Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: “Deri në 6 milionë dollarë“, mediat: PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish-shefin e stafit të Rubios
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > FAKSIMILE: “Deri në 6 milionë dollarë“, mediat: PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish-shefin e stafit të Rubios
Lajmi i funditPolitike

FAKSIMILE: “Deri në 6 milionë dollarë“, mediat: PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish-shefin e stafit të Rubios

Published: 27 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një organizatë e quajtur “Fondacioni Shqiptaro Amerikan” thotë se do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York.

- Publicitet -

Kontrata është nënshkruar edhe nga ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim ?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë por merr shërbimin e lobimit.

Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.

Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë.

Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë – shkruan Kapitali.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Komente
  • prehistoriku thotë:
    27 Prill, 2025 te 3:49 am

    E cfare i ka Zeni 6 milion dollar
    Tre-kater apartamente ne kullat e reja te Tiranes qe Rama i quan “bizhu” qe Saliu i shan derisa merr Zeni pjesën e pastaj hesht e qe ndertuesit jane ata qe mbajn me lek si PS si PD duke pastruar parat e droges dhe kurverimit

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    27 Prill, 2025 te 4:35 am

    Një gjë nuk kuptoj te dipllomacia amerikane BidenTrampiste.
    Nese “me ner me thonë” Berisha shpallet i padeshirueshëm nga shteti amerikan
    qe drejtohet (drejtohej) nga keto pleq me kujtese te papershteshme per te drejtuar kete shtet gjigand,duhet tu kujtojme se keto akuza per Berishen :1-korrupsion madhor dhe 2 minim te demokracisë duhej qe me vogla Salih Biberisha ,te ishte jashte politike dhe jashte parlamentit dhe normalja duhet te ishte i prangosur…Si spjegohet qe Amerika me lobet( lexo loqet) e saj jo vetem qe u tallen me Non Graten nga Tramp-Bidenevet por tani po i shplajne trute shqiptareve me gje a gjeza” sa miljon u pagua Llaqi Vitaja…Fakti qe sapo shkeli kemba e kaubojs Latifit ne Rinas,palikaret e Spakut arrestuan me “drita ndezur” Veliajn..Fakti qe Spak-u zyrtarisht dhe publikisht duhej te kishte vene mikroskopin te keto shuma parash perrallore dhe jo te merret me breket e familjes K/bashkiakut. tregon se po shohim filmin Oktapodhi luajtur persosmerisht “live” nga Salihorri me partnerin e tij hamerikon Laqivitaja qe i rente damllaja ,se po vret besimin qe kishim te Amerika…

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:24 am

    E keni gabim gazeta DITA kur deklaroni pa asnje korrektesi per lexuesit: “…Kontrata më e madhe e lobimit në histori. Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë…” duke vazhduar dhe thelluar PAVERTETESINE absolute me pas: “…Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017…”

    KONTRATA ME E MADHE E LOBIMIT NE HISTORI MBETET AFERA MAFIOZE E EDI RAMES KUR KORRUPTOI FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE ENVERIT ILEGALISHT DHE DUKE I FALUR FUSHA NAFTE DERIPASKES SE PUTINIT QE KUSHTOJNE $ QINDRA MILIONE DOLLARE SIKUR T’I KISHTE PRONA TE BABES SE VET

    Kjo eshte e verteta lakuriqe o gazeta DITA qe po mundoni ta manipuloni ju ta manipuloni me lobimet e Sali Berishes apo te Lulzim Bashes qe jane lobime idiote sepse nuk e kuptojne se po i hedhin lekat e tyre qe u kane vjedhur shqyptareve badiava, sepse nuk e kuptojne dot qe Sali Berisha eshte denuar nga SHBA nga Ligji Magnitsky dhe jo “non-grata” sic komentohet ne Shqypni nga katunaret dru me pre dhe te dalesh nga sanksionet e Ligjit Magnisky ne SHBA nuk ka LOBIM ne Bote qe ta realizoje dhe nuk e ka realizuar asnjehere ne histori. Lobimet e Saliut ne SHBA vetem sa exitojne BAJGAT e Enverit qe te mastrubojne te gezuar nga renditja “Number One” e Sali Varkarit ne listen e lobimit, por te kenaqen edhe Sanco Pancat e PD qe te shohin enderra ne diell dhe te festojne me muzike dhe valle fitorjen e PD-se, keta katunare dru me pre nuk e njohin si funksionon Drejtesia ne SHBA per personat qe jane nen goditjen e Ligjit Magnisky dhe prandaj o gazeta DITA vazhdoni t’i bini qemones tuaj per ta mbajtur Sali Berishen si ALIBIJA me e mire e gangsterit Edi Rama qe kerkoi t’i fale edhe Sazanin presidentit Trump per te harruar qe e mallkoi me liber shpie nga CNN dhe per krimin e tij qe korruptoi FBI si kryeministri me FAQEZI ne Bote.

    Përgjigjiuni
    • DEMIRI thotë:
      27 Prill, 2025 te 1:27 pm

      Nje gje duhet te dine te gjithe shqiptaret, dhe vecanerisht klyshet e NON-GRATES: Edhe sikur SHBA, BE dhe Kina se bashku me ta t’i akordojne Sali berishes medaljet me te larta te vendeve te tyre, Sali Berisha mbetet po ai kriminel qe shqiptaret e njohin. parate mund te sherbejne si ” zbardhues ) i fytyres per pak kohe por historia do te thote fjalen e vet. Kaq per sot.

