Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nano, i burgosuri i fundit politik në Shqipëri”, Rama: Nuk hyjmë dot në BE nëse s’jemi të barabartë para ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Nano, i burgosuri i fundit politik në Shqipëri”, Rama: Nuk hyjmë dot në BE nëse s’jemi të barabartë para ligjit
Lajmi i funditPolitike

“Nano, i burgosuri i fundit politik në Shqipëri”, Rama: Nuk hyjmë dot në BE nëse s’jemi të barabartë para ligjit

Published: March 27, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, theksoi në “SY m’SY”, se beteja më madhore që ka kaluar Shqipëria, është beteja për drejtësi.

Ai shprehu se ky është një moment historik për vendin, ku barazia para ligjit po synohet përmes veprave dhe jo vetëm fjalëve.

“Sot, kemi një moment historik, ku barazia para ligjit synohet me vepra, jo me fjalë. Ky moment ka ardhur si rezultat i kësaj beteje”, tha ai.

- Publicitet -

Sipas tij, shpatën e ndëshkimit, që në një shtet normal duhet ta mbajë drejtësia, e kanë pasur të tjerë në duar për shumë vite, qoftë gjatë periudhës së monarkisë, komunizmit apo dhe demokracisë.

Ai tha se dhe në kohën e demokracisë, shpatën e ndëshkimit e ka pasur kryeministri i asaj kohe, që sipas tij, godiste liderin e opozitës, Fatos Nano.

“Ajo shpatë edhe në kohën e lirisë godiste nga këtu, nga maja e piramidës, kryetarin e opozitës, Fatos Nano, i cili është dhe i burgosuri i fundit politik në Shqipëri”, tha Rama.

Rama theksoi se ky proces është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, por integrimi në BE do të mbetet i mbyllur, nëse nuk arrihet barazia para ligjit.

“Nëse ka një betejë madhore dhe më të vështirë nga të gjitha, e që askush nuk e ka bërë më parë, është beteja për drejtësi. Sot, kemi një moment historik, ku barazia para ligjit synohet me vepra, jo me fjalë. Ky moment ka ardhur si rezultat i kësaj beteje. Qysh prej vitit 1912, kur u shpall pavarësia dhe u krijua shteti ynë, me qeverinë e parë, deri kur u bë reforma në drejtësi, shpatën e ndëshkimit që në një vend normal e ka zonja drejtësi, këtu e kishin në këtë zyrë. E kishin trashëguar nga njëri pas tjetrit nga të parët e kësaj pune, qoftë në monarki, komunizëm, apo demokraci.

Ajo shpatë edhe në kohën e lirisë godiste nga këtu, nga maja e piramidës, kryetarin e opozitës, Fatos Nano, i cili është dhe i burgosuri i fundit politik në Shqipëri.

Nuk është një luftë e shkurtër, por e gjatë. Kthesa është e dukshme, konkrete, dhe është vlerësuar nga Bashkimi Evropian, familja e madhe që ne dëshirojmë t’i bashkohemi, dhe që nuk do të bashkohemi dot nëse nuk jemi të barabartë para ligjit. Kjo është beteja më e madhe dhe historike e Partisë Socialiste që prej vitit 2013, që udhëhiqet nga unë, me vendosmërinë më të madhe. Prandaj, unë këmbëngul që më 11 maj të votoni Partinë Socialiste”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • K R says:
    March 27, 2025 at 8:26 am

