Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fantazma e 21 Janarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Fantazma e 21 Janarit
Kryesoreopinion

Fantazma e 21 Janarit

Published: November 22, 2025
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Botuar në DITA

Për 14 vite me radhë, 21 Janari ka qenë “elefanti në dhomë” i politikës dhe i drejtësisë shqiptare. Një plagë e hapur që rridhte akuza politike, por që ishte mpiksur juridikisht me dënime qesharake për gardistë të dorës së dytë.

- Publicitet -

Sot, pamja e Sali Berishës duke hyrë në SPAK për të dëshmuar mbi ato katër vrasje, shënon një thyerje tektonike të status quo-së. Për dy orë, ish-Kryeministri u përball jo me akuzat për pronat e panumërta të vajzës dhe dhëndrit apo procedurat e privatizimit, por me hijen më të rëndë që e ndjek pas: akuzën për një krim shtetëror.

“Pakujdesia” vs “Urdhri për Vrasje”

Deri më sot, drejtësia e vjetër e kishte paketuar 21 Janarin si “vrasje nga pakujdesia”. Kjo narrativë u godit pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila urdhëroi drejtësinë e re shqiptare të hetojë zinxhirin komandues.

Paraqitja e Berishës këtë të enjte në SPAK nuk është thjesht procedurë – është zbatimi i atij urdhri ndërkombëtar. Sipas këtij Prokurorët e Posaçëm nuk mund të kërkojnë më se kush e tërhoqi këmbëzën – atë e dimë. Ata duhet të kërkojnë përgjigjen e pyetjes që ka trembur politikën shqiptare për një dekadë e gjysmë: Kush dha urdhër për të qëlluar pas shpine mbi turmën në ikje, kur protesta kishte marrë fund?

Fokusi i hetimit tek komunikimet me ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe misteri i serverave të fshirë të Kryeministrisë, tregon se SPAK po tenton të rindërtojë atë që njihet si “mens rea” (qëllimi kriminal) në nivelet më të larta të shtetit.

Strategjia? E njëjtë deri në lodhje: Mbrojtja përmes sulmit

Edhe nën presionin e dy dosjeve të rënda, Berisha mbetet “kafshë politike” e një lloji të rrallë. Qëndrimi i tij pas daljes nga SPAK ishte i qartë: ai nuk do të mbrohet juridikisht, por politikisht duke sulmuar.

Duke e cilësuar 21 Janarin si një “grusht shteti” të organizuar nga Edi Rama, Berisha po përpiqet të bëjë dy gjëra: Të legjitimojë dhunën e shtetit, duke argumentuar se Garda mbrojti institucionet nga një puç. Kështu justifikon përdorimin e armëve si akt kushtetues dhe jo si vrasje. E dyta, të relativizojë akuzën: Duke kërkuar hetimin e Ramës si organizator, ai tenton ta kthejë procesin në një “barazim fajesh” politik, ku të dyja palët janë përgjegjëse për gjakderdhjen.

Megjithatë, “lapsusi” i tij me datat (21 janarit iu referua si 11 janari) dhe nervozizmi i dukshëm tradhtuan faktin se kjo dosje i peshon shumë më rëndë se ajo e “Partizanit”. Nëse “Partizani” është çështje parash dhe firmash, “21 Janari” është çështje gjaku.

A dënohet “lideri i opozitës”?

Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin dërgon një sinjal që shkon përtej personit të tij. SPAK ka tani mundësinë të na dëshmojë se pavarësisht kritikave për ritmin apo selektivitetin, ka filluar të prekë aty ku politika shqiptare kishte vendosur një pakt të pashkruar mos-sulmimi.

Më optimistët mendojnë se për herë të parë, politika shqiptare nuk e ka më luksin të vendosë kapakun mbi të vërtetën. Sipas tyre, Kutia e Pandorës u hap, dhe askush, as “doktori” që dominoi skenën për 34 vite, nuk mund ta mbyllë më atë.

