Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Favorizoi kompaninë koncesionare, si përfitoi Lefter Koka 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit! Zbardhet skema
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Favorizoi kompaninë koncesionare, si përfitoi Lefter Koka 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit! Zbardhet skema
KronikeKryesore

Favorizoi kompaninë koncesionare, si përfitoi Lefter Koka 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit! Zbardhet skema

Published: November 16, 2022
Shpërndaje

SPAK ka sqaruar sot në një njoftim zyrtar sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit. Në vijim të operacionit të sotëm kur u dhanë 11 urdhër arreste të reja për hetimet mbi këtë incenerator SPAK thotë se Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

‘Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

- Publicitet -

Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.’- sqaron SPAK.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • intelektuali says:
    November 16, 2022 at 6:57 pm

    Mire o SPAK – u vigjilent i Enverit,

    por:

    Kryeministri Edi Rama na qenka Dudum i madh qe ta vjedhi Lefter Koka si me 1,2 meleone pra te thata europiane si nje Arsen Lupen i vertete.

    Reply
  • Asd says:
    November 16, 2022 at 7:36 pm

    Konstatim i drejte i intelektualit, por deri tek “punedhenesi” nuk arrijne dot.

    Reply
  • Andis says:
    November 16, 2022 at 10:20 pm

    Keshtu si duket edhe vete SPAK eshte paguar nga Mirel Mertiri per te mbajtur gojen e mbyllur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?