Investigim – DITA
Kriteret për emërimin e një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë të forta, aq të forta sa jo të gjithë pretendentët arrijnë t’i plotësojnë. Kjo është normale. Kështu duhet të jetë.
BKH nuk është një repart i zakonshëm administrativ, por struktura që duhet të mbajë mbi supe hetimin më të ndjeshëm në vend, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Posaçme. Pikërisht për këtë arsye, kriteret për drejtuesin e saj duhet të jenë edhe më të larta.
Po si duhet të jenë kriteret e përzgjedhjes së kryehetuesit, shefit të BKH-së? A duhet t’i plotësojë ai ato me notën 10? Jo domosdoshmërisht në kuptimin formal të fjalës, por, pa dyshim, duhet të dalë më i miri ndër më të mirët. Duhet të jetë kandidati që i bind të gjithë, jo vetëm me CV, jo vetëm me rrjet referencash, por me rezultat, me renditje, me integritet dhe me peshë profesionale të padiskutueshme.
Sepse, nëse testimi me shkrim dhe me gojë, ku përfshihen testet konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik; testi me shkrim që mat aftësitë e përpilimit dhe nivelin e shkrimit të raporteve, bashkë me aftësitë fizike dhe ato të komunikimit verbal, dalin nën mesataren e pothuajse të gjithë kandidatëve të tjerë, si mund të shpallet fitues ai që del i fundit në renditje ndër kandidatët që i kanë kaluar fazat?
Me çfarë njësie meritokracie funksionon Komisioni i SPAK-ut? Me çfarë metrike funksionon më pas gjithë KLP-ja, kur pranon këtë përmbysje të renditjes si të ishte gjëja më normale në botë?
Të gjithë hetuesit e BKH-së janë të detyruar të marrin një notë kaluese në secilin prej testeve të shumta që parashikon ligji për emërimin e tyre. Dhe këtë e kanë detyrim jo vetëm në hyrje, por edhe gjatë qëndrimit në detyrë. Është kusht i rinovimit të tyre profesional, siç është edhe detyrimi për t’iu nënshtruar testit të poligrafit në mënyrë periodike. Për një hetues të thjeshtë standardi është i hekurt.
Atëherë si mund të pranohet që për drejtuesin e tyre standardi të bëhet elastik, i paqartë, i lëvizshëm dhe në fund i përmbysur?
Një rekomandim mund t’i bashkëngjitet një CV-je. Të gjithë kanë pasur rast të përdorin një letër motivimi apo një letër rekomandimi për të filluar një punë. Aty shënohen referimet e duhura nga njerëz që konfirmojnë përvojat dhe aftësitë e tua. Por kjo, zakonisht, nuk mjafton. Punëdhënësi të sheh, të pyet, të interviston. Ai duhet të bindet vetë, përtej rekomandimit. Ai duhet të shohë rezultatin me sytë e tij dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e zgjedhjes.
Po çfarë bënë “punëdhënësit” e KLP-së me kreun e BKH-së? Në vend që të silleshin si organi emërtues, që verifikon, krahason, arsyeton dhe më pas vendos, u sollën si zyra protokolli që merr një vendim të gatshëm dhe e kalon më tej.

Procedura, me pak fjalë, ishte kjo:
SPAK zhvilloi garën, kreu testimet, renditi kandidatët, mori në shqyrtim raportet dhe në fund i dërgoi KLP-së jo vetëm rekomandimin, por edhe vendimin e vet gati. KLP, që sipas ligjit është organi i emërimit, duhej të ushtronte peshën e vet kushtetuese dhe ligjore. Duhej të bindej vetë. Duhej të pyeste vetë. Duhej të verifikonte vetë, në kuptimin institucional të përgjegjësisë që mban.
Por nga mënyra si është zhvilluar procesi, krijohet përshtypja e fortë se KLP është trajtuar si noter i SPAK-ut, jo si organ më vete.
SPAK-u është ndërtuar si struktura elitare e drejtësisë së re. BKH-ja është maja e shtizës së saj, përkrenarja e heroit të kësaj arkitekture të re institucionale. Për këtë arsye, zgjedhja e drejtuesit të saj nuk mund të bëhet me logjikën e zyrës së burimeve njerëzore të një administrate të zakonshme, aq më pak me aritmetikë të përmbysur, ku gjashta apo shtata quhet njësh dhe njëshi vendoset pas.
