Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd
BoteLajmi i fundit

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

Published: September 27, 2025
Shpërndaje

FBI ka shkarkuar një grup agjentësh të cilët ishin fotografuar duke u gjunjëzuar gjatë një proteste për drejtësi racore, pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020.

Agjentët morën pjesë në një demonstratë në Washington DC, ku u gjunjëzuan bashkë me protestuesit si shenjë solidariteti.

Floyd, një burrë me ngjyrë, u vra nga ish-polici, Derek Chauvin, i cili i qëndroi mbi qafë për më shumë se nëntë minuta, duke shkaktuar reagime të fuqishme në mbarë botën.

- Publicitet -

Mendohet se rreth 15 ose 20 agjentë u shkarkuan të premten, megjithëse shifrat e sakta mbeten të paqarta, raporton BBC.

Shoqata e Agjentëve të FBI-së e dënoi vendimin, duke e quajtur një shkelje të të drejtave të tyre. Vetë FBI nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin.

Vendimi vjen në një klimë të re politike, ku administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të largojë, sipas saj, politikat “të majta” apo “woke” nga institucionet federale.

Në vitin 2020, shumë komentues konservatorë kritikuan agjentët dhe oficerët e policisë që u gjunjëzuan, ndërsa mbështetësit e këtij gjesti theksuan se bëhej fjalë për një strategji për të ulur tensionet, jo domosdoshmërisht për mbështetje politike.

Gjesti i gjunjëzimit u kthye në një simbol të protestës kundër racizmit dhe dhunës policore në SHBA, duke u bërë edhe më i fuqishëm pas publikimit të pamjeve të Chauvin mbi qafën e Floyd. Ai aktualisht po vuan një dënim prej 22 vjetësh e gjysmë për vrasjen e tij.

Shkarkimet e fundit janë pjesë e një vale më të gjerë largimesh në FBI. Ish-drejtues si Brian Driscoll, Steven Jensen dhe Spencer Evans janë larguar gjithashtu muajt e fundit.

Më herët këtë muaj, tre ish-agjentë paditën drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe Prokuroren e Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi, duke pretenduar se u shkarkuan për të kënaqur politikisht Trumpin.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
  • “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  • Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
  • Ilir Meta kërkon sërish ndryshim të masës “arrest me burg”, vendos sot GJKKO

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. Vlora 97 on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  3. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  4. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?