Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Fëmijët bërtitën, dukej sikur çifti po debatonte”, fqinjët tregojnë detajet pas tragjedisë në New York
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Fëmijët bërtitën, dukej sikur çifti po debatonte”, fqinjët tregojnë detajet pas tragjedisë në New York
KronikeKryesore

“Fëmijët bërtitën, dukej sikur çifti po debatonte”, fqinjët tregojnë detajet pas tragjedisë në New York

Published: August 7, 2022
Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare mbrëmjen e djeshme në New York.

Aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga ballkoni dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë. Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Çifti, 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku.

- Publicitet -

Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenway.

Të dy u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore.

Nëna e Florindit u rrëzua në trotuar dhe filloi të vajtonte kur mësoi për tragjedinë, shkruajnë mediet e huaja.

Fqinjët u përpoqën ta ngushëllonin gruan, por ajo nuk mund të qetësohej, tha një fqinj.

“Sot kishte ditëlindjen Ornela, më tha nëna e tij. Familja e saj është në Shqipëri”, tha Perkaj.

“Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shikoja ata çdo ditë së bashku. Ne nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte. Ata jetuan këtu për tre muaj”, shtoi ai.

Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës kur ndodhi tragjedia, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krihte vendin e ngjarjes.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.

“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily News. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur.”

Dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin, thanë fqinjët.

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me Florindin.

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’ sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të hapur, sikur të ishte i zemëruar.”

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci, 50 vjeç. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

“Hajde ketu!”ulëriti punëtori i ndërtimit, tha Mussemeci.

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.

Fillimisht dëshmitarët menduan se ajo që kishin dëgjuar ishte një përplasje me makinë.

Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Spak says:
    August 7, 2022 at 7:32 am

    O djem ne moshe per t’u martuar! Dashnoret i gjeni te bukura! Grate merrini te zgjuara!

    Reply
    • lexuesi says:
      August 7, 2022 at 9:40 am

      dhe burrat mos i merni idiota …

      Reply
    • Rita says:
      August 7, 2022 at 9:42 am

      Te dy moren sekretin e ç’të thuash ? Nen efektin e drogës? Ai zgjodhi rrugën me te shkurtër por nena s’mund te le femijet vetem e jetim. E detyroi ai , e vrau ai ,e shtyu ai?.Perderisa thone se jane dëgjuar zera , thirrje , tmerr ,o Zot kujdesu per femijet se prinderit u dorëzuan perpara sfidave te jetes , i braktisen ne menyren me makabre !

      Reply
  • Kush do ua mesoje shqiptareve qe kur kane kontradikta te vazhdueshme me grate mos i vrasin por ti ndajne dhe femijet mos i lëne pa nëna? says:
    August 7, 2022 at 7:52 am

    Kush do ua mesoje shqiptareve qe kur kane kontradikta te vazhdueshme me grate mos i vrasin por ti ndajne dhe femijet mos i lëne pa nëna?

    Reply
  • Detari says:
    August 7, 2022 at 8:21 am

    shkoi ne new york po prap turk mbeti.

    Nuk behen njerez muslimonet.

    Reply
    • Titi says:
      August 7, 2022 at 9:36 am

      Guri rende ne vendin e tij! Shqiptare mos emigroni kur jetoni mire ne vendin tuaj.

      Reply
    • Titi says:
      August 7, 2022 at 9:37 am

      Bastard gjakprishur mos komento me ne mediat shqiptare.

      Reply
      • Detari says:
        August 7, 2022 at 10:05 am

        eshte ngjarja e 3-te ne 2-3 jave me skiptar qe vret gruan e tij. elbasan e theri, greqi e theri, new york e hodhi nga dritaria.

        Reply
    • Kurjozi says:
      August 7, 2022 at 5:03 pm

      Po per ate grekun e krishtere qe vrau gruan para ca kohesh ke ndonje koment?

      Reply
  • Titi says:
    August 7, 2022 at 9:44 am

    Ngushellime familjes! Guri i rende ne vendin e tij! Nga aktor ne lavapjat i deshtuar ne emigrim! Shqiptare mos emigroni kur nuk vuani per buken e gojes.

    Reply
  • Americano says:
    August 7, 2022 at 4:08 pm

    Ishin cift i qete vertet mister What did happen?!!
    Florind Belliu eshte nipi i Adem Belliut – Pronar i Albanian Culture TV ne New York- i cili e angazhonte Florindin si reporter dhe fotograf ne aktivitete te ndryshme te komunitetit shqiptar ne NY – me televisionin – si arriti e beri kete gjeme lane femijet rrugeve. Jane nga Savra e Lushnjes … Keqardhje e thelle 😓😓😓

    Reply
  • Fehmi says:
    August 8, 2022 at 6:22 am

    Që kur Zoti u bë Allah,shqiptarët turko-arab,magjia e zezë po vepron në ta.
    Të provojnë të flasin shqip me zotin dhe do të kuptohen më mirë….
    Veprimi i ati djali,i cili si duket e shtyu gruan dhe pastaj u hudh vet,si dhe letra e publikuar nga vet ai tregon që ai paskësh shpërla trurin te allahistat katran dhe ndaj shkruan:” të gjithë i këthyen kundër meje dhe këtë e kam të pamundur ta rrfej…..”!
    Njerëz,kthenju punës dhe jetës reale.Allahu juaj nuk ka nevojë për çmendurit tuaja,aq më pak për fantazitë tuaja të sëmura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?