Shqipëria, me qeveritë e njëpasnjëshme, ka shkëlqyer në një sektor: ai i pagimit të dy personave për të njëjtin vend pune. Efektet financiare që kanë rënduar buxhetin e shtetit, nga viti 2008 deri në 2025, janë të pallogaritshme, sa i përket papërgjegjshmërisë administrative, ku nëpunësi ose punonjësi i shtetit flaket në rrugë, për t’u marrë tjetri me teserë partie, ndërsa gjykata i jep “rikthim” në punë atij që iku.
Me qindra, ndoshta me mijëra vendime të gjyqësorit janë për rikthim në vendin e punës dhe për kryerjen e pagesave deri në momentin e kthimit, moment që shpesh nuk vjen herët, ose nuk vjen kurrë.
Në buxhetin e Ministrisë së Financave çdo vit parashikohen fonde për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, ku disbursohen miliona për të “shkarkuarit” padrejtësisht, të cilët kanë fituar një rikthim me vendim gjykate. Askush nuk mban përgjegjësi për këtë. Shefi që i shkarkoi, ose është shkarkuar vetë, ose ka ikur në një detyrë tjetër, ose, në rastin më ironik, ka përfunduar në SPAK.
Tani rreziku është që kjo histori e vjetër e shtetit shqiptar të transplantohet mu në zemër të institucionit që u ngrit për të luftuar pikërisht këto deformime.
Kandidati për drejtues i BKH-së, ai që rezulton fitues sipas pikëve, e ka çuar rekomandimin e Komisionit të Përzgjedhjes, bashkë me vendimin e KLP-së që nuk respektoi pikëzimin dhe renditjen e shpallur, në Gjykatën Administrative.
Vendimi dhe rekomandimi do të vlerësohen nga gjykata. Nëse ajo vendos t’i japë të drejtë ankuesit, pra kandidatit që ka dalë fitues me pikë, atëherë do të hyjmë në një skenar absurd: ose do të kemi një kryetar të ri të BKH-së, ose do të kemi dy kryetarë, ku njëri mban postin, ndërsa tjetri fiton të drejtën dhe pagën.
BKH do të bëhet si një përkrenare me dy koka: një dhuratë nga KLP-ja dhe tjetrën nga Gjykata.
Pse duhet të ndodhte kjo?
Pse duhet që një institucion që u ndërtua për të qenë modeli i ligjshmërisë të prodhojë qysh në majë një krizë të tillë legjitimiteti?
Pse duhet që djali i këshilltarit të Etikës pranë KLP-së të vendoset në një pozitë të tillë publike, ku mbi të rëndon jo vetëm barra e emrit të vet, por edhe hija e dyshimit se nuk ndodhet aty prej meritës së pastër?
Pse duhet që kolegët, miqtë, bashkëpunëtorët apo vartësit e djeshëm të babait të tij të vendosen në një pozitë kaq të vështirë, sa vendimi i tyre të duket më shumë si nder personal sesa si akt institucional?
Kujt i shërben kjo? Atij vetë? Institucionit? Drejtësisë? Apo vetëm një rrjeti marrëdhëniesh që nuk duhet të kishte hyrë kurrë në këtë proces?
Për herë të parë në historikun e vogël të SPAK-ut dokumentohet një pakt i tillë, që lë të paktën erë të rëndë paligjshmërie dhe papërshtatshmërie institucionale.
Një heshtje për mikun, apo një detyrim për armikun? Këtë duhet ta shpjegojnë ata që shtatës i thonë njësh dhe njëshin e rendisin pas shtatës.
Në qendër të debatit nuk është vetëm një emër. Është modeli. Është precedenti. Është mesazhi që u jepet hetuesve të rinj, prokurorëve të rinj, publikut dhe vetë partnerëve ndërkombëtarë. Çfarë u thuhet atyre?
Që mund të testoheni, të renditeni, të mateni dhe të vlerësoheni në pesë faza, por në fund fiton jo ai që del i pari, as ai që bind më shumë me rezultat, por ai që kalon në një filtër të gjashtë, i cili nuk matet me shifra, nuk krahasohet dot, nuk peshon dot publikisht dhe nuk shpjegohet dot bindshëm?
Kjo është pika ku meritokracia mbaron dhe fillon problemi.

