Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FDA urdhëron kompaninë “Juul” të tërheq nga tregu amerikan cigaret elektronike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FDA urdhëron kompaninë “Juul” të tërheq nga tregu amerikan cigaret elektronike
AktualitetBote

FDA urdhëron kompaninë “Juul” të tërheq nga tregu amerikan cigaret elektronike

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul” të tërheqë nga tregu amerikan cigaret e saj elektronike. Kjo është goditja më e madhe deri më sot për kompaninë që fajësohet gjerësisht se ka shkaktuar një rritje të përdorimit të cigareve elektronike nga adoleshentët. Njoftimi të enjten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) është pjesë e një rishikimi gjithëpërfshirës të rregullores për cigaret elektronike, të cilat u përballën me pak kufizime deri vonë.

Që nga vjeshta e vitit të kaluar, FDA-ja ka dhënë dritën jeshile për tregtimin e disa cigareve elektronike që përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të këtij lloji. Për të qënë pjesë e tregut, prodhuesit duhet të tregojnë se produktet e tyre ndihmojnë në uljen e dëmit të pirjes së duhanit për të rriturit, pa tërhequr fëmijët.

Vitin e kaluar, agjencia refuzoi aplikimet për më shumë se një milion cigare të tjera elektronike dhe produkte të ngjashme, kryesisht për shkak të mundësisë se do të tërhiqnin përdorues të moshave të reja.

- Publicitet -

Shoqata Amerikane e Mushkërive e quajti vendimin e së enjtes “të vonuar dhe shumë të mirëpritur” dhe përmendi “Juul” për nxitjen e pirjes të këtyre cigareve tek të rinjtë.

Cigaret elektronike u shfaqën për herë të parë në SHBA më shumë se një dekadë më parë me premtimin për t’u ofruar duhanpirësve një alternativë më pak të dëmshme. Pajisjet ngrohin një lëng me përmbajtje nikotine që tjetërsohet në avull kur thithet nga përdoruesit, duke anashkaluar shumë nga kimikatet toksike të prodhuara nga djegia e duhanit.

Por studimet kanë arritur rezultate kontradiktore nëse ato i ndihmojnë vërtet duhanpirësit të lënë duhanin. Dhe përpjekjet nga FDA-ja për të vendosur rregullore mbi produktet e këtij lloji dhe pretendimet e tyre u ngadalësuan në mënyrë të përsëritur nga lobimi i industrisë dhe interesat politike konkurruese.

Tregu i cigareve elektronike u rrit duke përfshirë qindra kompani që shesin një sërë pajisjesh dhe solucionesh nikotine me shije dhe pika të ndryshme.

Kompania “Juul” përballet me një mori hetimesh federale dhe shtetërore mbi praktikat e saj të hershme të marketingut, të cilat përfshinin shpërndarjen e produkteve falas në koncerte dhe festa të organizuara nga influencues të rinj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?