Por sot për sot Berisha është në SPAK si “person që ka dijeni”. Mbase në diskursin publik kufiri ndarës mes dëshmitarit dhe të akuzuarit për këtë çështje është më i hollë se kurrë. Por duhet të bëhet i tillë edhe juridikisht.

Nëse hetimi arrin të provojë se urdhri për zjarr erdhi nga zyra e Kryeministrit, apo se provat u manipuluan me urdhër politik, do flasim për rishkrimin e historisë së tranzicionit shqiptar.

Sigurisht ai që ndodhej në atë zyrë në 21 janar do vazhdojë me të vetën duke e trajtuar çdo avancë të hetimit si sulm, burgosje apo dënim të një “lideri të opozitës”.

Në të vërtetë statusi “lider i opozitës” është bërë oksigjeni i vetëm që mban në këmbë Sali Berishën në PD, jo si drejtues që e çon partinë drejt pushtetit, por si barrikadë personale përballë drejtësisë.

Për t’i garantuar vetes këtë status, ai ka mbajtur peng opozitën, duke e kthyer PD-në nga një alternativë qeverisëse në një mjet mbrojtjeje personale. Ky titull i jep një imunitet moral për momentin por jo votat. Ai e di mirë këtë.

Kjo ka çuar në zhdukjen e çdo shansi real që PD të rikthehet në pushtet: një parti që funksionon si strehë politike për një njeri të vetëm nuk mund të jetë alternativë për askënd tjetër. Në thelb, beteja nuk është më mes mazhorancës dhe opozitës, por mes nevojës së një njeriu për të ruajtur statusin e tij dhe të ardhmes të një partie që po zhytet gjithnjë e më shumë në margjina.

Në çdo rast, Prokurorët e Posaçëm dhe Gjykatësit e Posaçëm është momenti të kuptojnë në qelizë, se koha nuk i shëron të gjitha plagët. Disa prej tyre, si 21 Janari, duhet t’i pastrojë Drejtësia.

o.p. / dita

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

FOTO:

Berisha i fotografuar në dritaren e zyrës së tij në 21 janari

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Sul Koburja says:
    November 19, 2025 at 5:16 pm

    Fakti qe per 8-10 sekonda u qellua ne te te njejten kohe me plumba luftarake me zgjatje kohore te sakte nga disa persona , tregon se u dha nje urdher per te qelluar mbi turmen.Vrasje me dashje e cilesuar.Nqs Ndrea
    Prendi e merr persiper se dha urdher me koke te vet , ta gezoje vete burgimin e perjetshem dhe brez pas brezi cka sjell nje vrasje e 4 burrave e plagosja e 137 te
    tjereve.Saliu me menyren si u soll ne konference shtypi tregon se eshte nje kriminel i regjur i cili mund te vjedhe,te vrase,te mashtroje,te tradhetoje.Po e hengri Ndrea Prendi ta mbaje me shendet.

    Reply
  • Nik says:
    November 19, 2025 at 5:56 pm

    Më e keqja ishte që vrasjet ndodhën në momentin kur vala agresive e protestuesve ishte tërhequr plotësisht para fillimit të të shtënave të armëve të gardës dhe në atë kohë nuk kishte asjë rrezik nga protestuesit! Ato ishin të shtëna në kushte paqeje, që është një absurd i madh, spjeguar vetëm nga një inat i verbër i Sali Pykës dhe etja për gjak për hir të pushtetit të tij!!!

    Reply
  • demo says:
    November 19, 2025 at 8:03 pm

    Keshtu e quante populli edhe Ali Tepelenen-Ezhderha(kuceder),po perfundoi me koke ne tepsi.
    Keshtu e quanin 7 Krajlat edhe Esad pashen-Te pamposhtur,por e plandosi perdhe si bullice kenete,trimi me 7 zemra Avni Rustemi.
    Keshtu do ti humbase magjia te pandeshkueshmit Sali Berisha kur ta prangose SPAKU.