CV-ja e pasur familjare dhe miqësore
Përtej një CV-je që, sipas shumë vëzhguesve, nuk sjell ndonjë dallim të spikatur profesional në raport me kandidatët e tjerë më të renditur, profili publik i Joni Ketës shoqërohet edhe me një bagazh të dukshëm familjar dhe shoqëror, i cili e bën edhe më të domosdoshëm kujdesin institucional për të shmangur çdo perceptim favorizues.
Pikërisht sepse posti është tepër i lartë dhe pesha simbolike e tij është jashtëzakonisht e madhe, çdo hije dyshimi duhej shmangur që në fillim.
Nga burime të redaksisë, Joni Keta është djali i prokurorit Hysen Keta, aktualisht në pozicionin e këshilltarit të Etikës pranë KLP-së. Hysen Keta është i biri i personazhit të njohur Myslym Keta.
Bashkëshortja e tij është Majlinda Keta (Shaqiri), ish-eksponente e njohur e Partisë Socialiste, si dhe motra e Bahri Shqirit, ish-kreut të SHISH-it dhe një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-presidentit Ilir Meta.
Këto lidhje, në vetvete, nuk përbëjnë faj dhe as nuk mund të shërbejnë si dënim publik për askënd.
Por pikërisht sepse nuk përbëjnë faj, institucionet duhet të ishin edhe më të kujdesshme që të mos krijohej përshtypja se rrjeti familjar, institucional dhe shoqëror po bën atë që pikët nuk e bënë dot.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, në rrethin familjar përmendet edhe një lidhje me biznesin. Motra e Joni Ketës, Stela Keta, është bashkëshortja e Alban Pezës, i afërm i familjes Peza, emër i njohur në sipërmarrje. Edhe kjo, në vetvete, nuk provon asgjë të paligjshme.
Por kur flitet për drejtimin e BKH-së, çështja nuk është vetëm pastërtia formale; çështja është edhe dukja e pastërtisë, pra besimi publik se askush nuk u ngrit në atë post nga fuqia e mbiemrit, e lidhjes, e telefonatës apo e miqësisë, por vetëm nga fuqia e meritës.
Edhe përbërja e KLP-së, në këtë këndvështrim, meriton vëmendje të veçantë. Anëtarë si Ledina Riza (Lera) dhe Sokol Stojani, të dy prokurorë karriere, kanë qenë për një kohë të gjatë kolegë me Hysen Ketën në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Tiranës. Punonjës të këtyre institucioneve, sipas burimeve të redaksisë, konfirmojnë një njohje të afërt dhe marrëdhënie të konsoliduara profesionale dhe personale.
Edhe këto rrethana, marrë veçmas, nuk janë provë për konflikt interesi të konsumuar. Por të marra së bashku me rezultatin e përmbysur të garës, me raportin e dyshimtë mes rekomandimit dhe emërimit, dhe me mungesën e një arsyetimi bindës për përzgjedhjen e kandidatit të fundit në renditje, ato krijojnë një pamje që kërkon shpjegim publik, serioz dhe të plotë.
Sepse drejtësia nuk matet vetëm me vendimin që merr, por edhe me mënyrën si duket vendimi i saj në sytë e publikut. Dhe këtu dukja është po aq e rëndë sa përmbajtja.
Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë dhe e pamëshirshme:
Nëse kandidati që ka dalë më i dobët në renditjen krahasuese mes atyre që kaluan fazat, mund të bëhet fitues në fund pa një shpjegim të fortë, të detajuar dhe të verifikueshëm, atëherë për çfarë shërbyen gjithë testet? Për çfarë shërbyen pikët? Për çfarë shërbeu gara?
Dhe mbi të gjitha, çfarë garancie ka sot publiku se kreu i ardhshëm i BKH-së është zgjedhur sepse ishte më i miri, e jo sepse ishte më i lidhuri?
Nëse përgjigjja për këtë pyetje nuk jepet shpejt, qartë dhe me dokumente, dëmi nuk do të mbetet vetëm te një emërim i kontestuar. Dëmi do të bjerë mbi vetë themelin moral të SPAK-ut, mbi besimin te BKH-ja dhe mbi idenë se drejtësia e re ishte ndërtuar për të mos përsëritur veset e vjetra të shtetit shqiptar.
FAKSIMILE PROVË:

Bazuar në tabelën e mësipërme që është dokument zyrtar nga dosja e zgjedhjes së kreut të BKH, rezulton se Joni Keta i shpallur fitues, jo vetëm që nuk është i pari, por renditet thuajse në fund të listës së pikëve totale.
