Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letra e rrallë e Moikomit për Bill Klintonin në shkurtin e ’97
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Letra e rrallë e Moikomit për Bill Klintonin në shkurtin e ’97
AnalizaKulture

Letra e rrallë e Moikomit për Bill Klintonin në shkurtin e ’97

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Të ndjerin Moikom Zeqo, një nga eruditët më të spikatur në historinë akademike të vendit, viti i mbrapshtë 1997 e gjeti në Shtetet e Bashkuara.

Djali i tij, Epidamni, në një bashkëbisedim me gazetën DITA tregon se ai bashkë me prindërit dhe pjesën tjetër të familjes, shkuan në Washington DC për një vit 1996-1997.

“Lida kishte fituar burse post doktorale të Dumbarton Oaks— institut kërkimesh i Universitetit të Harvardit, dhe Moikomi bëri punë kërkimore aty dhe mbajti fjalime në disa universitete amerikane.

- Publicitet -

Më 12 Shkurt 1997 i dërgoi letër Presidentit Klinton. Brenda një muaji erdhi një përgjigie – tha Epidamni për DITA dhe shton:

“Si familje u kthyem në Shqipëri në verën e vitit 1997. Mund të kishim qëndruar në Amerikë me azil politik? por Moikomi nuk e linte dot Shqiperinë në baltë.

Çfare i ndodhi atij kur u kthye besoj dihet tashmë…”

Moikomi tek Memoriali i Abraham Linkolnit në Washington DC në 1996. Foto dhënë për DITA nga familja.

Më poshtë, teksti i letrës së akademikut, i cili ishte Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”:

Për të nderuarin Bill Klinton,
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1600 Pensilvania Avenue
Washington DC

Letër nga Moikom Zeqo dërguar me 12 Shkurt 1997

Shumë i Nderuari President Clinton, unë e ndoqa inaugurimin tuaj presidencial në datëlindjen e Martin Luther King Jr. me shumë emocion. Z. President, ju jeni i vetmi President amerikan që bashkon dy mijëvjeçarë në një ekuinoks: mijëvjeçarin e dytë të shtetësisë dhe mijëvjeçarin e tretë të njerëzimit.

Kjo është një mundësi e rëndësishme dhe unike në histori. Ky është një privilegj dhe një pasuri e rrallë, por e merituar dhe domethënëse për të gjithë.

Unë jam një njeri i letrave dhe i kulturës nga Shqipëria, një vend i vogël me shpresa të mëdha. Unë quhem Moikom Zeqo dhe jam 47 vjeç. Unë kam disa muaj në Shtetet e Bashkuara, dhe aktualisht jam duke bërë kërkime te Dumbarton Oaks në Washington D.C.

Unë i kam shërbyer vendit tim si Ministër i Kulturës dhe deputet i Kuvendit që nga viti 1992. Jam autor i 36 librave me poezi, prozë, ese, arkeologji, histori arti dhe studime të tjera të ndryshme. Unë me profesion jam arkeolog dhe kam punuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Unë jam një nga liderët e shumtë të opozitës që u rrah në sheshin Skënderbej në Tiranë më 28 maj 1996, nga forcat policore të Sali Berishës. Me të tjerët protestova kundër mashtrimit zgjedhor të drejtuar nga qeveria personale e Berishës.

Është për të ardhur keq që demokracia në Shqipëri është shndërruar në kaos. Vendi është kthyer në një udhëkryq mafie, droge dhe trafiku armësh, një vend skemash piramidale, një vend ku të drejtat e njeriut shkelen pa mëshirë dhe një vend ku opozita dhe pluralizmi politik nuk ekzistojnë. Shqipëria ishte vendi komunist më i izoluar, më i mbyllur dhe dogmatik në botë.

Tashmë në epokën e saj postkomuniste, Shqipëria është nën kthetrat e një qeverie patriarkale me tendenca totalitare. Shqipëria është kthyer në një vend ku shpresat po shkatërrohen. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Kjo tregon qartë se Shqipëria po largohet nga demokracia. Për momentin, Shtetet e Bashkuara janë mbrojtësi i vetëm i idesë se mund të ketë një Shqipëri të vërtetë demokratike. Në emër të popullit tim dhe të opozitës politike shqiptare, dua t’Ju falënderoj për këtë me gjithë zemër.

Në një pjesë tjetër problematike të Ballkanit, ndihma juaj dhe përgjigja e duhur ndaj aparteidit serb në Kosovë ishte një tjetër shpresë e madhe për Shqiptarët. Edhe një herë dua t’Ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj. Roli Juaj në histori do të shkëlqejë gjithmonë dhe do të mbahet mend në historinë e njerëzimit.

Roli juaj do të mbetet në kujtesën e njerëzve në mbarë botën, në kujtesën time dhe të popullit tim. Kombi ynë i vogël ka shpresa të mëdha te demokracia dhe vlerat universale dhe shpresa të mëdha te Ju Z. President.

Ju lutem ndihmojeni popullin tim z. President!

Me respekt,
Moikom Zeqo
Dumbarton Oaks
Washington DC. 1997

Faksimile e letrës së Moikomit për presidentin Klinton

Pergjigjet Klinton

SHTEPIA E BARDHE
UASHINGTON

12 mars 1997

Përgjigje Moikom Zeqos
Dumbarton Oaks
1703 32nd Street, N.W.
Washington DC. 20007

I dashur Moikom:

Faleminderit shumë për mesazhin tuaj. Jam prekur nga shprehjet e shumta të mbështetjes dhe inkurajimit që kam marrë nga njerëz kudo që janë të interesuar thellë për administratën time dhe për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës.

Unë po bëj gjithçka që mundem për të na ndihmuar të përballojmë sfidat vendimtare me të cilat përballemi të gjithë ne.

Sinqerisht,
Bill Clinton

Përgjigja e Klinton

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?