Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
Kryesoreopinion

A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Published: October 14, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Ngjarjet e rënda gjatë protestës së djeshne në kryeqytet e kanë tendosur edhe më tej një situatë sociale mjaft të ngarkuar. Përplasjet e ashpra lanë pas të lënduar nga të gjitha palët, përfshirë protestues, punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe gazetarë e punonjës të medias.

​Në çdo shoqëri demokratike, dhuna, nga cilido krah që vjen, mbetet e dënueshme dhe e papranueshme. Por trazirat e mbrëmshme në kryeqytet nxorën në pah një sërë problematikash që lidhen si me menaxhimin e protestave, ashtu edhe me rrënjët e kësaj revolte që ka marrë tashmë përmasa të tjera.

- Publicitet -

E drejta për të protestuar është një e drejtë fondamentale kushtetuese që duhet garantuar. Kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të legjitimuar dhunën ndaj uniformave të policisë, punonjësve të medias apo qytetarëve të tjerë. Por, reagimi i forcave të rendit ka qenë i papranueshëm. Pamë dje pamje shumë të rënda. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë detyrimin ligjor të respektojnë rreptësisht parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, duke shmangur hapat që përshkallëzojnë më tej dhunën.

Situata do të bëhet e pakontrollueshme nëse që sot nuk ka një hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur për të gjitha incidentet, me fokus të veçantë te përdorimi i tepruar i forcës nga ana e policisë. Mbetet kërkesë emergjente respektimi i plotë i të drejtave  proceduriale dhe njerëzore për të gjithë personat e shoqëruar apo të ndaluar në komisariate.

​Ky përshkallëzim nuk erdhi në teren të zbrazët. Ai është rrjedhojë e një klime tensioni të akumuluar prej katër muajsh, gjatë të cilëve pakënaqësia qytetare është përballur me arrogancën, talljen dhe shurdhërinë e pushtetit. Në vend të reflektimit, dëgjimit të shqetësimeve të protestuesve, në veçanti kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me një sjellje sfiduese, zhvlerësuese, plot diversione dhe totalisht të cekët e të papërgjegjshne.

Prej ditëve të para, si nga qytetarët ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar e organizatat mjedisore, është kërkuar me ngulm pezullimi i lejeve të ndërtimit dhe kthimi mbrapsht i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura. Përgjigja e kryeministrit ka qenë një seri mashtrimesh publike dhe vijimi me kokëfortësi fyese i lejeve në vlim të protestave.

​Kjo strategji e faktit të kryer u shfaq hapur ndaj Zvërnecit dhe Sazanit. Me formulën “do të bëhen se s’bën”, Rama nuk ka hezituar të sfidojë jo vetëm protestuesit e banorët lokalë, por edhe vetë frymën e ligjit, duke u garantuar një grushti privatësh se vullneti i tij personal peshon më shumë se zëri dhe protesta e mijëra qytetarëve.

Të njëjtën frymë përçmuese e pamë edhe gjatë protestave masive kundër reformës territoriale. Ankesat e komuniteteve lokale, humbja e përfaqësimit dhe paralajmërimet për centralizim ekstrem të pushtetit u fshinë nga tavolina me një të rënë të lapsit dhe me dhunën e kartonave parlamentarë.

Qytetarët kanë qenë në shesh për të mbrojtur territorin, pronën, të drejtën e tyre për vendimmarrje. T’i relativizosh, t’i politizosh apo t’i anatemosh ata me tallje të vazhdueshme është mungesë e thellë e përgjegjshmërisë politike, por edhe e ndjeshmërisë njerëzore.

Përçmimi “nga lart” dhe refuzimi i përsëritur për të reflektuar e kanë çuar tashmë situatën në pikën e vet më të nxehtë. Dyert e dialogut janë mbyllur me arrogancë. Sovraniteti i territorit është tjetërsuar pa pyetur asnjë banor. Rrugët e Tiranës janë shndërruar në shesh përplasjeje.

Çfarë do ndodhë nesër? Kryeministri pandeh se do tia dalë me forcë kësaj që krjoi me arrogancë?