Një analizë e thjeshtë e renditjes reale sipas shifrave që pasqyron kjo tabelë zyrtare, dëshmon se Joni Keta ka një diferencë prej 24.33 pikësh më pak se Gentian Ndoi, i cili kryeson listën.
Keta ka rezultatin më të dobët (bashkë me Andi Pogaçen) në “Testin e provimit të zgjeruar me shkrim” me vetëm 15.33 pikë, ndërkohë që konkurrentët e tjerë kanë pothuajse dyfishin (mbi 28 pikë).
Edhe pse ka dalë mirë në intervistën me gojë (28.66), kjo nuk e kompenson dot humbjen e madhe të pikëve në testin me shkrim dhe në testin e arsyetimit logjik (ku ka vetëm 18 pikë).
Nëse Joni Keta është përzgjedhur për pozicionin në fjalë, kjo tabelë dëshmon qartë se përzgjedhja nuk është bazuar mbi meritokracinë e pikëve të shpallura këtu, pasi ai renditet i parafundit (i 6-ti nga 7 kandidatë)
.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Rezultatet e pasqyruar nuk te lene vend per interpretim.Vetem nje fjale mund te thuash per kete situate .TURP
Cudi, vazhdojne 2 maloke te jene ne krye me pike.
Sa qejf i ka Saliu ti mbushi me Kulicajt, Gjin Gjonet , Agron Kulicajt, keto vende kyce.
Ky qe u zgjodh qenka nipi Heroit te Popullit, pra ka tradite patriotike, dhe intelektuale.
Po ca thu mer kurve e Dule Vucicit?
TEstin nuk e pergatiti Saliu. Dhe nese e pergatiti, Joni Keta tregoi qe eshte zgjedhur si kurve e Ramutit, jo si Nipi I Myslym Ketes.
Ju i turperoni patriotet, o plere e ndyre antishqiptare
I pari ne liste eshte nga Malesia e madhe (Katolik) i lindut dhe rritur ne afersi te Durresit dhe nuk ka asnje lidhje me “djemte e tropojes”. I prekuri ka hapur padi kunder vendimit te Spak-ut dhe KLP-se dhe kjo meriton perkrahje, se nuk ka shume njerez ne shqiperi qe akuzojne direkt Spak dhe KLP-me me fakte dhe pergjegjesi juridike, pa hedhur molotove kundra askujt dhe pa bete tam-tam ne Media, por duke ndjekur rrugen e paster ligjore. Permendja e Sali Berishes nga njera ane dhe e Myslym Ketes nga ana tjeter nuk ndihmon askend, sjell menjanim te problemit dhe bie ne standarte banale. Si do qe te jete puna, duket se ka pasur parregullsi ne proces, qe kete do ta vendose gjykata. Dhe eshte pergjegjesi e te pese te pareve para zotit J.Keta, qe te kerkojne transparence, sepse kane pergjegjesi para familjeve dhe miqve te tyre, te cilet i kane mbeshtetur, por edhe para gjithe popullit shqiptar, qe kerkone per vite drejtasi dhe transparence. (me falni per mungesen e shkronje”ë”, ngaqe jetoj jashte dhe tastatura e huaj e imja nuk e permban)
nuk me le vend per koment Aldrin,
jeni shume I sakte.
Perse duhet te konkurojne ? Perse vlen ? Ky qe u zgjodh nuk u zgjodh se e meritonte por se ishte i rekomanduar. Kur do filloje te funksionoje meritokrazija si ne cdo vend demokratik?
I dyti eshte djal Tirone nga mhalla e Dibronve…me origjine nga Dibra modhe o shoku plebe i rendomte…po ti duhet te jesh ndonje pateonazhist jashteqitje qe ke ardh dhe na ke qelb Tironen se nuk e njihke Tironen ti…funderrine kerme e ndyre komuniste….prandaj nuk bo hajer Shqipnia sa te jeni ju funderrina komuniste
Rilindi Keta.
E polli Diella te rilindur….
Në këtë rast vemë re ngjashmërinë e zgjedhjeve në sistemin e drejtësisë tëpkë si primaret e Sali Berishës.
Sëmundje e vazhdueshme e sistemeve totalitare dhe jo e një shteti demokratik.
