Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fëmija juaj pi duhan? Ja shenjat që duhet t’ju tërheqin vëmendjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fëmija juaj pi duhan? Ja shenjat që duhet t’ju tërheqin vëmendjen
AktualitetShoqëri

Fëmija juaj pi duhan? Ja shenjat që duhet t’ju tërheqin vëmendjen

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

 

Një ndër shqetësimet më të mëdha të viteve të fundit është tendenca në rritje e pirjes së duhanit edhe tek tek adoleshentët.  Autoritetet e shëndetit publik theksojnë se duhani është shkaku kryesor i shumë vdekjeve që mund të shmangen.

Është i vetmi produkt që konsumohet legalisht dhe që vret një të tretën, madje deri në një të dytën e atyre që e përdorin.

- Publicitet -

Ndërkohë që të rinjtë janë një target i pëlqyeshëm për industrinë e duhanit, e cila përpiqet vazhdimisht që të tërheqë konsumatorë të rinj. Nikotina është një substancë që krijon tërheqje të lartë. Për këtë arsye, fëmijët dhe adoleshentët  që provojnë duhanin mund të krijojnë varësi shumë shpejt prej tij.

Sipas studimeve pjesa më e madhe e njerëzve e fillojnë duhanin përpara moshës 18 vjeç. Afërsisht një e katërta e këtyre të rinjve fillojnë të pinë duhan para moshës 10 vjeç. Sa më të vegjël të jenë në moshë kur fillojnë të provojnë duhanin, aq më shumë mundësi ka që këta provues të kthehen në duhanpirës të rregullt në të ardhmen

Janë një sërë shenjash që duhet t’ju tërheqin vëmendjen për të kuptuar nëse fëmija pi duhan. Shenjat më të zakonshme të duhanpirjes te të rinjtë janë: kollitje, irritim të fytit, zë të ngjirur, erë  të keqe nga goja, zverdhje e dhëmbëve, frymëmarrje e rënduar, ftohje të shpeshta. Nëse fëmijës tuaj i vjen trupi dhe rrobat era duhan, përpara se ta akuzoni, pyeteni për erën. Mund të ndodhë që erën e rëndë ta ketë si rezultat i qëndrimit në ambiente me tym duhani ose ka qenë me shokë që kanë pirë, ndërsa ai vetë nuk e frekuenton.

 

Çfarë duhet të bëni në këto raste?

  • Flisni, komunikoni dhe pyeteni fëmijën tuaj, përse pi duhan. Bisedoni rreth duhanit me vëmendje, duke mos e kritikuar. Gjatë bisedës përmendni efektet negative afatshkurtra të duhanit (dhëmbë të verdha, erë e keqe, çmimi etj). Fokusohuni në të tashmen. Fëmijët shpesh nuk e kuptojnë se ky veprim mund të ndikojë edhe në të ardhmen.
  • Mos lejoni qe fëmija të pijë duhan në praninë tuaj. Të pirët duhan nën kontrollin tuaj nuk është më i sigurt. Përkundrazi, kjo e mëson se të pirët duhan është e pranueshme.
  • Mos e detyroni të ndërpresë duhanin. Jepini kurajo në mënyrë që ta marrë vetë vendimin.
  • Nëse fëmija juaj pohon se mund ta ndërpresë, nxiteni t’jua vërtetojë këtë; përshembull, kërkojini që mos të pijë asnjë cigare për një javë rresht.
  • Jepini mbështetje ta ndërpresë. Kërkoni ndihmë të specializuar për të ndihmuar fëmijën tuaj të lërë duhanin.
  • Nëse fëmija juaj përpiqet ta ndërpresë, lavdërojeni nëse vëreni edhe suksesin më të vogël. Shpërblejeni suksesin. Vërini në dukje gjërat e mira që do të dalin si rezultat i ndërprerjes së duhanit (shëndet më të mirë, pamje më të mirë, kursim parash, etj).
  • Nëse fëmija juaj frikësohet se mos shton në peshë pas ndërprerjes se duhanit, informojeni se ushtrimet fizike, shëtitjet dhe dieta e kontrolluar do të japin peshën që ka pasur. Është e saktë se disa njerëz mundohen ta kompensojnë dëshirën për cigare duke e zëvendësuar me ushqim.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  3. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  4. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. toni mavrija on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?