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
36 Comments
  • Zgalem says:
    October 13, 2026 at 11:27 pm

    Sido kudo , sot ndoqa zhvillimin e analizes se protestes “Studentore ” . Fatkeqesisht e ndoqa ne emisionin gazetaresk “Triallog ” , Rralle e kam ndjekur kete emision , por sot durova te degjoja analizat e Prencit, Moderatores dhe dhe gazetarit L. VANGJELI . Te tre keta analiste u munduan te gjejne arsye , qe protestusit te perdorin dhune . Analistin tjeter nuk e njof me emer , vecse eshte gazetar i pjekur dhe me baze te thuket analize . Eshte per te lavderuar , ky gazetar , qe ne shumicen e rrasteve bombardohet me “arsyet e mos arsyes ” , qe mundohen tre bashkebizedusit , qe mbrojne dhunen e protesttusve . C’mund t e presesh nga dhuna studentore e te tera niveleve . Po kur atrsyetohet : “Kudo ka protesta te dhunshme “. Tek ne s’duhet te kete se kemi dale nga nga dy diktatura . Urrejme jo vetem dhunen , por dhe ata , qe gjejne arguementa , per terapine e dhunes . Organazita e gazetarve , duhet t’i nxjerri jasht ligjit keto lloj muhabete , qe quhen Triallog . Mendoj se dhe qendrimi foshnjor i policise , duhet te denohet . E pate reagimin e policise franceze ? Nuk i bie nder mend njeriu per dhune . Ku na shpie mushka me dhunen “Studentore “. Zgalem

    Reply
  • demo says:
    October 13, 2026 at 11:31 pm

    Kjo Proteste nuk shuhet me batuta. Megallomani i sfidoi shqiptaret nga Brukseli me hapje mbyllje kapitujsh.
    Sot studentet te hapen nje kapitull,qe nuk kalohet me batuta.Pasqyra do te thyhet kokes.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 14, 2026 at 2:22 am

    Jo fondamentale, o Migena, themelore.
    Te tjerat vazhdoji vete

    Reply
  • Mentori says:
    October 14, 2026 at 4:23 am

    Edi Rama po bëhet i ngjashëm me Sali Berishën në vitin 1997.nëse Berisha. bëri firmat piramidale(me paranë dhe ligjin 7501 që janë ai piramida me pronat (tokën në gjithësi,si dhe hidrocentralet, si dhe çdo ndërmarrje e fabrikë dhe pajisjet e ushtrisë për interesat personale të pushtetit. RA
    Rama e pasoi me mashtrime, propagandë boshe, me fasadën si prioritete, vazhdoi më pas me përçmim, tallje dhe indiferencë me gjithë problemet e pronave që nga protesta e Durrsakëve me vite në lidhje me pronat pranë amfiteatrit, protesta e Rrjollit dhe më pas e Vërnecit si dhe problemet e vështirësive të thelluara ekonomike të një pjese (75%)të qytetarëve. Me të gjithë këtë arrogancë do të ishte e pamundur vazhdimësia e drejtimit të pushtetit duke mos përmendur këtu dënimet penale të administratës të lartë shtetërore që s’kanë të sosur.
    Tashmë Kryeministër je katandisur si mos më keq, qytetarët të urrejnë(i shkele me këmbë) tani na vjen keq për vendin, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë.
    Shqipërinë e nxorrët në treg shitje, si plaçkë tregu, shkelët mbi gjakun e dëshmorëve(muzet e katandisur) si ai i Durrësit dhe gjakun e popullit në ndërtimin e vendit e kthyet në pasuri bandash.
    Të erdhi fundi, do të mbeteni në historinë shqiptare (ju dhe Sali Berisha)
    si shqiptar sundues dhe shtypës të popullit. Ky ishte fundi i turpshëm i juaj dhe fati i dhimbshëm i Shqipërisë.

    Reply
    • Aleks says:
      October 15, 2026 at 6:31 am

      A ëshrë shqiptarë Rama?Askush nuk më bindë se ai është shqiptar.Një element të vetëm të shqiptarizmës te ai nuk e gjenë.

