Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “BKH i gjeti sasi lekësh në banesë…” Evis Berberi jep dorëheqjen nga ARRSH, ja përse po hetohet nga SPAK njeriu i besuar i Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “BKH i gjeti sasi lekësh në banesë…” Evis Berberi jep dorëheqjen nga ARRSH, ja përse po hetohet nga SPAK njeriu i besuar i Ballukut
EkonomiLajmi i fundit

“BKH i gjeti sasi lekësh në banesë…” Evis Berberi jep dorëheqjen nga ARRSH, ja përse po hetohet nga SPAK njeriu i besuar i Ballukut

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen.

Sipas mediave, Berberi ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ai.

Dorëheqja ka ardhur pasi SPAK ka nisur rreth dy javë më parë një hetim ndaj Berberit për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

- Publicitet -

Ndërkohë, në momentin kur SPAK vendosi hapjen e hetimeve për njeriun e besuar të Belinda Ballukut, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbarkuar para dy javësh për të ushtruar kontrolle në banesën e Berberit.

Sipas raportimeve mediatike, Berberi i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash cash.

Veç kontrollit në banesë, hetuesit e BKH kanë sekuestruar edhe telefonin e ish-ortakut të tij, Valter Begaj, me të cilin kreu i ARRSH-së ka patur marrëdhënie të ngushta financiare, jo vetëm në pozita private.

Për çfarë po hetohet njeriu i besuar i Ballukut?

Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.

Drejtori i ARRSH i jep tendera kompanisë së tij. Lidhja e Berberit me DAAM sh.p.k dhe mbyllja e syve të SPAK përballë një mega-skandali

Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019 kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shiti kompaninë tek një person tjetër për plot 500 mijë euro.

Pak kohë më vonë kompania u ble sërish nga Valter Begaj, këtë herë për 1.7 milionë euro. Karuzel i parave me kompaninë DAAM ishte indicia që vuri nën hetim kreun e ARRSH-së. Por tashmë ai duhet të përgjigjet dhe për fakte të tjera që prokurorët e SPAK kanë gjetur nga hetimet.

Evis Berberi është një nga njerëzit më të besuar të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sapo Balluku mori postin e ministres së infrastrukturës e emëeroi Berberi si këshilltar të saj dhe më pas e katapultoi atë fillimisht në krye të Agjencisë së Energjisë dhe më pas në drejtor të ARRSH-së, një nga portofolet më të rënda financiare të qeverisë.

Berberi ka qenë shpeshherë i akuzuar tenderët e ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur mbi 100 tendera me një vlerë totale prej të paktën 710 milionë eurosh që prej vitit 2021, kohë kur ky institucion u mor në drejtim prej Evis Berberit.

Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se në të paktën 90 nga 100 tenderat e hapur gjatë kësaj periudhe prej Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka pasur parregullësi.

Open Data klasifikon me flamur të kuq në total 95 procedura prokurimi publik të Autoritetit Rrugor Shqiptar në tre vitet e drejtimit të Berberit.

n. s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • qeveria e (Gent) KAKAVE says:
    March 14, 2024 at 8:20 am

    Po hetohet nga SPAK ky Birboja i besuari i Ballukes??? Mos se kandiset! E ne rast se ky Bejler Evisi tegon me gisht nga Ballukja…SPAK do shkoje te ato ti vere prangat? (te tilla gjasa do ta benin me Infarkt edhe Koqe Ballen ish burrin e Ballukes atje ne ABC…)

    Mbani mend- edhe njeriut te besuar te Ahmetajt, asaj ish – Sekretares tij ju vodhen ne banese gadi 600 mije EURO.

    Duket se zevendes-Ramat njeri pas tjetrit paskan njerez tye besuar me aq Euro neper shtepi qe nuk ka Banke qe tua nxere…

    Reply
  • Shqiptari says:
    March 14, 2024 at 10:38 am

    I thoni cop , kollovari qe pallon ballukun , bashk me kte dhe balluku te shkoj ne spak , esht kjo qe e ka ber me para kte njeri , shershe la fam thot francezi , kerko femren ,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?