    Reply
  • Pa censure says:
    November 19, 2025 at 8:21 pm

    Zoti Thano. Perse beni kaq buje ne faqen e nerume te Dites per 21 Janarin, si thote dhe zoti Lubonja me nikun intelektuali? Nuk mendoni se i ka skaduar si pak afati dhe nuk ja vlen me ky muhabet pas kaq vitesh? Apo ka ndonje gje ekstra ketu, qe ne peblishet ( Populli ) komentues i Dites nuk e dime apo nuk jemi te informuar? I drejtohem zotit Thano, jo me ironi por me realizem, keshtu qe ti moderator qe ndonjehere thith ndonje hashish, raki apo kokaine, mos censuro. Besoj komenti ta gjej Moderatorin esell dhe ne humor. Sa per zotin Thano, nuk pres ndonje gje jashte normalitetit Komunisto-Socialist, por le te mos paragjykojme ketu, por te shikojme. Koha eshte ilac dhe I sheshon te gjitha, dhe ne andej nga anet tona themi, I duruari I fituari, pa daulle natyrisht. E them kete, sepse zakonisht Zoti Thano e heq menderen menjane, kur vjen puna per bemat e Moderatorit te pabindur te se nerumes Dita.

    Reply
  • K R says:
    November 19, 2025 at 9:03 pm

    O “pa censure”
    Ilacet vlla
    Mos i harro

    Reply
    • Pa censure says:
      November 19, 2025 at 9:37 pm

      Te pavioni i Surrelit, bile pa recete dhe me rimbursim nga shteti, zoti KR. C’fare do te thote KR per hir te muhabetit, K……ar apo K…….ryekaqol? Presim komentet tuaja me padurim. Mos na harro!

      Reply
  • Dudumi says:
    November 19, 2025 at 9:40 pm

    Garda eshte nje reparto I zgjedhur, dmth i kualifikuar. Si I tille, s’ka vend per pakujdesi. Vrasje apo vetvrasje nga pakujdesia behet kur nuk je I kujdesshem ne trajtimin e armes sipas rregullores se perdorimit è trajtimin te armes gjate sherbimit apo pastrimit. Ka nje gje, ose Garda ishte repart I organizuar dhe veprimet beheshin sipas nje plani operacional zbatimi, dmth levizjet beheshin te koordinuara me urdher te eprorit sipas shkalles hierarkike, ose e kunderta, qe Garda ishte nje grup pa disipline dhe hierarki ku sejcili bente c’ti shkrepej. Ne te dy rastet komandanti I repartit eshte pergjegjes Para gjyqit ushtarak. Kur qellohen demonstruesit ne varesi te urdhrit prej tij si eprori me I larte, por edhe kur reparti del nga kontrolli dhe komandanti nuk ka autoritet per anarkine qe pason me shkelje te rende te rregullores se perdorimit te armeve. Ne te dyja rastet komandanti I gardes eshte pergjegjesi kryesor per shkelje flagrante te Ligjit dhe rregullores ushtarake. Duhet thene se protestat, demonstratat, jane te veshtira ti menaxhosh. Jam kunder protestave qe degjenerojne ne perplasje fizike me forcat gardiste apo policore. Ata jane aty per te mbrojtur shtetin. Por ama, brenda kuadratit te rregullores. Mund te qellonim ne ajer, te plagosnin nga kembe. Dhe kryesisht ti bindeshin rregullores se sherbimit dhe perdorimit te armeve dhe municioneve luftarake. Veprimet I drejtojne komanduesit sipas hierarkike dhe ne krye qemdron komandanti I repartit. Ne kete zinxhir ushtarak nuk ka vend per urdher superior nga kryeministri, qe nuk ka ze fare ne kete zinxhir komande. E zgjata shume per te thene qe edhe sikur kryeministri te urdheronte komandantin e Gardes Te qelloje, rregullorja nuk i njeh kryeministrit absolutisht asnje mbivendosje urdheri kundrejt autoritetit ushtarak Te komandantit. Me dy fjale,​jepte apo s’jepte urdher Berisha nuk I njihet autoriteti I urdhrit luftarak. Pra, pergjegjesia i mbetet komandantit te Gardes. Ai eshte fajtori dhe pike!