      Reply
  • Genti says:
    October 14, 2026 at 4:38 am

    Artikull me vler dhe i drejt. Ramaa po’ i ben gropen vetes se popullit jà Ka ber me koh

    Reply
    • Vete iliri jam says:
      October 15, 2026 at 8:02 am

      Hidhni nje Sy PORTETIT TE CDO DEPUTETI MAJTAS DHE DJATHTAS DHE SHTROJ NJE PYETJE TE THJESHTE:A DUKEN TE NEVERITSHEM?UNE THEM SE PO.PRA I KA “PLAKUR”KOHA NE POLITIKE,DUKE U KTHYER NE PROMOTORE TE REGRESIT DUKE U KTHYER ME PLOT GOJEN NE KAPACITETE URAGANE TE SE KEQES.DUKE KRIJUAR NJE FORMAT TE PERBASHKET UNISON NE MES OPOZITES DHE PUSHTETIT QE VETEM KREMATORIUMI MUND TI ASGJEDOJE.PRA E THENE TROC JANE SHNDERRUAR NE QENIE TE NEVERETIESHME ,TE PA VLERE DHE DHUME TE VONUAR PER TU LARGUAR.KANE KRIJUAR AQ PLAGE SAQE DUHEN DEKADA PER TE TIKUPEFUAR DHE MINIMALISHT TE VIJNE NE NIVELIN E PARLAMENTIT ELITARE TE VITEVE 1990.TE VETEZHDUKEN DHE MUNDESISHT NGA SYTEKEMBET PA GJURME DHE PA U VONUAR!

      Reply
  • demo says:
    October 14, 2026 at 4:58 am

    Jane thene te gjitha..Ka mbetur vetem kjo.Dhuna,.Kryeministri,Grupi Parlamentar.KPD,KP|K,cfare quhet ai komiteti qendror i Partise ketyre hajduteve,,as pa as degjoi,por vazhduan te vjedhin edhe me shume.Vjedhin rruge,tunele,tendera,qe shkojne 4 deri 10 fish te rrugeve me cilesi te larte te Gjermanise,Frances,.Vjedhin Toka,pyje Laguna ne Bregdet per tja falur te huajve hajdute,oligarkeve hajdute.Nuk lane sikur nje lulishte ne Tirane,.Cfare e mban mos betonoje edhe bulevardin?
    Mjaft thote populli.Edi Rama thote jo do vazhdoj te vjedh,se keshtu dua une,Vjedhja e lulishteve,parqeve,me beton quhet Zhvillim.ATEHERE LUFTE! Lufta kunder Hajdutit te Atdheut filloi.Sot me gure e me veze,neser me arme.Kush te jete me i forte.E provoi Berisha ne 97,dolli i humbur.

    Reply
  • Tironsi says:
    October 14, 2026 at 5:50 am

    Vertet e keni ju znj.Autore dhe gazeta Dita?
    Ata te rruga e durresit jane protestues legjitime?
    Ata qe djegin bashkine dhe ndezin zjarr ne mes te rruges? Ku ishte ideja e mbrojtjes se territorit, prones apo ku di une se cfare, ne ate rremuje dje?
    Edi Rama duhet te kishte ikur me kohe.
    Ndersa ky shkrim mund te jete cdo gje, por lidhje me realitetin as qe ka fare.
    Nuk e di kishit ndonje gazetar ne terren apo i keni marre lajmet nga Shqiptarja apo Balkanweb.
    Keqardhje per autoren dhe ju si gazete!