Po EDVINI ‘me thonj te pa’ prere’ per c’fare merite,nder 3 MILION sKiptare eshte KATAPULTUAR ne krye te nje QIverrije ne nje vend pa’ shtet e pa’ Zot!?
Ju mender ‘gazetare’ PSE nuk na nxirni deftesat e shkolles fillore,8 vjecare,te mesme’ ( Poqese e Ka mbaruar) te EDVINIT me rrezultatet…..bashke me kartelen e Psikoatri….
No comment………… Kredibiliteti kishte ca kohe qe lekundej si koqet e demit. Te themi, ne se bejme dot dhe duhet te vijne nga jashte????? Apo te themi, edhe nje here tjeter, ku je Enver (ose na fal Enver, qe personalisht e shaja mbare e prape)… Te pakten Enveri te thoshte qarte, mos me prek, qe mos te te prek. Por ne pergjithesi i zoti cante. Ama sot eshte bere nje putaneri e pa cipe ne cdo nivel.
Piket qe keni pasqyruar ne liste nuk jane tregues I gjithckaje per zgjedhjen e nje drejtuesi. Ka edhe ceshtje te integritetit, moralit, te besueshmerise etj. qe nuk maten me pike. Trashegimia eshte e rendesishme, por jo per t’u bere objekt thashethemesh ne gazeta. Po gjithashtu njohjet, miqesite, shoqerite nuk mund te jene objekt gazetash dhe biseda kafenesh. Pas kaq muajsh qe JK eshte ne detyre, nje analize me e mire do te ishte si e ka kryer detyren gjate kesaj kohe. Lereni te punoje dhe urojini suksese, mos I vini shkopinj nen rrota me shkrime te parapaguara dhe keqdashese!
Integriteti, besueshmeria, morali etj … jane preliminare. Po nuk i pate, nuk futesh ne konkurs. Supozohet te jene te gjitha shkelqyeshem…
Bravo, kjo eshte semundja e trasheguare nga Dulla nepermjet pinhole te tije. Shiko te gjithe nippy dhe mbesat e bllokemeneve kene 35 vjete qe na udheheqin dhe Nuk eshte rastesi qe kete bejne super korrupsione. Directive eshte qe njerezit to thone “ O dulle ku je”. Nqs Lexi arkivat degjenerimi dhe korrupsioni ne blloke ka qene ne top krahasuare me popullin por nuk ka pasure info dhe shikoje ne burge ose interrnim po te hapje gojen.
Po i merr te keqen DUlles, se nuk do kish gjasa qe ky langua te vihej ne krye te Prokurorise.
Keto jane punet e Evdin Mitat Pashe Toptanit, dhe ballisteve te Zogut, ju i bete corap punet e shtetit.
I harrove juristet e plepave kaq shpejt?
nuk eshte i detyruar Spak te zgjedh ate qe del i pari
Shoku X
Në institucione si BKH, ku funksionimi i drejtësisë kërkon besim publik dhe standarde të larta profesionale, transparenca dhe meritokracia janë thelbësore. Nëse dikush me rezultatet më të ulëta merr pozitën e drejtuesit pa shpjegime të qarta, kjo ngre dyshime për drejtësinë e procesit Pse eshte bere?
Aty fle lepuri
Po nrm eshte cuni babit ai
Po per cfare behet testi, o kurve e Dule Vucicit?
Po per cfare behet testi, o kurve e Dule Vucicit?./
Per komentuesin X
Ka një dallim mes asaj që është ligjërisht e mundur dhe asaj që është më e drejtë ose më meritore. Nëse vendimi zbret në favor të kandidatëve me pikë më të ulëta pa një arsyetim të fortë, kjo mbetet një problem për meritokracinë por edhe etikën e emërimeve publike
Ndryshe pse e bëjmë konkursin dhe testimet? Per cfar shpenzohen kjo kohe dhe keto para te taksapaguesve?
E din t gjith pazarin aty ne Klp
Dumani donte Klodian Brahon ne Spak
Klp nen ndikimin e faniljes Keta kushtezoi mbeshtetjen per Brahon me zgjedhjen e Jonit nr Bkh
Ky ka qen pazari
Per te ardhur keq sepse pazaret perher pjellin pazare te reja ne dlm te punes dhe interesit publik
Ja nje pytje kam une: Pse hesht Saliu per kete?
Cfare i eshte premtuar?
