Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
BoteLajmi i fundit

Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Published: November 6, 2026
Shpërndaje

Një krizë e rëndë bankare dhe politike ka përfshirë Paraguajin, pas kolapsit të Ueno Bank, një prej institucioneve më të mëdha të financimit digjital në vend.

Banka Qendrore ndërhyri dhe mori nën administrim institucionin, pasi konstatoi se treguesi i aftësisë paguese kishte rënë nën gjysmën e nivelit minimal të kërkuar nga ligji.

Pas ndërhyrjes, rreth 3 milionë klientë nuk mund të përdornin llogaritë e tyre, në një vend me rreth 6.5 milionë banorë.

- Publicitet -

Çfarë ndodhi?

Ueno Bank administronte rreth 800 deri në 850 milionë dollarë fonde publike, përfshirë rreth 380 milionë dollarë të investuara nga fondi shtetëror i pensioneve dhe shëndetësisë.

Problemet u zbuluan gjatë kontrolleve të Bankës Qendrore, të cilat evidentuan kredi të konsiderueshme për kompani të lidhura me pronarët e bankës. Sipas autoriteteve, një pjesë e këtyre huave ishte dokumentuar në mënyrë të pamjaftueshme dhe nuk kishte kolateral të mjaftueshëm për të mbuluar detyrimet në rast mospagimi.

Gjithashtu, në bilancet e bankës ishin përfshirë shpenzime të llogaritura gabimisht si aktive. Kriza ka krijuar pasiguri për qytetarët që nuk mund të tërheqin apo transferojnë paratë e tyre. Protestuesit kanë dalë prej ditësh në rrugë, duke kërkuar kthimin e parave dhe vënien para përgjegjësisë të personave që çuan bankën drejt falimentimit.

Mes tyre ka qytetarë që thonë se nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet për familjet e tyre.

Mes krizës së vendit, presidenti Santiago Peña njoftoi vendimin për t’u larguar nga detyra, duke e lidhur atë me nevojën për të ruajtur stabilitetin e vendit, paqen sociale dhe institucionet demokratike.

Ai deklaroi se përparësi mbetet qetësia e qytetarëve dhe garantimi i kthimit të fondeve. Megjithatë, dorëheqja mund t’i hapë rrugë fitimit të imunitetit parlamentar, nëse pranohet nga Parlamenti dhe ai merr statusin e senatorit të përjetshëm. Në qendër të polemikave është edhe lidhja e Peña-s me bankën, ku ai ishte një prej ortakëve themelues në vitin 2023.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/videoplayback-3.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?