Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB
Histori

FAKSIMILE: Kush është ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë që ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

- Publicitet -

Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.

Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.

Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve, ka gisht PD.

Interesant po ashtu është fakti që Flamuri ka fshehur në CV-në e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i “kuptoja kur flisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht”.

Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë.

Në faksimile janë një pjesë e dëshmisë së tij, ndërkohë që për rastin duhet të zbatohet minimalisht ligji i dekriminalizimit.

Deputeti jo vetëm që e ka shkelur pjesën ku duhet të dëshmonte për arrestimin në ish- Jugosllavi dhe hetimin në Shqipëri, por ka fshehur dhe kontaktet e tij me UDB dhe faktin që u ka dhënë atyre informacionet që i kanë kërkuar.

Edhe kur janë botuar më herët këto pohime PS-ja në mënyrë të çuditshme ka heshtur, si ndaj këtij rasti, ashtu dhe rastit Fufi.

Avokati Idajet Beqiri duke folur për këtë rast ka përmendur edhe një person të arratisur nga Kukësi.

“Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki.

Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?! – thotë Beqiri.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
  • VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  • Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake
  • Nisin sot aplikimet në universitete, maturantët kanë 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve
  • Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy viktima dhe pesë të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Open Ballkan ose New Yugoslavia on Binjakët e Serbisë
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  3. demo on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  4. Durrësi on Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës
  5. Shifrat jane kokeforta on Nga milionat për Kanye West te lypja për pajisje: QSUNT pa buxhet, ​fshin dokumentet nga serveri, “imazhi” vihet përpara jetës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?