Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: A e keni shkruar ju këtë letër, zoti Lu?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > FAKSIMILE: A e keni shkruar ju këtë letër, zoti Lu?
Komente

FAKSIMILE: A e keni shkruar ju këtë letër, zoti Lu?

Published: July 15, 2016
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Kryeredaktor i gazetës DITA

Shumëkush i mban mend shpërthimet e fontanave të gazit në zonën e Marinzës. Në fillim, ankesat e banorëve mbetën aq shumë kohë pa përgjigje, ose me përgjigje të paketuara për idiotë. Ndokush e besoi vërtet se bëhej fjalë për tërmete të lehta, dhe jo për metodat e egra të kompanisë Bankers Petroleum në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës.

- Publicitet -

Por ngjarja që ndodhi më 1 prill 2015, pavarësisht simbolikës së datës, nuk mund të neglizhohej as nga përgënjeshtruesit më ekspertë: Llavë balte, ujë i nxehtë, përzier me gazra toksikë, llokma toke që zhyteshin teposhtë, gjysma shtëpish që fundoseshin, ishin pamje reale, të filmuara dhe të zëshme.

Përgjegjësia e koncensionarit Bankers Petroleum, si dhe pasojat e rënda mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore për banorët e zonës, bënin mu-mu. Qeveria shqiptare u detyrua këtë herë të ngrejë zërin, sado me ndrojtje fillimisht. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi hetimet.

DITA boton sot një dokument të rëndësishëm që lidhet me këtë ngjarje. Është një letër konfidenciale e firmosur personalisht nga ambasadori Donald Lu për Adriatik Llallën.

Letra mban datën 23 korrik 2015 dhe në të shkruhet:

I dashur zoti Llalla,

Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës.

Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.

Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

Sinqerisht, Donald Lu

Le të mos fshihemi pas gishtit: Teksti i letrës konfidenciale që z.Lu i dërgon kryeprokurorit, (e ndaj së cilës ky i fundit lëshon pé pothuajse në çast, siç do shohim në një dokument të dytë më poshtë), është vërtet elegant e diplomatik, por me mesazhe të qarta e pa dykuptimësi: “Prokuroria shqiptare duhet të ndalojë hetimin penal ndaj kompanisë Bankers”.

Është fjala për një koncesionar që ka vjelë dhjetra e qindra milionë në valutë, nga nëntoka e Shqipërisë. Që ka shtuar artificialisht shpenzimet për të mos paguar taksa. Që ka dëmtuar rregullisht pasuritë, plaçkën e katandinë, e më tej vetë jetën e shumë banorëve në zonat ku ka operuar.

I ka mbyllur ankesat dhe akuzat me forcën e arrogancës dhe parasë, dhe…. atëherë kur një incident u bë aq i madh sa nuk mund të fshihej dhe drejtësia jonë topalle vendosi të veprojë, atëherë… Çfarë ndodh atëherë?

Pikërisht flamurtari i reformës në drejtësi i harron të gjitha parimet që e kanë frymëzuar në aksionin e tij të shumëpërshëndetur. Të përshëndetur mbi të gjithë nga shqiptarët e thjeshtë, që janë të pafuqishëm përballë kësaj politike e kësaj drejtësie, dhe që duan një drejtësi të re, të vërtetë, realisht të barabartë për të gjithë.

Por kjo letër tregon se drejtësia duhet të jetë pak më e barabartë për Bankersin sot, e kushedi për kë tjetër nesër.

Pamje nga shpërthimet e Bankers

Personalisht kam qenë dhe jam skeptik lidhur me reformën në drejtësi për disa arsye që nuk lidhen të gjitha vetëm me Shqipërinë. Bashkëpunëtorët e gazetës Dita (në veçanti, Andrea) e dinë sa herë kam debatuar me ta për shkrime dhe analiza të lidhura me këtë reformë. Sigurisht që opinionet janë botuar të gjitha, dhe do të vijojnë të botohen pavarësisht mendimit tim të kundërt.

Meqë jemi këtu dëshiroj gjithashtu të theksoj se as botuesit e Ditës, as kolegjiumi nuk ishin dakord me botimin e këtij dokumenti për shkak të afrisë me datën e votimit të reformës në drejtësi.

Ky botim është këmbëngulja ime e cytur nga besimi se nuk ka kohë të duhur dhe kohë të gabuar për të botuar një të vërtetë.

Për më tepër, kjo letër e ka bërë punën e vet.

Vetëm dy javë pasi ka mbërritur te z.Llalla, Prokuroria e Fierit i pushon hetimet. Kjo zbulohet rastësisht nga një dokument i dytë botuar sot në DITA. Në këtë dokument Prokuroria e Fierit njofton një organizatë të interesuar se hetimet janë pushuar në datën 15 gusht 2015. Letra e z.Lu mban datën 23 korrik 2015. (shih dokumentin më poshtë)

Prokuroria pushon hetimet, tre javë pas letrës së ambasadorit Lu për kryeprokurorin Llalla

 

Ka të dhëna të besueshme se letra në fjalë është vetëm pjesa e shkruar e një presioni më të fortë për rastin.

Çdo lexues mund të gjykojë vetë mbi tekstin. “Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës” – shkruan ambasadori.

Për “motivet politike” nuk mund ta vëmë dorën në zjarr, por për “presionin publik” mund të flasim gjithë ditën, sepse edhe ne ishim pjesë e atij “presioni”.

Me fjalë të tjera, zoti ambasador i thotë kryeprokurorit të mos ja vërë veshin ‘histerisë publike’ që kërkon sadopak drejtësi për mijëra banorë, kundër një kompanie që është sjellë në një mënyrë që është pak ta quash koloniale ndaj “aborigjenëve” të Patos-Marinzës. Që rregullisht ua shkundën shtëpitë, ua helmuan tokën, ua rrëzuan çatitë, i ngopën me gazra helmues dhe u thoshin se ishin dukuri natyrore.

Ndaj këtij soji, zoti Lu kërkon paanësi dhe shqyrtim gjakftohtë. Duke e shoqëruar me “gjasën” që nga kjo çështje varen edhe disa investime të tjera të huaja.

Nuk e besojmë se kjo vijë sjelljeje është standardi amerikan për drejtësinë. Ne e dimë, e njohim dhe e ëndërrojmë atë standard.

Pra, hetimi për Bankersin u pushua pas letrës së ambasadorit dhe ajo histori nga Prokuroria e z.Llalla u mbyll aty. Mbyllet historia, por hapen disa pikëpyetje:

-Si i koncepton ambasadori investitorët e huaj në këtë vend: Si grabitës të tipit “hit and run” apo si afaristë seriozë e afatgjatë?

– Sa të besueshme e të sinqerta janë përpjekjet e tij për reformën në drejtësi nëse ajo do vijojë të jetë selektive?

– A gjykon zoti Lu se shqiptarët e varfër presin ndëshkimin e atyre që hedhin fshatra në erë dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, apo zëvendësimin e të paprekshmëve të vjetër, me të paprekshëm të rinj?

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?