Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familjet shqiptare harxhuan 117 mln euro për bileta avioni më 2023, rritje vjetore me 55%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Familjet shqiptare harxhuan 117 mln euro për bileta avioni më 2023, rritje vjetore me 55%
EkonomiLajmi i fundit

Familjet shqiptare harxhuan 117 mln euro për bileta avioni më 2023, rritje vjetore me 55%

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë  (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë.

Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7% Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, Aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022.

Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit. Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.

- Publicitet -

Biletat e lira dhe rritja e shërbimeve “low cost” po bëjnë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të kalojnë fundjavat jashtë vendit. Shërbimet e transportit u renditën në katër grupet me rritjen me të madhe të shpenzimeve të familjeve për vitin 2023.

Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë. Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022.

Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë. Pandemia Covid -19, që çoi botën në masa ekstreme të bllokimit të lëvizjeve. Me heqjen e kufizimeve u rikthye një oreks i ri për udhëtime në të gjithë globin. Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët janë në këtë trend, ku udhëtimet dhe sidomos ato me avion po bëhen pjesë integrale e buxheteve të familjeve.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Salihale says:
    October 1, 2024 at 11:46 am

    Jane te varfer te shkretet,per gjynah i varferoi i “poshtri Rame”😂

    Reply
  • Bileta Avioni says:
    August 22, 2025 at 4:41 pm

    rritje e ndjeshme e shpenzimebe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?