Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë, pezullohen 6 zyrtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë, pezullohen 6 zyrtarë
KronikeKryesore

Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë, pezullohen 6 zyrtarë

Published: July 14, 2022
Shpërndaje

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim përgjegjësen e zyrës vendore të Kadastrës, si dhe ka nisur procedim për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.

Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.

Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

- Publicitet -

Nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka patur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;

K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;

B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;

P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;

Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;

M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.

Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të anëtarëve të Njësisë së Prokurimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë”, zhvilluar në vitin 2020.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • zgalem says:
    July 14, 2022 at 1:00 pm

    Gjithkund degjojme arestime te nepunesve kadastrale . Jo nje e dy , por me dhjetra . Jane te pakte nepunesit kadastrale , qe nuk jane perfshire ne korupsion te drejtperdrejt , ose indirekt . Pse kaq shume dhe ne te njejtin drejtim ? Sepse ligji i pronave ishte ligj , qe presupozonte te ndodhnin korrupsine te pa para ndonjehere , jo ne Shqiperi , por ne bote . Kete ligj e formuloi dhe e zbatoi ish babai i korrupsionit shqiptar , non grata Sali Berisha . Ligji u be me parandim te veprimit te gjate , per t’u justifikuar “toka e xanun ” dhe per t’u krijuar pronare te rinj , shumica e te cileve , jane pasusit e Sali Berishes , qe ishofim neper mitingje , ose te tjere , qe jane majmur shume , sa nuk levizin nga vendi . Saliu nuk e zbatoi teresisht ligjin e pronave . Ja la ne dere ekipit kundershtar , ose “armik ” , sic di t’i emertoi Ai kundershtaret . Po perpiqet me te tera mundesite Z. A. Lame , te beje andrimet e duhura , por gjithsesi , ligji berishist i pronave , ka efekt me goditje te gjate korruptive . E tere kjo gjullurdi u krijua , per pak pune te mencur : “Prona te shkoi te i zoti legjitim ” . Kete Sali Berisha nuk e beri , sepse parashikoi , qe do zhvillohej nje lufte per pronat te ngjashme me lufrat civile , qe Saliu ka ndermarre tre . Ne keto luftra te pergjakeshme , jane vrare shqiptare , ndersa familja e autorit te ligjit , vec eshte pasuruar dhe familjarisht zoteron prona pa fund , perfshi dhe nje ose dy stacione stacione Tv. qe i financon vete familja non grate.Nuki di ne se dikush duhet te pergjigjet , per formulimin e ligjit “mbi token “. Zgalem

    Reply
  • Ilirjana Mezini says:
    July 14, 2022 at 8:23 pm

    Po BANDITET NE KADASTREN E TIRANES KUR DO TE KAPEN❓
    KURRE, ATA JANE TE PAPREKSHEM❗️

    KONTROLLONI NE Z.K.8350, NJE SHTEPI ESHTE RREGJISTRUAR PER HERE TE DYTE , PRA DY VERTETIME PRONESIE ME NJE DIFERENCE KOHE MBI 6 DEKADA…

    PRONA ESHTE NGA RRETH 40 M NE 200 M SEPSE ESHTE GRABITUR HAPESIRA PERBASHKET ETJ.
    NE HAPESIREN E PERBASHKET ESHTE KOLEKTORI UJRAVE TE ZEZA TE PALLATIT QE KURRSESI NUK FUTEJ NE OBORRIN E NJE SHTEPIE PRIVATE.

    ARTAN LAME, Z.K.8350 ESHTE NJOFTUAR POR NUK KANE MARRE ASNJE VEPRIM QE DUHEJ TE FILLONTE ME NOTEREN E CILA KA HARTUAR NJE DEKLARATE NOTERIALE ABSOLUTISHT TE PAVLEFSHME SEPSE KA FIRMOSUR VETEM NJE KUFITAR…

    DUHEJ PROCEDUAR DHE RREGJISTRUESI I KESAJ PRONE ME KETE DEKLARATE ABSOLUTISHT TE PAVLEFSHME…

    SHEFI AUDITIT NE KADASTREN QENDRORE,ERJON ZOTO I KA GJITHE DOKUMENTET KOMPROMENTUESE MIREPO NUK DON TE NDERHYJE❗️

    I ZIU AI, MBI 20 VJET NE ATE DETYRE POR SIPAS TIJ BANON NE NJE SHTEPI ME QERA 350 MIJE LEKE NE MUAJ❗️😱

    KU JE O DREJTESI, SI NUK U BEHET VETTING SHEFAVE TE KADASTRAVE E ME TEJ….❓

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  • Atentati i dështuar në Elbasan, zbardhet dëshmia e autorit: Doja ta vrisja se më ka lënë vëllain të paralizuar
  • Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  • A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Vlora 97 on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Aldrin on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
  4. Aldrin on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
  5. Aldrin on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?