rajoni i Jugut në Shqipërisë (Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë) ka fuqinë blerëse sa 28% e mesatares së BE më 2022, një nga më të varfrat në Europë.
Në total, Shqipëria ka të ardhurat për frymë në raport me fuqinë blerëse sa 34% e mesatares së BE në vitin 2022. Ndonëse ekonomia jonë po rritet më shpejt sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.
Të dhënat tregojnë se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit.
Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e vendit u rrit me 27,8% nga 2011 më 2021, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%.
Brenda rajonit të Veriut, ecurinë më të dobët e ka Qarku i Kukësit, ekonomia e të cilit ka pësuar rënie me 6.6% në dekadën e fundit. Ndërsa rritja reale e PBB-së në rajonin Shkodër ishte vetëm 1.7% gjatë 2011-2022 në një kohë që ekonomia kombëtare u rrit me gati 28%.
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare.
Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më të varfrat në vitin 2011, janë varfëruar më tej në dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojnë kohezionin social dhe për shkak të kësaj dukurie, qarqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtësi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore të shumta.
Në Shqipëri mungojnë politikat e zhvillimit rajonal dhe shpesh financimet e qeverisë qendrore nuk kanë shpërndarje të drejtë në raport nevojat. Psh pavarësisht se të dhënat zyrtare tregojnë se Kukësi dhe Shkodra po përkeqësojnë nivelin e tyre ekonomik, qeveria çon investimet në qarqe që kanë më pak nevoja lokale dhe kanë potenciale më shumë për tu zhvilluar.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera.
Monitor
una faca una kultura…
Akoma nuk ka zbatuar porosine e Lyderit boteror Veriu,qe te hape bujtina fergese ?
Te viijne turistet PER NJE FERGESE NE SHALES.
O Demo nuk ka faj lideri boteror pse keta jetojne si ne mesjete,je i shkeputur nga realiteti,rinia veriut qe jetojne jashte nuk kane investuar ne vendin e vet po kan zbritur ne Tirane,e kunderta eshte ne Kosove,te shikosh tani me mire jetohet ne nje fshat te Kosoves se ne Tirane.Keta te veriut tone kane bere shume leke me ato pune qe dine te bejne se zanate e formim intelektual nuk kane,kane dale ne Tirane e kendoj e me ciftelia ne dore kengen e perhershme jemi trima Tropjane.Djemt e jugut e kane bere Vloren e Saranden perle,Gjirokaster e Permet,mos te flasim per Korcen,Shiko Shkodren qe eshte 100 here me e bukur me liqen male e dete nuk ka te krahasuar per nga turizmi me Korcen,kjo nuk vjen nga pasuria por nga zhvillimi kulturor i njerezve atje.Lideri botror si e quan ti ja ka bere rruget ja ka ndertuar qendrat e qyteteve,e prt cdo dite ti propozojne projekte zhvillimi,po lideri trut e tij nuk mjnd ta japi njerezve atje.Te rinjte e veriut kur mbarojne universitetet nuk shkojne te bejne vendin e vet po rine rrugeve te Tiranes per gevjedhur dicka e rrugeve te Londres per te shitur kashte.
Veriu i Shqiperise rajoni me i varfer ne EUROPE! Kjo po qe eshte nje realitet i trishte europian
Sa per ate Vanin ai eshte ne Turqi pra mos e bashkoni kot me Veriun shqiptar e Europen por mbajeni aty ku eshte, ne AZI
Nejse me shume se varferia keto 2 rajone i bashkon fakti se qeverisen nga Sulltanate – ai i Erdoganit dhe ky i Edroganit.
Po te ishte Erdogan ky i joni ti nuk do komentoje dot ketu,si duket e ngatrron me ate maj dritares qe rreshtonte snajoerat maj ballkoneve.
Deri sa te jene moçaloret e koleres se kuqe ne qeveri , veriu ka me pase gjithmone probleme
Vetem sherrin ja kena pa moçalorve
Labo qe ti biem shkurt,, eshte ky i YTI qe e ka shpall vehten Vella me Erdoganin ndaj mos kerko ti prishesh a tjetersosh ate, Vellazerine. Tung.
Gezim ky i joni ka thene e ka vella Erdoganin,ta gezoje,po me sa lexova komentin tend nuk ka thene Gezimi ka vella Erdoganin,pra ka fol per veten dhe per ate qe e konsideron vella,besoj nuk ka nevoje per koment.Me sa kuptoj ti nuk ndan dot te quash dike vella e te vesh snajperet maj ballkonit per te vrare ish kryetarin e opozites.