    Dmth Veliaj ncuk

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 27, 2025 at 9:15 am

    OK,Z.K.Ministër.Por,prano edhe mendimet tona,Të Socialistëve 1991:
    1.Angazhimi Juaj total për të bërë DREJTËSINË E RE ishte i domosdoshëm,por para kohe.Pasi SPAK,GJKKO,BKH u plotësuar me xhaketat e vjetra të Saliut 92.
    2.Më par duhesh hapur Magjistratura për FILIZA TË RINJ TË PA PLRKYER.
    3.SPAK,PREKURORIA NË TËRSI DUHEJ NË VARTËSI TË QEVERISË QË DREJTON VËNDIN PËR 4 VJET,siç e kan shumë Shtete të Europës Apo Amerikës si: Gjermania,Italia,Inglitera,etj.Tashmë SPAK është kthyer në SHPAT VETËM PËR SOCIALISTËT.
    4.Ndaj,duhet të ndryshoi LUGJI i vartësisë së institucioneve të drejtësisë,ku SPAK nuk dihet ku jep llogari,kur Ai përgjon edhe GJK.!
    5.Drejtësia e plepave 92 nuk mundet të dali kundër Non Gratës që i bëri me shkollë të lartë me dhiplloma plagjiaturë,I bëri sheik me prona e $,Që 85 % e tyre nuk ju SEKUESTRUA PASURIA ! Të ventinguarit po presin Sb ti kthei në detyrat që patën.
    6.KLP,KLGJ jan 2 institucione Koti për të marr rrogën,Ku Ministrit e Drejtësisë,E brëndshme,ILD e SHIK janë jashtë loje.!
    7.Duhet të krijohet një GJYKATË SPECIALE PËR SEKUESTRO TË PASURISË TË VIPAVE NGA 1992,DUKE KALUAR NË SITË PASURINË KOMBËTARE TË 45 VITEVE SOCIALIZMË & TË 34 VITEVE BABILONI TË DREJTUARA NGA TIRANIA BERISHISTE..për të cilën u shpall Non Grata.!
    8.Non Grata nuk është BUF KËNETE,POR HIEN QË KËRKON GJAK..EDHE KOKËN TËNDE QË TË CILSON ARMIK QË NGA 21 JANARI 2011.!
    9.Nëse SPAK,GJKKO nuk ndëshkon Gërdecin,21 Janarin..është e kotë të EKZUSTOI.
    10.Për këto 2 ngjarje me 28 të vrarë me VKM Qeverie e urdhër-Vrasje do HYJNË NË HISTORI SPAK+GJKKO..POR EDHE KRYEMINISTRI,PARTIA NË PUSHTET.
    11.Populli nuk do vetëm BUKË,UJI..POR MË PARË DREJTËSI,TË VËRTETËN..!
    ●Ndaj Non Grata deklaron: “..Midis të vërtetës & NËNËS-Zgjedh të vërtetën..”.!
    FLM

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 27, 2025 at 9:18 am

    OK,Z.K.Ministër.Por,prano edhe mendimet tona,Të Socialistëve 1991:
    1.Angazhimi Juaj total për të bërë DREJTËSINË E RE ishte i domosdoshëm,por para kohe.Pasi SPAK,GJKKO,BKH u plotësuar me xhaketat e vjetra të Saliut 92.
    2.Më par duhesh hapur Magjistratura për FILIZA TË RINJ TË PA PLRKYER.
    3.SPAK,PREKURORIA NË TËRSI DUHEJ NË VARTËSI TË QEVERISË QË DREJTON VËNDIN PËR 4 VJET,siç e kan shumë Shtete të Europës Apo Amerikës si: Gjermania,Italia,Inglitera,etj.Tashmë SPAK është kthyer në SHPAT VETËM PËR SOCIALISTËT.
    4.Ndaj,duhet të ndryshoi LIGJI i vartësisë së institucioneve të drejtësisë,ku SPAK nuk dihet ku jep llogari,kur Ai përgjon edhe GJK.!
    5.Drejtësia e plepave 92 nuk mundet të dali kundër Non Gratës që i bëri me shkollë të lartë me dhiplloma plagjiaturë,I bëri sheik me prona e $,Që 85 % e tyre nuk ju SEKUESTRUA PASURIA ! Të ventinguarit po presin Sb ti kthei në detyrat që patën.
    6.KLP,KLGJ jan 2 institucione Koti për të marr rrogën,Ku Ministrit e Drejtësisë,E brëndshme,ILD e SHIK janë jashtë loje.!
    7.Duhet të krijohet një GJYKATË SPECIALE PËR SEKUESTRO TË PASURISË TË VIPAVE NGA 1992,DUKE KALUAR NË SITË PASURINË KOMBËTARE TË 45 VITEVE SOCIALIZMË & TË 34 VITEVE BABILONI TË DREJTUARA NGA TIRANIA BERISHISTE..për të cilën u shpall Non Grata.!
    8.Non Grata nuk është BUF KËNETE,POR HIEN QË KËRKON GJAK..EDHE KOKËN TËNDE QË TË CILSON ARMIK QË NGA 21 JANARI 2011.!
    9.Nëse SPAK,GJKKO nuk ndëshkon Gërdecin,21 Janarin..është e kotë të EKZISTOI.
    10.Për këto 2 ngjarje me 28 të vrarë me VKM Qeverie e urdhër-Vrasje do HYJNË NË HISTORI SPAK+GJKKO..POR EDHE KRYEMINISTRI,PARTIA NË PUSHTET.
    11.Populli nuk do vetëm BUKË,UJI..POR MË PARË DREJTËSI,TË VËRTETËN..!
    ●Ndaj Non Grata deklaron: “..Midis të vërtetës & NËNËS-Zgjedh të vërtetën..”.!
    FLM

