Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Evi Kokalari siguron kartelën e shtrimit të Salianjit: 14 ditë në spital në shkelje të ligjit, ka qëndruar edhe Grida Duma me të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Evi Kokalari siguron kartelën e shtrimit të Salianjit: 14 ditë në spital në shkelje të ligjit, ka qëndruar edhe Grida Duma me të
KronikeLajmi i fundit

Evi Kokalari siguron kartelën e shtrimit të Salianjit: 14 ditë në spital në shkelje të ligjit, ka qëndruar edhe Grida Duma me të

Published: July 14, 2025
Shpërndaje

Aktivistja Evi Kokalari shkruan se ka siguruar kartelën e shtrimit të Ervin Salianjit një një spital privat në Tiranë për 14 ditë me radhë, ku së bashku me të ka qenë edhe Grida Duma.

“Ervin Saljani nuk është shtruar njëherë në këtë spital, por DY herë, siç dhe parashikohej nga informacionet e ndara nëpër media. Disponoj foto të kartelave të spitalit, të cilat kanë numër identifikues, tregon datat e shtrimit dhe të daljes, si dhe diagnozat. Nëse SPAK fillon një investigim, jam gati t’ju dërgoj kartelat, dhe thjeshtë mund të kërkojnë konfirmim nga spitali”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

- Publicitet -

Këtë fundjavë, më dërguan foto të kartelës së shtrimit të Ervin Saljanit tek Spitali Amerikan.

Ervin Saljani nuk është shtruar njëherë në këtë spital, por DY herë, siç dhe parashikohej nga informacionet e ndara nëpër media.

Disponoj foto të kartelave të spitalit, të cilat kanë numër identifikues, tregon datat e shtrimit dhe të daljes, si dhe diagnozat. Nëse SPAK fillon një investigim, jam gati t’ju dërgoj kartelat, dhe thjeshtë mund të kërkojnë konfirmim nga spitali.

Por ndërkohë, dhe për hir të detyrimit që çdo politikan i ka votuesit, mendoj që do ishte e udhës që Ervin Saljani vet të jap një deklarate sqaruese për këto operacione.

***

Ndërkohë, informacioni në kartelën e spitalit është si më poshtë:

Shtrimi I (6 ditë)

– Shtrimi 23.11.2024

– Dalja 29.11.2024

Diagnosa:

Ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër + miniflebektomi

Shtrimi II (8 ditë)

– Shtrimi 28.03.2025

– Dalja 04.04.2025

Diagnosa II:

St post ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër +miniflebektomi. Insuficiencë venozë e lehtë + në anesinë inferiore dexter.

***

Të dyja procedurat janë bërë jashtë spitalit Amerikan dhe në klinik private. Në spital, ka ndenjur nga një javë për secilën, për vëzhgim, që dhe kjo duket të ketë qënë e panevojshme.

Në total, përveç shkurtimit të dënimit nga një vit në 9 muaj, Ervin Saljani ka kaluar 14 ditë në spital, që përbën 5% të kohës të dënimit të bërë.

Asnjë nga këto diagnoza e lartpërmëndura nuk ishin urgjencë jetike dhe sipas ligjit duhej të kuroheshin në spitalin e burgut, pa marrë trajtim favorizues kundrejt të burgosurve të tjerë.

Ndërkohë, për këto 14 ditë në spital duke thyer ligjin, ka qëndruar dhe Grida Duma me të në dhomë, duke u kujdesur për të burgosurin. Besoj, kjo ishte dhe “sakrifica për dashurinë” të cilës ajo i referohej kohët e fundit dhe që provokoi një ilariteti të shfrenuar në internet.

Është vështirë mos të të shkoj ndërmënd që shumë familje shqiptare kanë qënë të burgosur politikë dhe kanë vuajtur dënime të tmerrshme nëpër këto burgje, thjeshtë se donin të sillnin demokracinë në atë vënd. Arroganca ndaj ligjit që kanë politikanët e regjimit post-komunist, është një tallje masive e sakrificës së secilit prej tyre.