Kukekesit ti merri te keqe Europe. Cunat e kukesit kane me shume leke sa GDP e shtetit, e kane kesh dhe nuk numurohet eshte pune tjeter. Kane aeroport, nuk perdoret se kane ardhure ne Tirane toke e xanun??. Gjiganti poston pamje mahnitese nga turizmi verior, europa nuk e shikon, gabimi tyre. Gjigantit I interesojne vete ato qe votojne per te, pjesen tjeter le ta haje morri por europa nuk e di kete sepse mendon qe eshte KM per te gjithe popullin.
Te mocaloret po e con motren e gruan me breke neper kembe per plazh,ne Tirane i keni lone grate e motrat e vet po silleni rrugeve te Londres,mbasi nuk i do mocaloret rri atje ne mal neper shpella nga e ke origjinen,ju jeni dhe burra te forte,mbajuni burra dhe ndertoni malet nga vini,na jen bo si muti mbas kepuce.
Dallimi midis zhvillimit te fshatrave ne kosove e ne veri te shqiperise eshte se shteti ka cuar e asfaltuar rruget ne cdo fshat te kosoves kurse ne shqiperi shume pak eshte bere ! Ky eshte faktori kryesor per zhvillim te zonave , kur shkon e vjen kollaj e shpejte prej nje vendi ne tjetrin ! Te tjerat vin vete pastaj! Ne kosove shteti ka ndihmuar fshataret kur keta kane filluar nje aktion per ndreqjen ku te rruges ku te ujt ku te drites, kurse ne shqiperi jo edhe pse pat ndihma e pare nga BEja per kete pune!
Po ne kosove ministreshat nuk dalin ne fshat me takla e me Gucci e ministrat nuk dalin per raki me suiten e sekretareshave , alla gjici!
Kukesi eshte pasqyre e keqqeverisjes ne Shqiperi edhe gati ineksistances se shtetit!
Keqqeverisjes sepse cdo shtet normal mundohet me pasur politike zhvillimore per krahinat e veta , qe hartohen e diskutohen me qytetaret e me perfasuese te shtetit me planprograme per ku jemi e cka duam me arrit! Plus mundohet me zvogeluar dallimet krahinore nepermjet stimulime tjera: franca per shembul ka nje taxe de sejour ( tax qendrimi) qe turistet paguajne per cdo nate neper hotele: kjo taxe qe vjellet neper zonat turistike shperndahet ne zonat qe nuk kane asete turistike per zhvillim! Ka po ashtu nje ligj per autostradat qe ne kembim te kallimit rruges aty , i jep komunes edhe qytetareve te prekur nga rruga nje perqindje te fitimit te autostrades kurse ne shqiperi autostrada ju merr edhe token edhe paret cdo here fshatareve per interesat e oligarkit ( edhe te Njishit te qeverise!) !
Kukesi eshte krahina qe jep ma se shumti per buxhetin e Shtetit , pra edhe mireqenjen e qytetareve te Shqiperise : hydrocentralet e kukesit, minierat e kukesit , autostrada e kukesit jane kontribuese ma te medhenj ne buxhetin e shtetit te Shqiperise , pra kukesi jep shume e merr pak! Ketu eshte deshtimi i shtetit per te rikthyer kete kontribut te kukesit tek qytetaret e kukesit, e ketu politika i ka fajit jo burrat e grate e kukesit ! Politika qe zgedh gjica e spiropale per tu kujdesur per kukesin! Kur u interesuar Spiropalja jone per pse nuk funksionon aeroporti me?! Kur u interesuan qeveritaret tone per rrugen e pafunduar( mungojne mbikalimet kamos!) vetem kur paten 35 million me glaberuar per nje ure qe pangopesia e tyre per te vjedhur e qiti jo funksionale?!
Keqqeverisja ka per simbol Kukesin e deshtimi i shtetit shqiptar tash e sa vite mbatet pikerisht ne Kukes , me arritjet e mosaaritjet e shtetit atje! E
Moszhvillimi atje eshte faji i shtetit , edhe ´mbrapametesia e njerezeve te kukesi po ashtu kur nje shtet nuk ka arritur te shkulle kete mbas mbi 100 vite si shtet!
Lili me sa lexova kuptoj se nuk e njeh realitetin ne Shqiperi.
Pa u shqetesuar se ndonje do kerceje perpjete e do akuzoje per “nxirje realiteti”
Shqiperia sot – vendi me i varfer ne Europe. Me pagat me te ulta e me cmimet me te larta.
shqiptaret shkojne ne Maqedoni nga Pogradeci e ne Malin e Zi nga Shkodra per pazare se u del me lire.
Plus kur kthehen mbushin dhe makinat me karburant qe andej eshte gjithashtu me lire.