Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
AnalizaLajmi i funditopinion

Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare

Published: July 14, 2025
Shpërndaje

Nga: Ilir Demalia

Ngjarjet e ditëve të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit kanë sjellë një stuhi të vërtetash të hidhura, por edhe një dallgë dezinformatash, sidomos në Shqipëri. Në një veprim të paprecedentë, Sekretari i Shtetit në administratën Trump, Mark Rubio, shkarkoi rreth 1400 punonjës të këtij institucioni kritik të politikës së jashtme amerikane. Kjo ndodhi pa paralajmërim, në mënyrë të paprecedentë, dhe është cilësuar nga shumë analistë si një shenjë e qartë e politizimit agresiv dhe hakmarrës të diplomacisë amerikane nga një administratë që më shumë po imiton autokracitë sesa po ruan balancën tradicionale institucionale të SHBA-së.

Mes protestuesve kundër këtij vendimi ishte edhe Ambasadorja e njohur, Yuri Kim – një diplomate me përvojë dhe integritet, e cila për shqiptarët nuk është thjesht një emër, por një figurë që ka përfaqësuar fuqishëm vlerat e aleancës SHBA-Shqipëri, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor.

- Publicitet -

Por si u pasqyrua kjo ngjarje në mediat shqiptare?

Provinca mediatike dhe folklori politik

Në vend që të pasqyronin faktet – protestën, solidaritetin, dhe shqetësimin që solli ky vendim arbitrar në Washington – disa media shqiptare, me në krye portale si Syri.net dhe të ashtuquajtur “analistë” të djathtë, zgjodhën rrugën e spekulimit vulgar dhe të gëzimit provincial. U përhap me shpejtësi një lajm i rremë se Yuri Kim ishte shkarkuar. Në të vërtetë, ajo jo vetëm që nuk ishte shkarkuar, por po protestonte krah kolegëve të saj për vendimin absurd të Rubio-s.

Një histeri e papërmbajtur shpërtheu në rrjetet sociale dhe në ekranet opozitare: një triumfalizëm i rremë, i një kategorie njerëzish që ngatërrojnë dëshirën me realitetin, lajmin me dëshirën për lajm. U shtua edhe një figurë tjetër tragjikomike: një “ekspert” i vetëshpallur nga New York-u, i cili pretendon se ka lidhje të drejtpërdrejta me Rubio-n dhe që ushqen opinionin shqiptar me narrativa konspirative, të cilat s’do t’i botonte asnjë media serioze jashtë kufijve të vendit.

Një opozitë që feston mbi gënjeshtra

Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Është pasqyrë e një mënyre mendimi ku çfarëdo që bie ndesh me interesin politik të momentit, duhet diskredituar, përçudnuar apo shpifur. Opozita shqiptare, përmes figurave të konsumuara dhe të paafta për të ndërtuar një alternativë të besueshme, nuk po bën më as përpjekje për të maskuar gëzimin e saj kur rrënohen institucionet. Edhe kur një diplomate si Yuri Kim ngrihet në mbrojtje të vlerave demokratike, ajo bëhet shënjestër e një sulmi të ulët, thjesht sepse ka qenë kritike ndaj korrupsionit të rrënjosur që opozita nuk ka arritur ta dënojë as me fjalë, e lëre më me vepra.

Nëse nesër Yuri Kim do të largohet nga Departamenti i Shtetit – siç ndodh natyrshëm në rrotacionet diplomatike – çfarë do të ndryshojë për opozitën shqiptare? A do të rritet besueshmëria e saj? A do të sjellë ky fakt më shumë mbështetje ndërkombëtare? Jo. Sepse problemi nuk është Yuri Kim. Problemi është mënyra si opozita reagon ndaj çdo simboli që i përkujton asaj dështimet dhe hipokrizinë.

Rreziku i Trump-izmit global

Ajo që ndodhi në SHBA me shkarkimet në Departamentin e Shtetit është një këmbanë alarmi. Ajo tregon qartë se “Trump-izmi” nuk është thjesht një stil qeverisjeje; është një filozofi hakmarrjeje, një përpjekje për të shkatërruar institucionet që i qëndrojnë kundër pushtetit personal. Në këtë kontekst, solidariteti i Yuri Kim dhe qindra diplomatë të tjerë nuk është thjesht një akt proteste – është një qëndrim moral dhe institucional që vlen të merret si shembull.

Ndërkohë në Shqipëri, një pjesë e mediave dhe politikës, në vend që të mbështesin vlerat që përfaqësojnë njerëz si Yuri Kim, zgjedhin rrugën më të lehtë: baltën, trillimin dhe gënjeshtrën.

