Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > “Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës!
Uncategorized

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës!

Published: July 6, 2025
Shpërndaje

Izz al-Din al-Haddad, i njohur ndryshe si Abu Suheib, është figura enigmatike që prej disa muajsh drejton Hamasin në Gaza.

I quajtur “Fantazma” për shkak të profilit të ulët, por ndikimit të fortë, ai ka trashëguar komandën pas vrasjes së paraardhësve dhe konsiderohet sot si njeriu që mban frenat e vendimeve strategjike.

55-vjeçari, me origjinë nga Brigadat al-Qassam, ka shërbyer më herët në njësinë e sigurisë al-Majd, e më pas ka drejtuar Brigadën e Gazës duke marrë pjesë në operacione të shumta kundër Izraelit.

- Publicitet -

Inteligjenca perëndimore beson se ai ka qenë një nga koordinatorët kryesorë të sulmit të 7 tetorit 2023 dhe se ka informuar aleatët rajonalë pa zbuluar hollësi.

Pas shpërthimit të luftës, Abu Suheib u bë objektiv kryesor i Izraelit. Ai i ka mbijetuar disa atentateve, ndërsa dy djemtë e tij, Suheib dhe Moaz, janë vrarë, ashtu si dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë.

Izraeli ka vendosur një shpërblim prej 750 mijë dollarësh për këdo që ndihmon në eliminimin e tij. Njihet si figurë e fortë dhe pragmatike, dhe në një intervistë ka deklaruar: “Ka vetëm dy rrugë: një marrëveshje e nderuar, ose të flijohem.”

Një ish-peng izraelit pohon se e ka parë disa herë duke e përshkruar si të qetë. Ndërsa në një takim tjetër, pas vdekjes së djalit të tij, ai thotë se ishte më i errët dhe i ftohtë.

Ai mendohet të ketë fjalën e fundit në negociatat për pengjet, edhe pse struktura e Hamasit është e ndarë mes atyre që ndodhen në Gaza dhe krahut politik në mërgim, ku përfshihen figura si Khaled Meshal, Khalil al-Hayya dhe Zaher Jabarin.

Pavarësisht ofensivës izraelite, Hamas mban ende nën kontroll rreth 20-25 mijë luftëtarë dhe pjesë të mëdha të rrjetit nëntokësor të tuneleve, që shërbejnë për lëvizje, fshehje pengjesh dhe organizimin e sulmeve të befasishme. Deri tani, janë vrarë 444 ushtarë izraelitë.

Ndërkohë, përpjekjet izraelite për të dobësuar Hamasin përmes mbështetjes së klaneve lokale dhe alternativave politike nuk kanë dhënë rezultat të dukshëm.

Nga ana tjetër, aleatët e Hamasit, si Hezbollahu dhe milicitë shiite irakiane, kanë qëndruar pasivë. Edhe Irani, që kishte ndihmuar me trajnime dhe furnizim armësh, ka humbur figura kyçe si Esmail Shakeri, Saed Izadi dhe Benham Shahriyari, të vrarë në sulmet izraelite ndaj komandove të Forcave Quds.

Popullata palestineze mbetet në qendër të tragjedisë, e rrethuar nga uria, bombardimet dhe vdekja në një konflikt që nuk njeh fund.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?