Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurovision: Bullgaria triumfon me ‘Bangaranga’, Izraeli i dyti mes fishkëllimave, Shqipëria me ‘Nân’ renditet e 13-ta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Eurovision: Bullgaria triumfon me ‘Bangaranga’, Izraeli i dyti mes fishkëllimave, Shqipëria me ‘Nân’ renditet e 13-ta
KultureKuriozitete

Eurovision: Bullgaria triumfon me ‘Bangaranga’, Izraeli i dyti mes fishkëllimave, Shqipëria me ‘Nân’ renditet e 13-ta

Published: May 16, 2026
Shpërndaje

Shqipëria me Alis dhe këngën “Nân” u rendit në vendin e 13-të me 145 pikë në edicionin e 70-të të Eurovisionit që u mbajt në Vjenë. Shqipëria i dha 12 pikët maksimale Italisë, e cila u rendit në vendin e pestë. Finalja u shoqërua edhe me polemika për pjesëmarrjen e Izraelit, protesta pro Palestinës dhe fishkëllima gjatë shpalljes së rezultateve.

Bullgaria me këngëtaren DARA triumfoi në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Bangaranga”, duke rrëmbyer trofeun e edicionit jubilar të 70-të me 516 pikë. Një natë spektakolare në arenën “Wiener Stadthalle” të Vjenës, mes emocioneve, performancave shpërthyese dhe polemikave për pjesëmarrjen e Izraelit, kurorëzoi Bullgarinë fituese të festivalit më të madh europian të muzikës.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli, mes polemikave e fishkëllimave në momentin e shpalljes së rezultatit të televotimit. Rumania u rendit e treta me 296 pikë, Australia e katërta me 287 pikë, ndërsa Italia me Sal Da Vinci u pozicionua në vendin e pestë me 281 pikë. Britania e Madhe u rendit e fundit me vetëm një pikë.

- Publicitet -

Mbrëmja u karakterizua nga një garë e fortë mes Izraelit dhe Bullgarisë. Pas këtij triumfi, Eurovision 2027 do të mbahet në Bullgari.

Shqipëria që përfaqësua nga Alis Kallaci me këngën ‘Nan’, u rendit në vendin e 13 me 145 pikë, nga të cilat 85 pikë ishin mbështetja nga publiku dhe 60 nga juria.

Shqipëria mori pikët maksimale (12) nga Portugalia dhe 10 pikë nga Mali i Zi. Në votat e saj, Shqipëria i dha 12 pikët maksimale Italisë dhe 10 pikë Norvegjisë.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili u ngjit i pesti në skenën e Vjenës me baladën “Nân”, dhuroi një interpretim  emocional i shoqëruar nga Rajmonda Bulku.

Balada “Nân” është një këngë për dhimbjen e emigracionit dhe mallin e nënës që pret fëmijën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Skandal në Eurovizion says:
    May 16, 2026 at 11:20 pm

    Ça skandali më Eurovizion! Izraeli na dha 1 pikë kurse Italia na dha 0 pikë. Kurse Kroacia i dha 12 pikë Serbisë.
    Gjynah se Rama sikur është ” bythë e brekë” me Melonin. E po ashtu kemi koalicion ushtarak me Kroacinë dhe Kosovën aq sa u alarmua edhe Serbia. Po ashtu para ca kohësh Rama vajti edhe në Izrael dhe foli në parlament atje. Si mund të na votojnë kështu këto shtete? Juria shqiptare Italisë i dha12 pikë kurse Izraelit 5 pikë. Italia s’na dha asnjë pikë. E kuptoni tani rezultatin e propagandës së një kllouni politik siç është Rama? Muzika normalisht shërben për t’i bashkuar popujt dhe sigurisht duhet të ketë edhe një farë respekti, e po ashtu vlerësimi për performancën, për këngën, jo vetëm për vendin. Pra si përfundim: Ose festivali më RTSH nxjerr këngë fituese mediokre pa vlerë, ose Rama dhe qeveria e tij e korruptuar dhe servile ndaj ndërkombëtarëve është reklamë negative për Shqipërinë në Europë.

    Reply
    • Artan says:
      May 17, 2026 at 11:56 am

      O koqe c’pune ka Rama. Ju jeni te gjithe per psikiatri,per nder.

      Reply
    • Ushtaraku says:
      May 17, 2026 at 4:05 pm

      Sa karë që je more skandali i mësipërm ! Po pse more hajvan Meloni dhe qeveria italiane i akordojnë pikët në Eurovizion?

      Reply
  • Mixha says:
    May 17, 2026 at 2:32 am

    Kujt po i vjen keq?
    Nul Mokës apo Pashait apo shpellarit?

    Reply
    • Faji i Rames says:
      May 17, 2026 at 7:31 am

      Meqense eshte faji i Rames heren tjeter do te kendoje vete Rama per te fituar.Ose duet me Saliun. Njeri me daulle dhe tjetri me cifteli.