    Reply
  • Phoenix says:
    March 27, 2025 at 9:33 am

    E thote me ironi pushti, sepse e di qe po paten sukses me tirranine qe po pergatisin, per gjithe njerezimin, do jene te gjithe burgosur politike ne gulagun Dixhital nepermjet teknologjise. Ndryshimi eshte, se do jene te burgosur pa gardhe ne qiell te hapur nepermjet survejimit 27 me 7, kufizimit te levizjeve ne zona te paracaktuara, kontrollit te parase elektronike, pikeve sociale ( Biografise ) nepermjet integrimit individual biometrik te identitetit, ne kompjutera qendrore Globale. Po nuk u zguan njerezit, mjere ne dhe femijet tane.

    Reply
  • Nuk janë njësoj para ligjit! says:
    March 27, 2025 at 10:36 am

    E kuptojmë që po bëni propagandë që të votoheni dhe në fakt ju duhet të votoheni, sepse jeni më i mirë se sa Berisha. Por, mos thuaj se Drejtësia në Shqipëri zbaton ligjin njësoj për të gjithë, sepse nuk është e vërtetë. Problemet me Drejtësinë janë të shumta, ku më kryesoret janë selektiviteti dhe profesionaliteti juridik, duke dhënë vendime të padrejta.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 27, 2025 at 10:43 am

    Jo mor zotri te fundit si te burgosur politik ishte orkestra qe kendoi para spak
    “RA FAJA PREJ FIKU”
    ndersa ata qe lane vendin e punes dhe bllokuan spak duke i bere presion moren dekorata
    Propaganda jote prej pabuksi vlen vetem per patronazhistet
    Meqe ra fjala i keni leshuar te shkretet apo jan akoma mbrenda?

    Saliu eshte njesia matese
    TI JE SOT SALIU I TURNIT

    Reply
  • MH says:
    March 27, 2025 at 10:54 am

    Kapterr Lalaj ti nuk je socialisti i 1991 por Kapterr i epokes socializmit e ashtu i tille do shkosh ne Esfel te Gomaricave se bishti i qenit bisht qeni mbetet.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    March 27, 2025 at 11:48 am

    @ Phoenix, mire e sheh te keqen. Kerkon te zgjohen njerzit, por kujt I thua. Sot kontrollova te gjithe faqet e para te gazetave, dhe vetem Gazeta Dita pasqyronte perplasjen me policine te banoreve te fshatit Rrjoll. Vura duart ne koke. Heshtja e shtypit, te cilit nuk i shpetojne lajmet me te rendomta e pa asnje interes per shoqerine, do te thote qe jane palë me oligarket. Nuk them se kane apo jo te drejte banoret me ata tapite e v. 96,97, ama para se tu zaptosh token, duan nje pergjigje ligjore.
    Po shoh nje vijimesi te qysh dites te pare demokracise, por me nje ndryshim: Ne vitet ’90, ishin te fortet e lagjeve dhe katundeve qe zaptonin prona, shteti mbyllte syte. Tani jane oligarket qe zaptojne prona private e publike, ndersa shtetin e kane “pushke ne krahe” ne sherbim te tyre. Dhe Rama flet per barazi para ligjit.