    Reply
    • K R says:
      October 14, 2026 at 6:46 am

      Ik ëre teveqel
      Ca thot shkrimi ca thu ti
      Gamor

      Reply
  • Anonymous says:
    October 14, 2026 at 6:19 am

    Po te ishe ti te te vinte kush te “shtepia” jote e te te thoshte dil jashte
    A do dilje.!?
    Do ta pyesje kush je dhe pse.!?
    A ta te thone dil dhe ik se pastaj flasim
    A do dilje.!?
    Une me ndoj se nuk do dilje dhe do rezistoje packa se dhe ti ke prnleme sepse frmijet nuk te degjojne zihesh me burrin etj
    Cdo perpjekje e dhunshme quhet perdhunim e ne kete rast po perdhunohet shteti dhe cdo justifim dhune mbjell anarki

    Reply
    • Zeka says:
      October 14, 2026 at 6:52 am

      Cili shtet?
      Shtet i hajdutve?
      Vilave n bregdet?
      Kullave te droges?
      Rinisë qe iken dhe zevendesohet me aziatik?
      Ktij sumaxhiut te surrelit qe u thot fmijve tane sorra e korba?
      Ptu

      Reply
    • Ytt patronazhist muti says:
      October 14, 2026 at 7:21 am

      Ik mor mut, plere me syte e mendjen ne byth

      Reply
    • Emri says:
      October 14, 2026 at 9:18 am

      Ketu eshte problemi, qe nuk e ka shtetin te vetin. Nuk qendron krahasimi me shtepine. Po kete s’kuptoni ju adhuruesit e Rames. Civilizohu.

      Reply
  • Lumi Vlorës says:
    October 14, 2026 at 6:20 am

    Pisi Surelit
    Klloun me poture

    Reply
  • Prind says:
    October 14, 2026 at 6:20 am

    Esht e vertet qe ka vdekur nje 16 vjecar?

    Reply
    • Ceni says:
      October 14, 2026 at 3:35 pm

      Ka vdekur jotëmë, se 16 vjeçar nuk ka vdekur .

      Reply
  • Limitet tona... says:
    October 14, 2026 at 6:42 am

    Deludente…… Ka muaj e muaj, mos te them vite qe banda e Saliut djegin cdo te shtune cfare te gjejne perpara,… pervetesuan me marifet flamingot, e katandisen ate proteste te ligjshme ne nje banalitet me njeres qesharake, te paedukuar, kafshe, egersira, qe lincojne njerezit pse nuk e mendojne si ata, etj etj etj. Dhe die arriten te marin ne dore nje proteste qe duhet te kishte thjesht kerkesat e saj nga ana e nje grupi studentesh, te drejta apo te diskutueshme qofshin, dhe e kthyen ate ne nje barbarizem pa kuptim kunder qytetit, prones dhe kunder shtetit. Cdo gje mund te ishin ata te maskuar por jo studente,…….. Do te kishte shume per te treguar per ate turp qe e pame te gjithe. “Bravo ” per interpretimin e ketij barbarizmi te njohur ne 35 vjetet e fundit,, “asgje e re nga fronti kafsherise”, do te thoshte dikush para 100 vjetesh. Mendoj se po zhgenjeni shume njeres me mend ne koke kohet e fundit… Nje ligj qe mund te te duket i pa drejte nuk ndryshohet me dhune, me zorr sepse dua une, por me protesta te civilizuara, ne parlament, si ne gjithe boten demokratike qe duam te bejme pjese, dhe kur nje qeveri nuk degjon “popullin”, denohet nga votuesi rradhes. Mendoj se populli shqiptar ka ditur te votoje me urtesi gjithemone (pavaresisht thirjeve “i vodhi, i vodhi” te barbareve qe kemi mes nesh),,,, dhe heren tjeter, do te dije te denoje Ramen per mekatet e tij, si dhe barbaret do te zhduken nga harta elektorale….. Por…. Rama nuk iken se nuk i pelqen dikujt, ate e vendos, pikerisht, populli.