      Reply
      • Koli says:
        May 18, 2026 at 7:08 am

        Eurovizioni eshte shnderruar ne nje kompeticion psikopatesh. Vetem muzike ska aty!

        Reply
  • Dursakja says:
    May 17, 2026 at 3:52 am

    Më në fund një këngë kuptimplote nga Shqipëria në këtë festival.

    Reply
    • Heute bre... says:
      May 17, 2026 at 10:39 am

      Dhe pse “më në fund” o dursake? Tekstet muzikore të këngëve fituese ka tre dekada resht që nuk shkëputen dot prej qurravitjeve (lot krokodili) që shkakton plaga e emigracionit. Nëse do shembuj konkretë fol, mos rri duke vajtuar si kukumjaçkat.

      Reply
  • Asd says:
    May 17, 2026 at 5:44 am

    Nuk me pelqen epizmi fals i kengetareve nga Shqiperia. False jane po ashtu shqiponjat ne sfond, veshjet, dorezat, ngjyrat, shprehjet e fytyres, pozicionet e trupit, teksti dhe obobo muzika.
    Ai ‘qan’ pse kane ikur shqiptaret, nderkohe shqiptaret qajne per te ikur.
    Nuk ka më dramaticitet ne nje bote me kufij te hapur ku njerezit jane te lire te punojne e te jetojne ku te duan, ku mund te marrin me vete edhe prinderit po t’u qaje zemra kaq shume. Emigracioni ka qene plage ne vitet 90′ kur kufijte kane qene te mbyllur dhe familjet ndaheshin pergjithmone. Jo më.
    E gjitha mbreme nje farse mashtrimi per te kenaqur ‘patriotizmin’ me lugen bosh!

    Reply
    • Dashi says:
      May 17, 2026 at 4:08 pm

      OK , Asd , plotësisht dakord me ty .

      Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja (baxhanaku i Mihal Gerdec Delijorgjit) says:
    May 17, 2026 at 6:01 am

    Po por, kemi dhe Monden qe eshte dhe anetare e Keshillit Drejtues te RTSH (miraton buxhetet) dhe aktore te performances qe paguhet nga buxheti qe vete miraton si anetare e Keshillit.
    Bravo Monda!

    Reply
  • Çik droge says:
    May 17, 2026 at 6:28 am

    Mbushësa topesh

    Reply
  • Sinapi says:
    May 17, 2026 at 7:42 am

    Raimonda pervec bukuris naturale qe ka nuk percillte aspak dhimbjen e nenave shqiptare.
    Nje rol qe nuk I shaking. E ftofte si hens.

    Reply
  • Berlin says:
    May 17, 2026 at 9:47 am

    Ne Eurovison nuk fitohet dot me plaka.

    Reply
  • Qerratai says:
    May 17, 2026 at 9:54 am

    O njerëz shqiptarë! Mos u rrekni e gënjeni veten kot së koti. Në këto lloj spektaklesh muzikorë duhet të dëgjohen tinguj argëtues që nxisin kërcimin në grup.
    Kënga që përfaqësoi Shqipërinë është një zhanër mes baladës heroike e ninananës që në vetvete nuk argëtoi askënd atje. Mos i bëni qejfin vetes! Nuk është ky festival konteksti ku do mundej të fitonte kjo këngë e këtij lloji. Sjell trishtim e dramë, gjë që e bën të stonojë me atmosferën festive karakteristike të takimit mbarëeuropian. Deri kur do presim që “kompozitorët” tanë bashkëkohore ta kuptojnë (e më pas do mësojnë) që nga tradita shqiptarë muzikore duhet të përpunojnë ritme të reja të ndryshme e të kërcyeshme nga të gjithë?? Këta lloj krijuesish po tregohen të paaftë të vjelin më të mirën e ritmeve të larmishëm të traditave tona muzikore të shëndosha. Kur them të shëndosha e kam fjalën Jo për tendencat e tupshme të tre dekadave të fundit në të cilat po përhapet e mbillet një traditë muzikore “tallava” e cila bie ndesh me muzikën e vërtetë shqiptarë! Kujtoni o njerëz krijimet e shkëlqyera të kompozitorëve si Agim Krajka etj, që mjeshterisht realizuan këngë argëtuese te pavdekshme !!

    Reply
  • Haki Daqo says:
    May 17, 2026 at 10:13 am

    Ky eshte fstival kenges jo festival politiko patrotik

    Reply
  • Skllevërit says:
    May 17, 2026 at 11:00 am

    Skllevër ngelëm gjithë jetën. “Rroftë miqësia e përjetshme shqiptaro- kineze”. “Rroftë Amerika”! Tani 12 pikë Italisë! Skllevër dhe bij skllevërish do ngelni gjithë jetën. Edhe diçka tjetër: Unë nuk e di që në alfabetin shqip ekziston edhe a-ja me theks “à”.

    Reply
  • Detari says:
    May 17, 2026 at 11:06 am

    Kenga sliptare me nje kengetar arabe nga xhamite vari k. Muzika dhe teksti si vajtim turkopartizan, mbase eshte ndonje imitim ne skip te ezanit? Dini gje ju?

