Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatos Nano feston 70-vjetorin, Rama: Edhe 100 kryetari ynë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fatos Nano feston 70-vjetorin, Rama: Edhe 100 kryetari ynë
AktualitetPolitike

Fatos Nano feston 70-vjetorin, Rama: Edhe 100 kryetari ynë

Published: September 16, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka uruar në mënyrën më të veçantë ish-liderin e së majtës, Fato Nano në 70-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se familja politike e PS-së do të ketë gjithmonë nevojë për këshillat e Nanos.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama.

- Publicitet -

Nano u lind më 16 shtator 1952. Ai e nisi karrierën politike  ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatiste vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua Kryeministër.

Pas dy muajsh ai u detyrua të dorëhiqej.

Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u be problemi kryesor i Shqipërisë post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkak i opozicionit të Nanos ndaj qeverisë së Berishës.

Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet të cilat u zhvilluan në kushte jo normale u fituan nga Partia Socialiste.

Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Në shator të vitit 1998 forcat e policisë së Tropojës vranë në një atentat udhëheqësin e lëvizjes studentore antikomuniste Azem Hajdari. Kjo çoi në një revoltë popullore dhe meqënëse u krye nga një segment i shtetit, e detyroi Fatos Nanon të japë dorëheqjen.

Fatos Nano u gjykua i pafajshëm nga një Gjykate ne Tirane ndaj akuzave per shperdorim detyre dhe korrupsion ne vitin 1999.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet ne qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

Nano kërkoi të zgjidhej si president në 8 korrik 2007 mbas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu, por nuk pati mbështetjen e Ramës.

Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet. Nano mori vetëm 3 vota ndërsa Bamir Topi, kandidati i Partisë Demokratike fitoi 75 vota. Megjithatë Topi nuk fitoi votat e nevojshme për tu zgjedhur president. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit u mbajt më 10 korrik. Parlameti përsëri nuk arriti të zgjidhte presidentin, me Nanon që mori 5 vota dhe Topi 74 vota. Në raundin e tretë më 20 korrik Topi u zgjodh president.

Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucçovës, Tepelenës dhe Sarandës.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ok says:
    September 16, 2022 at 9:08 am

    Pijanec apo pijetar?

    Reply
  • intelektuali says:
    September 16, 2022 at 9:17 am

    FATOS NANO ISHTE DHE DO TE MBETET KRYEMINISTRI HAJDUT I NEXHMIJE HOXHES QE VODHI NDIHMAT ITALIANE PER FEMIJET E VOBEKTE

    dhe:

    Qe ja mbathi i veshur siu grua per ne Maqedoni tek bedelet e tij per te shpetuar koken kur Saliu i beri puc shtetit me banditet e tij dhe ne Shqypni mbeti vetem Presidenti Mejdani me shefin e SHIK Fatos Klosi qe e detyruan Saliun te zbythej perkohesisht, enveristi fanatik Fatos Nano me tú kthyer pas katrahures se Saliut puna e pare qe beri ishte te largonte Presidentin Mejdani duke e zevendesuar me bedelin e tij, Lebelin e bindur Moisiu dhe me pas te largonte nga SHIK edhe Fatos Klosin qe i kishte zbuluar dallaverat me greket ku e kishte futur dashnorja e tij spiune helene dhe per tí shpetuar drejtesise mblodhi parate e vjedhura dhe ja mbathi ne Vjene si te gjithe komunistet e tjere, prandaj edhe te perndjekurit politike i thone ketij hajduti enverist:

    MOS I GEZOFSH DITET QE TE KANE MBETUR O FATOS NANO!

    Dhe mos i beso asnje fjale Edi Rames se i ka pergezimet me gisht ne bythe. Shiko Saje Qorrin dhe Ministrat e tij qe te mos genjehesh nga cuni i Kristaqit si shume te tjere.

    Reply
  • Bota e cudirave says:
    September 16, 2022 at 10:31 am

    O burra futjuni gjithë sa jeni politikës, se në kët pjesë të globit me emrin Arnautistan edhe të paaftit kanë shance për tu bërë kryeministra e madje dhe prasidentë.

    Futjuni me kuc e me mac politikës o pinjollë të regjimit se edhe pa patur më parë një karierë të shkëlqyer e të sukseshme do keni mundësi të kapni majat e pushtetit,

    Nxitoni kokpalarë se ky që po feston sot 70 vjetorin ja u hodhi. Në 91-shin e filloi karrierën – shkruan gazeta – dhe po në 91-shin na zgjidhet kryeministër i qeverisë së tranzicionit. Me pak fjalë, nga hici katapultohet me spond drejt kupolës për t’ju udhëhequr e përshpejtuar proceset e demokracisë në vend. Padyshim me opsionin e rizgjedhjes pas ndarjes copa-copa të PPSH.

    Ky e gëzoftë ditëlindjen, kurse ju mbajni me shkumë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?