    Reply
    • Skypion says:
      October 14, 2026 at 6:56 am

      Po c rendesi ka jan student a sjan student o derëzi
      Rinia qe proteston e kush do i bashkohet
      Perfshir qent e Saliut qe i fut Rami bytha aty per t genjyer naivët si ty

      Reply
  • Poshte patronazhistet si anonymous says:
    October 14, 2026 at 6:54 am

    Ku ta kesh ti anonymous, vemje e ndyre patronazhist!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 14, 2026 at 7:43 am

    VO:
    -Po e lexoj shpesh këtë OPOZITAREN KUNDËR QEVERISË.Është e drejtë e saj të shfrytëzoi DITËN,QË TANIMË NUK ËSHTË MË DITË.!
    -Protesta e dieshme nuk ishte SHQIPËTARE,POR E BANDAVE ISIS TË FINANCUARA NGA SALISËRBI BISTURIA 79,E TRASPORTUAR NGA SËRBIA,KOSOVA,GREKU,BOTA EDHE KUNDËR AMERIKËS.!?
    ..PASI U BË NË KOHËN KUR SHQIPTARIA PO KËRKON NXJERJEN NGA BURGU-HAGË TË U/UÇK..
    ..KUR QEVERIA ISHTE NË BE PËR KALITUJT NË BE..
    -ATY NUK KISHTE STUDENT,POR HULIGAN TË PAGUAR,NDRYSHE NUK DO ISHIN TË MASKUSR..
    ..POLICIA U DËMTUA MË SHUMË,DHE I DUROI SHUMË..
    -NUK MUNDET TI DORZOHET PUSHTETI DHËNDRRIT TË SËRBISË QË KA DJEGUR VËNDIN 100 HERË ME MBI 22.000 TË VRARË DHE 500 MILD.$ SHKATRRIME..
    ..NDËRSA PROTESTUESIT JAN PA KOKË E PROGRAM..MBUSHUR ME AVENTURIER DHE FËMIJ TË DROGUAR..
    ..KUR RAMA QË NË FILLIM I FTOI NË BALLAFAQIM DHE NUK KAN DASHU SE PRAPA TYRE ËSHTË NON GRATA QË NUK E DO 80 % POPULLIT,SHBA,BE,ANGLIA..PËRVEÇ PPE TË TIPIT BELERI.!
    – Sazani dhe Zvërneci ishin preteksi,ndërsa po del se KUZHNERI AMERIKAN NUK I KA BLER TOKAT NGA QEVERIA,POR PRIVATI SALIUT-ARTUR SHEHU,SOT NË AMERIKË..!
    – PLANI SALIUT ..PËR PUSHTET “O SOT O KURRË..DO TË DËSHTOI PËRSËRI,PASI NUK KA MË SI NË 2005 QË MË PAS KRIMINELI BËRI HIROSHIMËN E GËRDECIT 2008 DHE VRASJEN SHTERORE 21 JANAR 2011 TË PA HETUAR E GJYKUAR NGA DREJTËSIA E TIJ 92 E DEGJENERUAR NË KORRUPSION SEKSION I PD DHE SPECIALES KOSOVË(HAGË)..PËR ELEMINIMIN E KUNDËRDHTARVE.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • Hana says:
      October 14, 2026 at 12:32 pm

      Doli ky teveqeli
      Mos punon gje roje te vilat e Ballukut ti o ditëzi?

      Reply
  • Artan says:
    October 14, 2026 at 7:56 am

    Pse harron ka vesh A ne mes, o KAR-i?

    Reply
  • Ana says:
    October 14, 2026 at 7:57 am

    Asnje fjale nuk i kundershton dot ketij komenti.
    Krenare qe Migenen e kemi durrsake

    Reply
  • edhe uji qelbet duke ndenjur says:
    October 14, 2026 at 9:01 am

    Edi Kristaq Rama ne pushtet nga 1998 si Minister Kulture, pastaj Kryetar Bashkie Tirane e nga 2013 kryeminister – plot 28 vjet. Edhe mjalte e qumesht te kishte shperndare falas keto vite e do ishte bere bajat jo me qe ka instaluar nje pushtet qe brenda vendit esjhte aq i korruptuar hajdut e harbut sa eshte servil, bythlepires e teveqel jashte kufinjve.
    Edi Rama eshte i ster-konsumuar e nuk ka asnje mundesi me te arnoje e qendroje ne rrena e mbi rrena nderkohe qe Shqiperia po pergjysmohet nga shpopullimi.