      Përgjigjiuni
  • Dudumi thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:45 am

    Burre me legen se Berisha nuk ben vaki te mbije prape ketu e 100 vjet. I delendisur neper arreste shtepiake, i thirrur ne prokurori per vendime qeverie per Ca pallate qe ndertoi dhendrri shkerdhate ne fushen e aviacionit qe italianet e blene ne kohen e Zogut e s’ka pune ish-pronaresh, i plakur si nje llafazane grindavece, ky kafshe politike me fytyre njeriu po loz karten e fundit perpara se perendia ta bllokoje ne karriken e pleqerise. Ky eshte kriminel lufte. Ka ne hambarin e trofeve shkaterrimit e ekonomise shqiptare, viktimat e 2 prillit dhe gjithshka qe mori tatepjeten qekur zhvati postin e kryetarit te partise se studenteve. Vrau opozitare dhe aleatet e tij, biles edhe pushken e tij qorre, Azemin e hajdarit. E c’ti numerosh ketij lubie, ky eshte bajlozi i 35 vjet qeneri dhe rrumpallizem pakufi. Me siguri qe do t’i heqin ate bicim dokumenti qe i ndalon Berishet te shkojne ne Amerike. Berishet i digen Amerikes, se Berishet jane miliardere. Ata mund te blejne ato pasaportat e arta te Trampit nga 5 milion$ sejcila. Se Berishet kane para te madhe dhe prona qe una Ka babai nga kulla e Bjeshkeve te Namuna. Ka segmente te republikaneve qe jane te kenaqur me Berishet dhe mediun dhe kontratat e Gerdecit apo rryshfetet direkte dhe indirekte qe paguajne keta bandite per te qene ne rregull me “mbeshtetjen amerikane”.

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    27 Prill, 2025 te 10:14 am

    Amerika paska hapur nje treg te ri shitblerje, te cilin asnje shtet nuk do e kish kurajon ta hapte, te pakten kaq ashiqare .
    Do deshiroja qe ashtu siç nuk na pyeti as ne dhe as Berishen, kur e shpalli NonGrata, po ashtu te vendoste edhe per heqjen e “damkes”.
    Kishim degjuar qe paraja blen çdo gje, por per treg shitblerje principesh, morali dhe nderi jo.
    Urime Amerike!
    Kishim degjuar edhe kete tjetren, “që paraja “ngjason” me letren higjenike: nëse je ne hall te madh(se qelbesh), dhe te mungon letra higjenike, perdor parane…”
    Kur F. Niçe paralajmeronte me parashikim kohor pikerisht kete realitet te sotem antivlerash, e quajtem filozof kontravers; sot nuk na ben pershtypje…

    Përgjigjiuni
  • Grata Non Grata thotë:
    27 Prill, 2025 te 3:14 pm

    Pak rendesi ka nese Saliu shpallet Grata nga Non Grata.Asgje nuk ndryshon .Saliu plaket dhe vdes si kriminel.Zeni me Argiten do paguajne gjithe poshtersite e bera familja Drakula.
    Shqiptaret kurre nuk sjellin ne pushtet parite e Dumbabave te diskredituar dhe mbushur me legena te tipit Mul Noqja dhe Edi Paloqja.
    Jeta vazhdon po ashtu dhe partia e perdhunuar nga Sali Plaku ben protesta rrugeve te Tiranes si ngahere.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:53 pm

    BAJGA te Enverit qe nuk hani pyka llogjike dhe komentoni me “non grata” kur ky term ka te beje vetem me dipllomate qe perzene nga nje shtet:

    SALI BERISHA ESHTE PJELLA JUAJ PRANDAJ MOS JA NGJISNI TE TJEREVE SI MUT PAS KEPUCE

    Departamenti i Drejtesise nuk e ka shpallur “non-grata” Saliun, por i ka ndaluar hyrjen ne SHBA ne baze te Ligjit Magnitsky (hapni dhe lexoni perpara se te hidhni jashteqitje budalli) dhe Ligji Magnitsky ka ndeshkuar me dhjetra politikane te korruptuar ne Ballkan dhe asnje prej tyre nuk eshte revokuar nga SHBA, prandaj mbylleni HALEN me llogje budalli se ne vend te kerkoni falje per pjellen tuaj, te Enverit, Nexhmijes dhe Ramizit, Sali Varkarin dhe Sekretarin e PPSH kerkoni t’ja ngjisni si mut kepuce te tjereve per te mbuluar krimet e Edi Rames qe eshte kryeministri me FAQEZI ne Bote qe korruptoi FBI.

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    28 Prill, 2025 te 4:42 am

    Sali Berisha është ai që është, me ose pa non grata, ai ka kryer veprime armiqësore kundër Shqipërisë (me çdo rrugë a mënyrë) si dhe ka vrarë Shqipëtarët nga 2prilli 1991deri në ditët e sotme, prandaj ai ka mbi supe damkën e kriminelit më famëkeq shqipëtar.
    Për interesat personale dhe familjare
    Njeriu i Zi, Sali Berisha
    shiti në pazar Shqipërinë dhe vrau
    shqipëtarët.
    Mallkuar qofshin brez pas brezi
    Shpellarët e kësaj bishe(Serbe)!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike
  • Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim
  • Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. TRENI në Çfarë fituam në 11 maj
  3. Abdul Dibra në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  4. chp në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  5. chp në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?