Ky nuk është thjesht degradim mediatik. Është një krizë morale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • SPAK says:
    July 14, 2025 at 5:25 pm

    Kur ke nje Sali por edhe nje Kurt ne kosove c;do gje eshte e qarte! Osmanllinjte shqiptare enderojne me sy hapur!

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2025 at 6:44 pm

    U thashe o Demali-Mos gezoni para kohe se nuk eshte pushuar!U ka bere rrewshtore Kimja ,u solli dhe dy varreza me mazut ne Gjirin e Vlores si fjala fundit e shkences,qe t`ua paguajne qerane sa frengu pulen.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 14, 2025 at 7:11 pm

    SPIUNI I SIGURIMIT ILIR DEMALIA ANATEMON PRESIDENTIN TRUMP SI TE GJITHA BAJGAT E ENVERIT DHE KA RENE NE DASHNI ME AMBASADOREN E PANERUME QE KANABIZOI SHQYPNINE

    Keto BAJGA te Enverit do te bejne propagande edhe per mashtruesin Antoni Blinken qe Trump e perzuri nga Shtepia e Bardhe me hu ne dore. Spiuni Ilir Demalia mesa duket nuk e ka mesuar se nje nenpunes federal ne SHBA nuk mund te dale ne protesta kunder vendimeve te Presidentit ashtu sic ka bere Yuri Kim e filmuar me ze dhe figure, kush nuk eshte dakord me politiken e Trump ne SHBA terrhiqet dhe nuk del ne protesta idiote per te mbrojtur hajdutet e fondeve USAID qe e kishin kapur per fyti ekonomine amerikane dhe Shqypnia e Rilindjes ishte nje nga keta hajdute te taksapaguesve amerikane ku ben pjese edhe intelektuali, po shtypi ketu ne SHBA eshte plot me lajme per pezullimet nga detyra te ambasadoreve te George Sorosit ne Bote, pervec Yuri Kim shikojme edhe Arvizu Mavrine e LHL te Asadit, me pare kishim pare edhe Condolizen e Bush Junjorit edhe Withersin e Gerdecit dhe te fyshekeve te ndryshkur kineze per ne Afganistan, mbeti Top Channeli i inceneratoreve te pergenjeshtroje lajmin per pezullimin nga detyra te ambasadores Kim dhe gjeti spiuni i Sigurimit Ilir Demalia kishe ku te falet per t’u levduar me dashnine e tij per ambasadoren e panerume qe lejoi kanabizimin e Shqypnise, ne praktiken e DASH ka mbetur NEGOCIMI i pezullimit nga puna te ambasadoreve amerikane ne menyre qe te mos cenohet autoriteti i SHBA ne Bote dhe pikerisht kjo ka ndodhur me ambasadoren Kim qe proteston ne favor te politikes hajdute dhe zhvatese te administrates Biden te drejtuar nga mafia e George Soros

    PO GJENERATORET LUNDRUES GERDALLA NGA BANGLADESHI KUJT PO JA VAR NE QAFE O ENVERISTI ILIR DEMALIA?

    sepse:

    Demalia dallkauku, miku i llastuar nga regjimi komunist i Skender Shehut ka harruar se ishte pikerisht kjo ambasadore panerume protestuese per te drejtat e bedeleve te Sorosit ne SHBA qe ja imponoi dhe ja la ne dere shqyptareve dru me pre Gjeneratoret Gerdalla nga Bangladeshi pa mbajtur asnje pergjegjesi per kete idiotizem teknik dhe nuk u ndje fare te thonte nje fjale per inceneratore, sterilizimin, portin e Durresit apo aferat 5D, kjo ambasadore amorale nuk i pyeti asnjehere prokuroret e SPAK qe ishin hetues te Enverit dhe qe rasen ne burg Fredi Belerin si Drejtesia e Putinit ne Rusi dhe qe nuk ka thene asnje fjale pse Edi Rama pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit per te korruptuar FBI, qe ja nxiu faqen Shqypnise, por qe po kjo Yuri Kim na kujtoi Nikita Hrushcovin kur u tha shqyptareve se do “te hane bar nese nuk i nderin bythen te fuqishmit te kohes”

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 14, 2025 at 7:20 pm

    Z. Demalia ka te drejte:

    Ne shume raste disa media zgjedhin
    rrugen me te lehte.
    ATO hedhin balte, trillojne, genjejne
    dhe kerkojne qe klientela e tyre te jete
    e kenaqur.

    Por cfare do nje pjese e klienteles?