    Reply
  • abdiaga says:
    October 14, 2026 at 9:08 am

    O xha Temeee!Jo zgalem te behesh ti,por edhe korb i zi,prape Ethem Lala mbetesh! Je kamufluar,por ke lene hunden jashtee!

    Reply
  • ANA says:
    October 14, 2026 at 9:27 am

    Shoqeria eshte padyshim e lodhur nga politikanet e shurdher;por kur ke te drejten ne anen tende,dhuna eshte e panevojshme-vecanerisht per studentet,qe perfaqesojne segmentin me dinamik dhe premtues te shoqerise,ata jane shtylla e te nesermes.Dhuna eshte nje shperthim zemerimi,por jo zgjidhja;prandaj duhen gjetur menyra me efektive dhe paqesore per plotesimin e kerkesave te tyre.Imitimi i dhunes se protestave te Parisit nuk i pershtatet situates sone;ketu,dhuna eshte produkt i lidhur me figuren me famekeqe dhe te urryer ne vend-drejtuesin e opozites-dhe e kemi paguar rende.Kjo eshte arsyeja pse perqafuam protesten paqesore dhe demokratike te bulevardit,qe do te hyje ne histori.Sa i perket kryeministrit ,arroganca nuk do ta ndihmoje;te jesh kunder te drejtave te popullit eshte si te godasesh murin me koke.Ai e di dhe duhet te reagoje,ose te bej ndryshimet qe kerkon shoqeria dhe me pas te shpall zgjedhjet,ose t’ia besoje postin nje figure te besuar gjeresisht,e cila do jete e afte te bashkoje shoqerine.

    Reply
  • Murlan Myrtaj says:
    October 14, 2026 at 9:35 am

    znj. Migena per arrogancen dhe prepotencen politike te “sundimtareve” dhe pushtetareve, çdo kater vite mbahen zgjedhjet parlamentare ku shume lehte mund te permbyset edhe pushteti i Rames. Shqiptaret doemos duhet te largohen nga mendesia e ardhjes ne pushtet me dhune, asesi dhe askush nuk guxon ta shkatrroje Shqiperine per ta marr pushtetin.
    Pse kjo urgjence……..!?
    Kush e deshiron kete ….!?
    Per ku jane nisur Shqiptaret e pakenaqur me keto veprime …..!?
    E çuditshme si Shqiptaret nuk mund te presin 1460 dite per ta marr pushtetin !?
    Trishtuese, e dhimbshme, e tmerrshme !

    Reply
  • info analitike says:
    October 14, 2026 at 9:54 am

    Me sa po duket tashme, ketu ka nje perplasje bandash qe duan te shqyejne placken Shqiperi nepermjet pushtetit. Kjo duket nga arrestimet e bera, reagimet e Ballukut etj. Ku kalohen mesazhe e komunikime te tipit mafjoz qe vetem ai qe eshte ne brendi te disa situatave te pushtetit i kupton. Dhe keto protesta duhen pare ne kete aspekt. Ka shume investim e organizim pas tyre.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    October 14, 2026 at 10:30 am

    Ky pushtet Rama i diskretituar e degjeneruar me 2 zevendeskryeministra rrjesht te akuzuar per korrupsion, me Kryebashkiakun ne burg per korrupsion, me ministra neper dyer gjykatash te paditur per korrupsion e ne maje te ketij plehu korruptiv nje Rame lakuriq tashme ne syte e opinionit nuk mund ta shtyje me tej me zhgerrytje e zvarritje qendrimin ne pushtet se eshte nje kufome qe duhet varrosur se ndryshe do vazhdoje te qelbe vendin me zullume.