    Reply
    • Phoenix says:
      March 27, 2025 at 12:03 pm

      Media eshte komplet e shitur o Mik. E keqja shkon shume thelle ketu, sepse ata te gjithe pjese te nje klubi jane, klubi i te shiturve. Por e rendesishme eshte qe njerezit te ndergjegjesohen dhe te kuptojne se me c’fare kane te bejne ketu. Pa pjesmarrjen e njerezve dhe shumices, sistemi dhe planet e tyre shkermoqen. Njerezit duhet ta dine dhe te informohen. Perplasjet dhe violenca nuk jane zgjidhje, sepse keto lloj situatash gjithmone infiltrohen, drejtohen dhe tradhetohen nga vete ata. Duhet te perdorim taktikat qe ata perdorin kunder nesh. Zgjidhja eshte te dish planet e tyre, dhe te veprosh individualisht dhe masivisht kunder tyre, me qetesi dhe dashuri si thote dhe ai kokelopa e Skraparit. Pa pjesmarjen e shumices ne planet e tyre diabolike, asgje nuk behet. Ata jane te pafuqishem, fuqine marrin thjesht, vetem nga konsensusi injoranca dhe frika e shumices. I ke degjuar kur thone me ironi e tallje ” Jeni ju, pa jemi ne “. Aty kane te drejte.

      Reply
  • Zgjohuni, një fëmijë që qanë rritet, një popull që hesht vdes says:
    March 27, 2025 at 12:14 pm

    Nano jo politikani i fundit që u dënua, por politiqënëri ndër politikënërit kusar që u dëmshpërbly për grabitjet që bëri.
    O tyc, ishin këto palovendime e supërkorrupsione që detyruan BE dhe USA të kërkonin pastrimin e pushtetit të DREJTËSIS që ishte binjakëzuar me botën e krimit e t’korrupsionit në ditë e vite deri më sot.
    Loja me berishajt, metajt, veliajt, apo beqajt me shokë e shoqe, flasin qart që në pushtetin e DREJTËSIS vazhdon të vegjetojnë jashtëqitjet njerëzore. Dhe kjo s’don as mënd e as kalem kur shikon se si zvarriten hetimet e ndëshkimet e pushtetarëve të parë e denoncuara me zë, figur e dëshmi të gjalla, sa medjatike aq dhe njerëzore.
    Mjaft më të bërit avokatin e djallit o tyc, se quhet bashkfajësi.

    Reply
  • ILIR says:
    March 27, 2025 at 12:24 pm

    Kjo eshte genjeshter.Per mua Nano ishte nje i denuar ordiner,sic ishte dhe ordiner ne jete.Ai shiti partine per para.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 27, 2025 at 3:49 pm

    Kjo eshte nje genjeshter enveriste, sepse Fatos Nano nuk ka qene kurre nje i burgosur politik.

    FATOS NANO GRABITI FLORIRIN E RUBIKUT ME HAKI TOSKEN DHE E DEPOZITOI NE ZVICER PER LLOGARIT TE FAMILJEVE HOXHA, KAPO DHE ALIA

    kurse:

    Sali Berisha megjithe se kishte ne tavoline dokumentat origjinale nga Zvicra preferoi ta raste ne burg pijanecin dhe kumarxhiun e Nexhmijes vete per vjedhjen amorale qe i beri ndihmave italiane per femijet e vobekte, pak a shume sic e akuzon SPAKU per ca kafe te Partizani ate vete,

    prandaj:

    Edi Rama cirret e bertet:

    Me votoni mua dhe Partine Socialiste qe t’u vjedh si Fatos Nano dhe t’u le pa breke me inceneratoret, me portin e Durresit, me kompanite 5D, me sterilizimin e cunit te Hamit Beqes dhe me lukunine e mbeses se Beqir Ballukut se kam SPAK qe me ngroh kurrizin dhe kur te vije casti i duhur do t’ju them ADIO! o popull budalla qe di vetem te mbytet ne Otranto dhe do t’ja mbath ne Vjene, te Opera e Mozartit duke j’u treguar gishtin e mesit si Fatos Nano para meje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. titi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Keta jemi ky eshte niveli on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?