    Eshte krijuar nje kulture qe i stimulon klientet
    te sulmojne, godasin e te shajne ne menyren
    me te pa turpshme.

    Kush krijon shpifje e poshtrime pelqehet nga
    individe jo serioze e ekstremiste qe shperblejne
    me lajka pjesmaresit ne ate emision.

    Keto individe kane nevoje te vazhduar te
    shkarkojne streset dhe shqetesimet e tyre.
    ATO nuk perqendrohen, tek idete e interesat
    e shqiptareve.

    Per to komentet e cdo gje qe thone jane pjese
    nje spektakli, te nje terapie per tu qetsuar neper-
    -mjet shkarkimit te impulsevete brendeshme,
    sic ndodh me shume tifoze ne shume stadiumet
    te botes.

    Nder kaq, sa me shume pjesmares te tille te
    ndjekin pragramet e ketyre Platformave
    Televizive , aqe me shume behen te njohur
    personazhet qe kontribojne ne emisionet
    perkatese dhe drejtusvet te tyre.

    Por a eshte cdo gje nje ekonomi tregu?

    Konkurenca per te shitur mallra e produkte
    te ndryshme me perjashtim te droges, do
    jene gjithmon ne kerkese.

    Por te shesish shpifje dhe genjeshtra duke
    besuar se te drejtat njerezore do te mbrojn
    nuk eshte normale.

    Eshte shume e demshme, e pa pranushme

    Reply
  • TRENI says:
    July 14, 2025 at 7:41 pm

    Z. Arben Tashko, si shqiptar i ndershem qe je ke filluar llap pak si shume. Mos ke filluar te kesh lidhje me greket?

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2025 at 8:48 pm

    Rrofte Celsi Londres qe beri per spital psiqiatrik magjistaret e Paris Sain Germainit dhe per hekura strategun e pamposhtur Luis Enrique.Ndal beg se ka hendek.

    Reply
  • TRENI says:
    July 14, 2025 at 8:56 pm

    Mire e ke ti demo, kishin dale llafet qe Yuri Kim-i i bente magjith per Parisin, po ate dite ishte e hutuar nga protesta dhe harroi qe luante Parisi dhe nuk e beri magjine e rradhes.

    Reply
  • TRENI says:
    July 14, 2025 at 9:09 pm

    —————————————————————————————————————

    ATE KOMENTIN LART ORA 7:41 PM, NUK E KAM SHKRUAR UNE SHQIPTARI TRENI NR1.

    —————————————————————————————————————

    E KA SHKRUAR ANTISHQIPTARI I TERBUAR GREK MASKARA MAVRI (¿?) = TRENI NR2.

    —————————————————————————————————————

    QELLIMI I GREKUT (¿?) TE PABESE TE MBJELLE KONFUZION NE FORUME SHQIPTARE.
    QELLIMI I GREKUT (¿?) TE PABESE ESHTE TE PERÇAJE ME ÇDO MENYRE SHQIPTARET.

    ———————————————————————————————————————————————————––
    S’perben asnje problem qe dikush te jete Shqiptar, Amerikan, Italian, Gjerman, Anglez, Japonez, Turk, Çek, ose …. Grek.
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Ngaqe eshte shkerdhyer ky grek maskara me shume maska, kopjon emrat e te tjereve, si i pabese, si nje grek langaraq.
    PERSHENDES KETE GREKO MASKARA (¿?) ME KENGEN SHUME TE NJOHUR E ME FAME BOTERORE: GREKO MASKARA!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • TRENI says:
    July 14, 2025 at 9:36 pm

    KAQ SHUME ESHTE DISKRETITUAR EDHE KAQ SHUME ESHTE SHKERDHYER,
    KY GREKO MASKARA MAVRI SURRAT SHOLLE, SA ESHTE BERE I TURPSHEM!

    Reply
  • SPAK says:
    July 15, 2025 at 8:18 am

    Berisha ka krijuar n Te ndertosh pa leje eshte krim! Te mbrosh krimin je kriminel! Ne shqiptaret nuk duam shtet duam Baben sali qe na vjedhm na reh, na godet me c;do mjet, te vret te zhduk bashke me familjen! Dhe kemi edhe Esmeralden e Euronjews, si pjese e rrjetit te tipit merimange!Esma, i esmase,esmase, esmane, prej Esmase dhe o Esma! Ne kohen e tij u be nje krim urban i pakorigjueshem! Por krimet e Saliut vazhdojne edhe sot! Gjen njerez qe shiten vetem per nje shtrengim dore me doktorin! Njerez medioke ,injorante, budallenj dinake jane vene ne sherbim te kundershtetit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?