Personalisht ndjehem super e fyer nga kjo ngjarje. Përveç atyre kushërinjve që u pushkatuan (gjashtë për të qënë e saktë), dhe të tjerët që bën burg dhe internim si Musine Kokalari, kushërinjë të tjerë, janë shuar nëpër burgje, fut këtu dhe Ivzi Kokalarin, intelektual i diplomuar në Francë, me të cilin Enver Hoxha u rrit, dhe e helmoi në burg, sepse ekzistenca e tij e trëmbte.

***

Ndërkohë në spitalin Amerikan, në dhomën e dytë, rrinin gardianët e burgut që ruanin të burgosurin. Në total, për 24 orë në ditë, dhe për 14 ditë, rroga e këtyre policëve është paguar nga taksat e popullit Shqiptar.

Po, po! Populli Shqiptar ka paguar faturën e 336 orëve për roje, (them se ishin dy ose tre gjithsej), që të ruanin të burgosurin, ndërkohë që ky mbillte flokët dhë zbukuronte hundën.

Disa ditë më parë, kërkoja përgjigje. Tashti që jam e qartë për çfarë ndodhi, kam akoma më shumë pyetje.

– E para, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duhet të prononcohet për këtë ngjarje dhe të thotë se a ishtë në dijeni dhe a e kishte aprovuar këto dalje një-javorshe nga burgu?

– E dyta, drejtori i burgut te Fierit por dhe Drejtoria e burgjeve, duhet të prononcohen gjithashtu për rethanat dhe trajtimi preferencial, dhe të tregojnë nëse ka qënë vendim i tyre, apo me urdhër nga eprorët.

-E treta, ditën që Saljani doli nga burgu, mbas vrapit në PD ku e pritën plotë tre vetë, dha tre intervista në një natë. Tre intervista me tre gazetarë që dominojnë emisionet e darkës.

Ata janë Syri që kontrollon Berisha, Fejvziu i Frangajt dhe partnerit te tij që kontrollojnë Berishën, dhe Pobicka që është pasuruar falë Berishës.

Asnjë nga këta gazetarë nuk ngritën çështjen e mbjelljes së flokëve paçka që rrjeti po zinte me debate për këtë. Fokusi kryesor i këtyre gazetarëve, ishte ta bënin hero, duke fshehur një super skandal me po të njëjtën arrogancë si dhe ata që mundësuan daljet e tij vet.

Në të njëjtën kohë, tallja e ish-të burgosurit, i cili kishte pafytyrësinë të ankohej se lahej me kanoçe dhe se kishte një televizor të vogël ishte për të vënë duart në kokë.

Faktin që për 14 ditë plotë ishte në një spital privat, një spital që 90% e Shqiptarëve nuk e paguajnë dot dhe të punojnë një vit të tërë, pak rëndësi kishte. Minimalisht, duhet të mbyllte gojën dhe mos të ankohej për kushtet ‘e vështira’ ato 9 muaj.

Vlen të theksohet, se nëse një gjykatës ka marrë vendimin për lirim më herët, kjo zakonisht bëhet ne raste kur sjellja është e mirë, por dalja e këtij dy herë, për dy javë plot, do të thotë që ky ka mashtruar sistemin dhe ka gënjyer gjykatësin, nëse shkurtimet e dënimeve bëhen në fakt nga gjykatësit. Me daljen e fakteve të reja, gjykata duhet të rishqyrtojë rastin e Ervin Saljanit.

Në pellgun e gazetarëve të mësipërm, mos të harrojmë as hipokrizinë e Grida Dumës, e cila gjithashtu në emisionet e saja fliste për korrupsionin e politikanëve, ndërkohë që mbas emisionit, në thyerje të plotë të ligjit, flinte me të burgosurin në një spital privat të Tiranës.

Ajo që e bën arrogancën e kësaj situate të kaloj çdo cak, është se nuk ndodhi njëherë, por plot DY, dhe kjo tregon se sa e zakonshme qënkërka kjo shkelje ligji, por gjithashtu tregon dhe integritetin e të gjithë atyre që kanë qënë dëshmitar dhe nuk kanë folur, dhe pse jam e sigurt që dhe ata vetë janë të skandalizuar.

