Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fenomeni i uljes se lindjeve, qarqet ku tkurrja është 2-3 herë më e madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Fenomeni i uljes se lindjeve, qarqet ku tkurrja është 2-3 herë më e madhe
EkonomiLajmi i fundit

Fenomeni i uljes se lindjeve, qarqet ku tkurrja është 2-3 herë më e madhe

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Shqipëria po përballet me fenomenin e uljes se lindjeve prej tre dekadash, por në disa qarqe rënia është shumë më e mprehtë se mesatarja kombëtare.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit lindjet në shkallë kombëtare ranë me 5.1% , por për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit, tkurrja ishte 2-3 herë më e madhe.

Vlora shënoi rënien më të madhe te bebeve të lindura në 6 mujorin e parë më rreth 16% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në këtë qark në gjysmën e parë të vitit 2024 lindën vetëm 468 bebe nga 556 që kishin lindur me 2023 në të njëjtën periudhë.

- Publicitet -

Pas Vlorës rënia më e madhe e lindjeve ishte në Qarkun e Gjirokastrës me rreth 14 %. Në këtë qark në janar-qershor 2024 lindën 144 bebe nga 167 që lindën në 6-mujorin e parë 2023.

Qarku i Kukësit u rendit i treti për normën e lartë të rënies së lindjeve me 2024. Në janar -qershor në këtë qark linden 318 bebe me rënie 9.4% në krahasim me 6-mujorin e parë.

Gjithashtu rënia e lindjeve mbi mesataren kombëtare ishte e pranishme edhe në qarqet e Lezhës, Beratit, Shkodrës dhe Durrësit.

Ndërsa në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë lindjet ranë me pak se 5%.

Qarku i Korçës kishte rënien më të ulët të lindjeve vetëm me -2.3, e ndjekur nga Fieri me -3.7%.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në vitin 2023, të lindnin 27,281 foshnja, por në realitet po lindin rreth 20% më pak.

Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031 nga INSTAT nuk i morën në konsideratë normat e larta të emigracionit dhe rënien e fertilitetit, ndaj treguesit demografikë kanë pasur një përkeqësim më të lartë në krahasim me të gjithë skenarët.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Zgjohuni says:
    August 20, 2024 at 3:32 pm

    Frenimi i uljes së lindjeve në Shqipëri, as më pak dhe as më shum, por skenar të politikave mercenare e t’pangopësis që diligjohen prej vitesh nga armiqt e Shqipëris në të katër pushtetet( përjashto at pjesë t’medias që drejtohet prej patriotëve). Atë që s’arritën ta bëjn milloshevicerit me luft, e bën mercenart e milloshevicërve me fuqin e pushteteve të binjakëzuar me botën e krim-korrupsionit deri më sot. Së fundi, në munges të drejtësis, cfar është sovraniteti, përvecse një grabitje e organizuar, e tradhëti kombëtare. Kujto, heshtja kundrejt politikave bastarde vret më shum se lumbi.

    Reply
  • Zgjohuni says:
    August 20, 2024 at 3:33 pm

    Frenimi i uljes së lindjeve në Shqipëri, as më pak dhe as më shum, por skenar të politikave mercenare e t’pangopësis që diligjohen prej vitesh nga armiqt e Shqipëris në të katër pushtetet( përjashto at pjesë t’medias që drejtohet prej patriotëve). Atë që s’arritën ta bëjn milloshevicerit me luft, e bën mercenart e milloshevicërve me fuqin e pushteteve të binjakëzuar me botën e krim-korrupsionit deri më sot. Së fundi, në munges të drejtësis, cfar është sovraniteti, përvecse një grabitje e organizuar, e tradhëti kombëtare. Kujto, heshtja kundrejt politikave bastarde vret më shum se plumbi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?