Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
EkonomiLajmi i fundit

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

Published: July 2, 2025
Shpërndaje

Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta.

Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Numri total i koshereve në vendin tonë gjatë vitit 2024 arriti në 587,3 mijë, nga 518,7 mijë që ishin në vitin 2023 ose 13.21 % më shumë.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë se Vlora rezulton të jetë qarku me rritjen më të madhe. Numri i koshereve në këtë qark, nga 70.54 mijë në 2023 arriti në 103.52 mijë në 2024, me rritje 46.75%.

Pas Vlorës, qarqet me rritje të konsiderueshme ishin Durrësi me 20%, Dibra me 17%, Fieri me 15%, Lezha me 13%, Korça me 9 %. Në të gjitha qarqet numri i koshereve erdhi me rritje në 2024, përveç Gjirokastrës e cila pati një rënie të lehtë me 0.2%.

Zhvendosja e fermerëve shqiptarë nga blegtoria tradicionale (lopë, dele, dhi) drejt bletarisë është trend pasi sipas fermerëve bletaria është më tërheqëse dhe më pak rriskuese.

Gëzimi një bletërritës në Tropoje me mbi 160 koshere thotë se bletaria kërkon më pak investim fillestar dhe mund të menaxhohet edhe nga një familje e vogël me pak krah pune. Një bletar mund të menaxhojë me sukses dhjetëra koshere vetë, ndërsa blegtoria kërkon sipërfaqe të mëdha kullotash, stalla, punonjës të përhershëm dhe kostot e ushqimit janë të larta.

Një koshere prodhon sasi të konsiderueshme mjalti deri në 15 kg dhe produkte të tjera si propolis, polen, dyllë që çdo vit kanë rritje çmimi në treg.

Fermeri tha se sektori i blegtorisë është më i lodhshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe është më pak i përshtatshëm për familjet ku të rinjtë kanë emigruar, ndërsa bletaria është më fleksibël, lejon kohë për aktivitete të tjera dhe është më e lehtë për t’u menaxhuar nga persona të moshuar.

Krahasuar me blegtorinë, bletaria nuk ka nevoja intensive për shërbim veterinar apo kontroll të përhershëm shëndetësor.

Në një kohë ku bujqësia dhe blegtoria po përballen me sfida të mëdha, bletaria po konsiderohet si një alternativë premtuese dhe më e lehtë për t’u përballuar nga fermerët shqiptare.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ben says:
    July 2, 2025 at 7:37 am

    Kush I ka numuruar kostetet ??

    Reply
  • Ekonomisti says:
    July 2, 2025 at 8:30 am

    Fermer e katundare jane dy koncepte te ndryshme ekonomike.Farmer asht ai qe ka nje plan bisnesi te licensuar nga shteti.Katundari ban si komshiu!?

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    July 2, 2025 at 3:33 pm

    Bletaria eshte,nje bisnes i favorshem dhe shum me i lehte se sa blegtoria !
    Por qeveria Shqiptare duhet te punoi shum me fermneret nqe te ringjallet edhe blegtorie.
    Me ket turizem qe kemi
    sot do te kishte te ardhura te medha nga Bujqesia dhe Blegtoria.
    Nga mungesa e zhvillimit te bujqesise dhe te Blegtorise valuta jone qe vjen nga remitancat dhe nga prurjew e turisteve ashtu sice vjen ne shqiperi automatikisht iken perseri nga mungesa e prodhimev bujqesore e blegtorale !
    Ministria e Bujqesise duhetn te bej nje program shume te detajuar per Fshatin !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?