    Reply
  • Mira says:
    October 14, 2026 at 10:35 am

    Urime Migena
    Mreti me poture po korr atë që mbolli

    Reply
  • Precizim says:
    October 14, 2026 at 12:36 pm

    Nuk na ka mbetur me asgje per te thene per Edi Ramen dhe qeverisjen e tij. I kemi konsumuar te gjitha epitetet. Zullumet e pa fund. Drejtimi arrogant e i paditur. Administrate e shkaterruar, e kthyer totalisht ne perfituese, vjedhese, do te thoja xhepiste. Qeveri e kthyer ne autoshkolle idiotesh per te marre diplomen e ministerllekut. Tani nuk di asnje emer ne Qeverine Rama njezet e ca…Smbahet mend sesa qeveri ka nderuar.
    Fillojme me bulevardin. Njeqint e kusur dite. As kembe e as koke. Kendojne nje kenge te dhjere. Raaammaaa jeeppee doorrhheqjen etj. Qeni leh, e ujku pirdh. Grupime qe rrihen brendaperbrenda. Ja u dha doreheqja.. Do marrin pjese keta ne zhvillimet politike? Do krijojne parti? Levizje? Do votohen neser? Demokracia funksionon me votim. Votuesit duan te dine kush jane keta, çperfajsojne, e plot pyetje te kesaj natyre. Jo po prit te vine studentet.
    Erdhen studentet. Prape asnje deklrate, asnje grup organizator.
    Protesta studentore pa studente. Jo pa qellim u zgjodh Ministria e Arsimit. Studentet nuk jane kaq te manipulueshem qe te dalin pa arsye. Duhet te gjejme nje kazus. Dhe dhuna e djeshme sherbeu si karburant per te ndezur motoret studentore. Sot mund te dalin vertet studentet, mund te lene shkollat gjimnazet etj. Por protesta e djeshme la nje shije shume te hidhur. Beri efektin e kundert tek qytetaret te cilet duan rend e siguri. Duan qe protestat te jene paqesore. Dhe ka me qindra forma e menyra paqesore per te permbysur nje qeveri te korruptuar.
    Protesta e djeshme, u vodh nga salinjte. Impotenca e opozites per te marre pozicionin e vertete opozitar, eshte e dukshme. Saliu nga njera ane eshte futur ne marreveshje me Edi Ramen, nga ana tjeter enderron edhe njehere pushtetin.
    Detashmemntet e Saliut dje dogjen Tiranen. Te shpresojme qe nuk do te vazhdojne ta djegin sot.

    Reply
  • Anonymous says:
    October 14, 2026 at 1:09 pm

    MEQE NUK PO SHKRUAN IDEOLOGU TARIFA, SITUATEN E KA MARRE NE DORE MIGENA , ME SOFIZMA 24 KARATSHE, TE CILES I UROJ TE HAJE NDONJE GUR A HU KOKES NGA PROTESTUESIT QE DEL E I MBRON PA PIKE REALIZMI, PASTAJ TE SHOHIM SI DO FLASE

    Reply
  • demo says:
    October 14, 2026 at 1:17 pm

    Kjo nuk eshte si hera tjera.Filloi ne Ministrine e Arsimit,Do perfundoje ne Kryeministri.

    Reply
  • Elsa says:
    October 14, 2026 at 3:41 pm

    Ju te gjithe gazetare e analistë duhet te denoni shkaterrimin dhe djegien e prones publike dhe private, mos i fryni me shume zjarrit se ne fund faturën do e paguajmë ne taksapaguesit .

    Reply
  • ATSH says:
    October 14, 2026 at 9:44 pm

    Si ka mundesi qe autorja ka harruar te vendos ne shkrim fjalet magjike te cdo antikomunisti/e ?? Poshte kamunizmi ! ( apo sic i thone kto modern e sotem neo-kamunizmi ). p.s. keto perrallat se fshataret atje apo revolucionaret “student ” ketu ne Tirane duan ta ruajne token per flamingot kursejini aman .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Studentët marrin drejtimin e Parlamentit në Serbi
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t sërish në SPAK, paraqitet për zbatimin e masës së sigurisë
  • Mashtrime me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 mln euro pasuri
  • Gjyqi për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçit i shtohen edhe 17 muaj burg
  • Policia bastis televizionin opozitar në Stamboll, arrestime dhe ndërhyrje në drejtimin e medias

Komentet e Fundit

  1. Naimi on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  2. demo on Gjyqi për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçit i shtohen edhe 17 muaj burg
  3. demo on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  4. Zürich on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar
  5. Tironci on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?