Nese Spaku permbyska renditjet per te zgjedh kë t doj te mos i kerkoj llogari Belindes pse permbys fitusit e tenderave dhe zgjedh ke ka dash palloshi
Nëse informacioni i gazetës është i saktë, kjo situatë është problematike për arsye të mëposhtme:
Nuk është respektuar renditja objektive sipas pikëve.
Mundësi e ndikimit të faktorëve jo‑profesionalë në vendimmarrje.
Rrezik për kredibilitetin institucional të një strukture që synon të jetë shembull i integritetit.
N politikë dhe drejtësi, ligjshmëria është themelore, besimi publik dhe standardet e meritokracisë janë po aq të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të pavarura
Ndryshe kot gjithe ajo reforme nëse vazhdojm me avazin tonë t tarafeve dhe miqsive
Po nderkombtarët e Vetingut i din keto?
Per ke ‘nderkombetare’ flet’ pas 35 Vjet pa’ KOMB-POPULL-ZOT e SHTET ….or ti K.R!?
Pas permasave te forta te gjenitaleve te Prokurorit hamshor, tani na dalin dhe kriteret e forta te Spakut.
Cdo gje per qiptaret eshte “e forte”
A ka ndonje fjale tjeter shqipja pervec asaj te “forte”?
Po cdo gje seprapthi, fiton tenderin ai qe ka offerten me te lart, dhe ketu punesohet ai me renditjen me te ulet.
I pari ne liste eshte nga Malesia e madhe (Katolik) i lindut dhe rritur ne afersi te Durresit dhe nuk ka asnje lidhje me “djemte e tropojes”. I prekuri ka hapur padi kunder vendimit te Spak-ut dhe KLP-se dhe kjo meriton perkrahje, se nuk ka shume njerez ne shqiperi qe akuzojne direkt Spak dhe KLP-me me fakte dhe pergjegjesi juridike, pa hedhur molotove kundra askujt dhe pa bete tam-tam ne Media, por duke ndjekur rrugen e paster ligjore. Permendja e Sali Berishes nga njera ane dhe e Myslym Ketes nga ana tjeter nuk ndihmon askend, sjell menjanim te problemit dhe bie ne standarte banale. Si do qe te jete puna, duket se ka pasur parregullsi ne proces, qe kete do ta vendose gjykata. Dhe eshte pergjegjesi e te pese te pareve para zotit J.Keta, qe te kerkojne transparence, sepse kane pergjegjesi para familjeve dhe miqve te tyre, te cilet i kane mbeshtetur, por edhe para gjithe popullit shqiptar, qe kerkone per vite drejtasi dhe transparence. (me falni per mungesen e shkronje”ë”, ngaqe jetoj jashte dhe tastatura e huaj e imja nuk e permban)
Ore po cfare halli keni ju? BKH , SPAK etc jane institucione te huaja dhe te huajt vendosin kush do ti drejtoje. Ju skeni asnje te drejte ne to ( jane ngritur nga te huajt, fiancohen nga te huajt dhe natyrisht qe jane prone e tyre)
Ndaj mos flisni kot, lerini te huajt te bejne punen e tyre deri sa keni pranuar qe ata te kene ne pronesi keto institucione e ne fak tere qeverine Shqiptare.
Ta bëjmë prift e t’i rruajmë mjekrën nuk funksionon
Keta po te kete nje fije dinjitet jep doreheqjen.
Ju zoti Fshatar ,qe thoni e dine te huajt,ata drejtojne keto organizma e paguajne ,mendoj se je informuar gabim.SPAK-u,KLP-ja,BKH-ja e te tjera jane institucione Shqiptare ,paguhen nga taksat tona per ti sherbyer ketij populli.Po te jete se KLP-ja thjesht “noterizon”vendimin e komisjonit te SPAK-ut ,s’ka pse mblidhet fare.Ky rast tregon se ky organ ka shkelur ligjin duke bere “korupsion”.A mund ta luftoj korupsionin nje organ i tille?Zoterinjte Duman e Braho duhet te spiegohen se perse vendosen te renditurin e parafundit dhe jo te parin,apo te dytin.Keto lloj emerimesh me “konkurs” jane per te na hedhur hi syve.Respekt per konkuruesin qe doli i pari dhe qe po kerkon te drejten.Shpresoj qe gjykata te mos vazhdoj te bej “noterin”e SPAK-ut.