    Reply
    • Pa censure says:
      November 19, 2025 at 9:50 pm

      Po si do ta kishte shkruar Romanin KURBAN Rama, po te kishte qelluar Berisha, Basha apo Kumandari i Gardes kembeve o Dudum? Nje veper e tille arti nga nje artist i madh, te shkonte dem kot se koti? Gjynah nuk ishte?

      Reply
  • Celia says:
    November 20, 2025 at 5:54 am

    Që Saliu është kriminel dhe do të donohet rëndë,nuk diskutohet.Provat janë të shumta,e të hapura e që nuk munde të fshihen
    .Por të bën përshtypje qëndrimi perves i drejtuesve hajdutë të PS,që në heshtje janë poxicionuar me Kriminelat dhe nuk ndihen pothuajse fare.
    4 dhanë jetën për.një të ardhme më të lirë,jo për të vjedhur trashur,Edi,Belinda,Damjani,BALLA,Majko,dhe gjitho xorzopët,që aktualisht vetëm i lëpijnë bythën,PIKTURISTIT Rama.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    November 20, 2025 at 7:59 am

    Po e filloj me një përgjigje zotit Dudumi: Ju mendoni, se kishte njeri, që të mund të kundërshtonte Sali Berishën? Shqipëria u shkatërrua, por për shkatërrimin e saj nuk ka urdhër me shkrim, por ka ligj, që mbylli të gjitha ndërmarrjet në një ditë, për të krijuar shpërthimin e luftës civile. Në vitin 1993 u lanë të gjithë, pa punë sipas filozofisë: “Më mirë një qen me katër këmbë se një komunist”! Kjo nuk është me ligj, por e thënë me gojë: Kjo është zbatuar, nuk është zbatuar ligji! Kjo ndodhi. Përse qahemi? PD-ja, për të dënuar komunistët – dënoi të gjithë adminisratën e diktaturës, duke dëbuar nga vendim mbi 2 000 000 njerëz ( mbi 1,5 milion specialsitë të lartë e të mesëm). Ky është krimi më i madh i Sali Berishës! Shqipëria e ka prodhuar anijen 2700 tonëshe që në vitin 1975-d.m.th. para 50 vjetësh. Shqipëria nuk kishte nevojë të fillonte me anijet 800 tonëshe me Italinë e në vitin 2025, por nga 2700 tonëshe e në vitin 1975. Pra Shqipëria duhej të fillonte në vitin 1975. Nëqoftëse në 1975 e sabotoi grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Ramiz Alisë, që donin shkatërrimin e shqipërisë, po në demokraci kush e sabotoi? Shqipëria e kishte infrastrukturën e prodhimit të anijeve dhe, sot me siguri ajo do të kishte dalë në tregun ndërkombëtar të prodhimit të anijeve të të gjitha kategorive për mbrojtjen dhe të tregëtisë: Kur themi infrastrukturën do të thotë: Kishim ambjentet e gatëshme dhe, specialistë të mesëm e të lartë me një dyzinë njejrëzish të kualifikuar, që – për jo më shumë se në 5 vjet me ndihmën e një kantjeri modern perendimor Kantjeri Detar i Durrësit do të ishte kthyer në një Kantjer Modern ndërkombëtar për prodhimin e anijeve të të gjitha tonazheve. Por këtë nuk e donte Opozita e atëherëshme dhe, kjo nuk ndodhi as me anijet e , as me Tanket, që i kishim prodhuar që në vitin 1975! Kemi shembullin e kjartë të Shtrausit, i cili shkeli në tokën shqiptare para 50 vjetësh me propozime konkrete: Të mbyllim vetëm 2 vjet kombinatin e utotraktorëve e Kombinatin e Mekanikës Bujqësore në Durrës dhe të, fillonte prodhimi i Mercedes -bensit dhe autokombajnave “Fortstrit” ,që shqipëria i kishte prodhuar duke kopjuar autkombajnën Gjermane “Fortstrit” (kopje): Po ta kishim bërë këtë të paktën do të kishim mbi 30 vjet, që do të prodhonim Mersedes-Bensin dhe Autokombajnat “Fortstrit”! Edhe për 97 Sali Berisha akuzon kundërshtarët, se “ata ja ngritën popullin”. Ai e bën këtë si Hitleri, që i vuri flakën parlamentit Gjerman dhe akuzoi Komunistët me Dimitrovin! Shqiptarët u ngritpn në revoltë masive se Berisha ju vodhi paratë,që u gjetën në Amerikë të investuara: Kanë kaluar 35 vjet nga ajo nisje e mbrapshtë e PD-së me një plan anarshist- për shkatërrimin e gjithshkaje, që kishte ndërtuar në Shqipëri për 40 vjet. Shqipëria dhe e Djathta Shqiptare humbën një shans historik- rikonstruksionin e industrisë shqiptare sipas planit të Fatos Nanos, i cili ishte konsultuar paraprakisht me trustet perendimore. Qëllimi i Sali Berishës u shkrua më vonë me qëndrimet e tija pro serbe të deklaruara nga Presidenti Amerikan Clinton: Ai theu embargon ndërkombëtare duke bërë një krim kombëtar e ndërkombëtar kundër Kosovës. Tani dihet, që me naftën shqiptare u VRANË SHQIPTARËT E KOSOVËS! Sot nuk diskutohet më Sali Berisha, se ai e ka shkruar me germa të zeza e me gjak historinë e tij si antishqiptar, por për të Djathtën Shqiptare, e cila paraqet problem në funksionin e demokracisë. Sot Shqipëria nuk ka të djathtë dhe, Edi Rama bën çfar të dojë, se është pa opozitë. Opozita Shqiptare duhet të riorganizohet, jo me praktikat Berishjane të protestave e bllokimit të rrugëve, por me programe konstruktive të rindërtimit të shqipërisë. E djathta thotë: “Ka vjedhur votat Edi Rama”! Kjo nuk është e vëtetë dhe, këtë s’e beson askush! Rama thjeshtë, ashtu si edhe PD-ja ka shfrytëhzuar administratën dhe, kjo është shkelja më e madhe e Ramës. Edi Rama, që të ketë administratën me vete, që të mashtrojë njerëzit e të votojnë për të- i shton rrogat vazhdimisht admninistatës, duke shkelur Kushtetutën e duke krijuar pabarazi shoqërore. Prandaj e djathta, nëqoftëse do të vijë në pushtet, para se të shkrihet fare duhet të riorganizohet, të bëjë program për zgjedhjet dhe, të vendosë barazinë shoqërore. Por E djathta e ka të vështirë, se akoma vazhdon me qëndrimin ekstrem të hakmarrjes sociale. E Djathta e bëri ligjin e vdekjes për pensionistët e diktaturës në vitin 1992! E djathta dihet të ndahet me thikë, jo vetëm nga Sali Berisha, por nga filozofia e Berishjane e shkatërrimit të gjithëshkaje .

    Reply
  • Kujtimi says:
    November 20, 2025 at 8:15 am

    Kam qene ne Itali ne janar 2011. Si RAI ashtu dhe AFP franceze dhane dyshime te forta per vrasje nga afer.
    RAI – “PERSONI BIE NE TOKE E TJETRI NGJITUR ME TE BEN DY HAPA ANASH SIKUR NUK E SHEH..”
    Te vraret nuk ishin nga rrjeshtat e para aq fort agresive kunder Policise ( dhune e tilla kunder policise nuk eshte pare asnjehere ne asnje proteste tjeter) Ata nuk ishin gjate protestes, por kur ajo ishte ne fund.
    Kujt pra i leverdiste te kishte te vrare ajo proteste : Qeverise apo Opozites atehershme qe kerkonte patjeter deshmore aty sipas fjaleve te Edi Rames nja 3 dite para 21 janarit ” do ta bejme si ne Tunizi” referuar perleshjeve te pergjakshme ne ate vend afrikan atehere.

    Reply
  • SPAK says:
    November 20, 2025 at 10:12 am

    O komentues mos harroni flitet per te vrare ,per gjak te derdhur, jo per mendjen e disa idioteve saliniane!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?