    Reply
  • demo says:
    May 17, 2026 at 11:50 am

    Ne diktature,meqns nuk lejohej te qanin per burgjt,internimet,privimet,torturimet,Urine,QANIN PER KURBETIN ME OIII!
    Ne rreumpallhane qajne Fatin e mire te atyre qe e sikterrosen kete vend e kete popull te poshter,me qeverri edhe me ziii se populli. Hypokrizi shqiptaresh! Ftyra e Bulkut eshte nje ftyre llaSture,.Ceshte kjo fjale CUNG,nan? Nan, kjo kokonka e shkrimtareve pleq te fasadave te Kinostudios.Si kane qene te cpifur filmat propogandistike me ftyren e kesaj,ashtu eshte edhe pacavurrja Cung,nan e keti Alienit me emer,titull,melodi,interpretim,fasade,surraT UFO.
    Shume i kane dhene.0 meritonte.

    Reply
    • Aldrin says:
      May 17, 2026 at 2:34 pm

      Hahaha, o demo, hiq dore nga fiksimi me Diktaturen.
      Dje, e qaje per Sazanin, sot e shan.
      Ne Diktature kendonte populli, se hante buke e flinte ne shtepi. Jo ne gur e kashte.
      Sot nuk ka shpirt shoqeria shqiptare, dhe kemi keto prodhime te shemtuara, sic eshte shteti.
      Mire na e beri ITalia dhe Izraeli
      I tregon shqiptareve sa vlejne.
      Ne Diktature, Ansambli i Kengeve dhe Valleve popullore i dha Shqiperise vendin e pare ne Bote per kengen Polifonike. KAq e keqe ishte Diktatura
      Tani dalin keto kurvat qe perfaqesojne karakterin shqiptar, dhe po ne te njejten menyre vleresohen.
      Per turp te zotit

      Reply
      • Asd says:
        May 18, 2026 at 8:04 am

        Arti pelqehet kur sjell ne skene te verteta qe njerezit i kane jetuar ne vete te pare. Nan – nje falsitet total. Une nuk gjej asgje qe ti ngjaje as Shqiperise as shqiptareve. Deshira per te bere gjera ‘te medha’ perfundojne per te bere ‘asgje’.

        Reply
  • Qerratai says:
    May 17, 2026 at 12:54 pm

    Sa për t’ju sjell vetëm dy rreshta të analizës realiste të sektorit të Kulturës e Spetakleve të së përditshmes prestigiose italiane “La Repubblica”: Shqipëria na Solli një këngë me tone e temë epiko-dramatike të pakuptimtë e të paqartë ku skenografisë së ngjashme si në filmat serialë turkë i shtohet po aq pakuptimisht figura e një gruaje, prania e së cilës na del pa një profil artistik bindës. Edhe gazeta të tjera italiane online dhe në letër e kanë zhytur keq këngën shqiptarë si të dobët e jo artistike che të parealizueshme si melodie

    Reply
  • nastradini says:
    May 17, 2026 at 2:10 pm

    I bashkohem teresisht komentuesve te shumte kriticiene te perfaqesimit te padenje te Shqypnise ne EUROVIZION me artiste-gerdalla te Realizmit Socialist, me kengetar pa ze dhe pa talent dhe me nje kenge epiko-patriotike enveriste si ato te Partise se Punes ne Kohen e Qepes me tollona dhe bunkere, edhe ato pike qe fitoi Shqypnia i kishte teper per kete perfaqesim REZIL, por ajo qe dua te ve ne dukje eshte se jo vetem Shqypnia enveriste e Edi Rames, por edhe Bota morren nje mesim nga EUROVIZIONI i Vjenes dhe pikerisht:

    SHQYPNIA:

    Ne sfondin e kengetarit shfaqej Universiteti i Tiranes i ndertuar nga Ahmet Zogu me arkitekt Gherardo Bosio dhe asnje nga kullat e shemtuara te Rilindjes Enveriste qe jane turpi i qeverise hajdute te Shqypnise. Ne radhe te dyte shqyptaret morren mesimin nga EUROVIZIONI vjenez se “patriotizmi” fals enverist me gisht ne bythe nuk pine uje ne edicione si EUROVIZIONI me histori 70 vjecare, ku votimet per fituesin jane me demokratike se cdo votim tjeter ne Bote.

    BOTA:

    EUROVIZIONI i Vjenes i dha mesim terroristeve te Botes dhe BAJGAVE fanatike qe i perkrahin vazhdimisht, se protestat dhe vajtimet per Gazen dhe Palestinen nuk vlejne fare kur vret dhe masakron popullin izraelit me pabesi fanatiku qe nuk mendon me larg se hija e tij dhe nuk do t’ja dije per pasojat, vendi i dyte per Izraelin u dha pergjigjen e duhur terroristeve te Hamasit, por edhe BAJGAVE fanatike te Allahut ne Shqypni.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 17, 2026 at 2:29 pm

    Ishte gje Australia ne Eurovizion?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?