Në ka një gjë që bëjnë në Amërikë, është që dikush gjithnjë flet kur sheh diçka të paligjshme, duke dërguar info ndoshta gazetarëve. Gazetarët me ligj, nuk kanë nevojë të ekspozojnë identitetin e burimit të informacionit, dhe burimi është gjithnjë i mbrojtur. Kjo ndihmon shumë në transparencën e institucioneve qeveritare, burgjeve, spitaleve dhe korporatave te mëdha.

E me që ra fjala, asnjë nga këto procedura nuk ishte urgjente, dhe fare mirë mund të prisnin derisa politikani të lirohej nga burgu, por kjo ishte një kapriçio skandaloze që thjeshtë ndihmon në denigrimin e mëtejshëm të aq besimi sa i kishte mbetur këtij populli.

Nëse nuk e keni kuptuar, kjo ngjarje ka depresuar shumë vetë sepse e shohin veten të paaftë të bëjnë diçka kundrejt një grupi njerëzish që kanë marrë të gjithë pushtetin në dorë dhe bëjnë ç’të duan me të, duke injoruar çdo ligj, por dhe çdo normë të shoqërisë civile.

Dhe ju mendoni që Shqipëria është gati për të hyrë në EU?

Mashtrimi dhe fallcifiteti i këtij realiteti është i maskuar mjaft mirë falë aftësive të shkëlqyera të Edi Ramës, që është bërë mbret i PR.

Në fakt, nëse Edi Rama pretendon që ne jemi gati për EU, atëherë ai vet do bëj transparencë të plotë mbi rastin e Ervin Saljanit dhe të bëj publike kush i ka aprovuar daljet e tij nga burgu.

Pyetja e fundit dhe më e rëndësishme është, sa dinte Edi Rama vet për këtë katastrofë? E kam të pamundur të besoj që Rama nuk kishte dijeni. Personalisht besoj që Edi Rama e ka aprovuar, qoftë dhe në shenjë mëshire, por me kosto në trashëgimin e tij politike, sepse kur Rama & Manja thyejnë ligjin për ti bërë favore disa monstrave të opozitës, imagjino ç’bëjnë për njërëzit e tyre.

Dhe nëse Rama e dinte, atëherë hipokrizia e tij është e shumë e sofistikuar, sepse ju ul në studio Grida Dumës dhe pa ju dridhur qërpiku, dhe madje me një seriozitet të thellë, i tha që ishtë i lumtur që më në fund dikush pagoi siç duhet për shpifjet e shfrenuara që thuhen pa asnjë përgjegjësi në publik. Këtu isha dakort me Edi Ramën, sepse burgu i Ervin Saljanit për shpifje, ishte një lloj shpërblimi dhe për mua që isha viktimë e formave denigruese dhe shpifjeve masive që i dalin nga goja këtij personazhi groteskë.

Në të gjithë këtë histori, një konkluzion është i padebatueshëm më:

MEDIAT, Partia Demokratike dhe Partia Socialist JANË BASHKË.

Arroganca është e përbashkët. E tillë është dhe shpërfillja ndaj sovranit, votuesit, dhe atyre që nuk vënë dot bukë në tavolinë për familjarët e tyre, dhe të gjithë atyre, që s’kanë mundësi financiare as të paguajnë ilaçët, jo më për kurime në spitale private.

E kuptoni tashti kur flisja për imoralitetin e Grida Dumës dhe që ju shpjegoja që ishte e gërshetuar thellë me imoralitetin profesional?

E pra, të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skandal, konfimojnë thjeshtë që janë njerëz imoral profesionalisht, pa integritet, të pështirë në fallcifitetin e tyre të brëndshëm, dhe të jashtëm dhe nuk ka operacion plastik që ja përmison imazhin.

Këta janë ata që e kanë marrë vëndin peng dhe s’po e lënë atë popull të marrë frymë.

***

– Të gjitha deklaratat më lart pasqyrojnë opinione dhe analiza të bazuara në informacione që disponoj dhe më janë paraqitur nga burime që i konsideroj të përgjegëjshme dhe serioze, dhe për sa kohë kanë të bëjnë me integritetin e politikanëve dhe personave publik që janë në shërbim të popullit, mbrohen nga Neni 22.1 i Kushtetutës Shqiptare dhe Neni #1 i Kushtetutës Amerikane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • SPAK says:
    July 14, 2025 at 5:21 pm

    Hey you, miss Kokalari! Keshtu sic mendon ti sot per griden dhe Salianjin dhe keni plotesisht te drejte kam menduar une dhe shume si une per ty kur u bashkove me kriminelin sadist, Sali!

    Reply
  • capi says:
    July 14, 2025 at 5:22 pm

    Panvarsisht nga motivi, te pergezoj ti shkosh kesaj deri ne fund, te ndjekesh dhe rrugen ligjore. Te informohen njerzit cfare bataku egziston ne Shqiperi. Dhe nuk eshte rasti i vetem. Ne mendia mesuam se ne burgun e Korces, e “reja” nuk mbante mende te “fejushmin” dhe aksidentalisht hyri ne qeline e nje tjetrit. Si gjithmone, ministri nuk di cfare i behen prapa krave.

    Do te thosha te qe te hetohet dhe spitali qe mund te kete leshuar diagnoze falso. Sa per kuriozitet, mund te na shpjegosh diagnozen, ne nje gjuhe te thjesht ne shqip, per ne qe nuk dime latinisht dhe termat e veterinarise.

    Reply
  • Na myten says:
    July 14, 2025 at 6:25 pm

    Kurva bertet “Kapeni kurvën!”

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2025 at 7:18 pm

    Me nenin 1 me Ligjin N1 te Kushtetutes,je ne rregull Kokolari..Ti erdhe Atehere nga Perendim i Larget si Mustang per te bartur malokun qe ishte rrezuar nga kali. Keta bira kurvash te bene gomare per te bart uje ne dasem.
    Me mire tregoja experiencen tende Trumpit,,Mos e sjelle te bijen me dhendrin,se do ti punojne ndonje rreng.

    Reply
  • SPAK says:
    July 15, 2025 at 1:08 am

    Ne Erla Now ndodh cudia! Nje femer mediocre Doda apo Deda, malesore injorante, nje “professor Gent kaprata< e dini mbiemrin "kaprata" ne gjuhen vllahe i thone "dhise" dhise se maleve! Cfare kerkojne keta njerez rezimin e shtetit! Si mund te flasin berishistet keshtu trash? Mediokret!

    Reply
  • NATO says:
    July 15, 2025 at 2:38 am

    Zonja Evi!Erdhe nga Amerika si Marinse Republikane sulmove Bashen,qe te shpetonje Berishen. E hengre vete.
    30 vjet experience,,Nuk e dinje ti se kush shpeton Berishen,bie vete brenda? Mocionistet u sakrifikuan per Berishen,,Azem Hajdari u vra per Berishen,Izet Haxhia po ben burg per Berishen.$Edhe Dash Sula qe fitoi primaret ,doli pas liste prej Berishes. Bjeri Berishes,cfare i bie Salianjit?Derdimeni beri 9 muaj burg per Berishen.Faturat e kozmetikes ja ka paguar Berisha

    Reply
  • Ben says:
    July 15, 2025 at 7:35 am

    Bravo Evi te lumte diskretitoji kto 2 monstra

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 15, 2025 at 9:24 am

    Zonj.EVI:
    -Shkrimet e Tuja në vazhdimsi për SHPURËN BERISHISTE & të Geri Kokalarit për hiroshimën e Gërdecit me 27 të vrar(përfshi edhe Kosta Trebickën),21 janarin etj,nuk dëgjoen më nga SPAK+GJKKO,pasi ju ka hequr PANTALLONAT E FUSTANET SALIU 92.!
    -Jo më kotë Saliani+Grida u shfaqën me vidio EROTIKE në Kuvëndin e Shqipërisë dhe nuk u morë asnjë masë dhe Grida u dërgua kolonë e 5-të te TOPI.!
    -Siç po duket këto mafioz me tesrën e PD në xhep, jan betuar të merren me PS në Pushtet(dhe mirë ua bëjnë),Ndërsa në PD nuk u vjen marre sikur të ken nga 10 dashnore,Të vjedhin sa të munden & të vrasin sa të duan.!
    Faleminderit prej Jush përtej Oqeanit që merreni me problemet e Shqipëtarve të pafat që nga 1990.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?