Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festat e fundvitit/ Veliaj zbulon aktivitetet e përgatitura në kryeqytet në natën e ndërrimit të viteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Festat e fundvitit/ Veliaj zbulon aktivitetet e përgatitura në kryeqytet në natën e ndërrimit të viteve
AktualitetLajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Veliaj zbulon aktivitetet e përgatitura në kryeqytet në natën e ndërrimit të viteve

Published: December 27, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar aktivitet e përgatitura nga Bashkia e Tiranës për festat e fundvitit. Veliaj deklaroi nata e ndërrimit të viteve do të jetë një spektakël fishekzjarrësh, i koordinuar edhe me muzikë të mirë.

Ai tha në një intervistë në Tv Klan se pas Fifit, Eugent Bushpepës si dhe Venerës dhe Lindit, mbrëmja e 31 Dhjetorit do të sjellë në sheshin “Skënderbej” një grup të madh artistësh shumë të dashur për publikun.

“Ne filluam një sprint koncertesh. Kishim koncertin e Krishtlindjeve që patën në vigjilje të Krishtlindjeve, kemi pasur Gent Bushpepën, kemi pasur Fifin, Lindin dhe Venerën. Çdo natë do të kemi grupe artistësh. Derisa të shkojnë në natën finale ku do të kemi prapë një grup të madh artistësh. Besoj se surpriza për fëmijët siç ishin zbukurimet këtë vit me planete dhe me gjithësinë, do të jenë fishekzjarret. Kemi spektakël fishekzjarrësh të koordinuara me muzikë. Përtej gjithë vështirësive, ashtu si në shtëpi edhe kur kemi një situatë të vështirë, fëmijëve mundohemi të mos u biem në sy që po kalojmë një sfidë Për fëmijët duhet të rezervojmë një fundviti me shkëlqim dhe xixa. Sidomos për të dhënë një mesazh që i kemi kaluar vështirësitë bashkë dhe mot do të jetë më mirë. Thoshin gjyshet tona mendo mirë të bëhet mirë”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ai u ndal te disa nga aktivitet që do të mbahen në kryeqytet vitin e ardhshëm që kur Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”. Veliaj tha janë një mijë aktivitete që do janë parashikuar përgjatë gjithë vitit, duke përmendur kampionatin europian të gjithë universiteteve të Europës dhe kampionatin botëror të peshngritjes.

“Sërish aktivitetet sportive prodhojnë shumë ekonomi. Ndonjëherë e kam gjetur veten në një aktivitet sportive të tipit Kampionati Europian i Taekwondo-s nën 16. Dhe ti thua janë disa fëmijë që po bëjnë këto artet marciale. Dhe ti zbulon që janë 1600 fëmijë nga gjithë Europa, nga Islanda deri në Turqi. Kanë ardhur me prindërit dhe kanë zënë 2500 dhoma hoteli në Tiranë. Shumë gjëra që janë në dukje modeste prodhojnë ekonomi të jashtëzakonshme për qytetin. Janë 1 mijë aktivitete që kemi përgatitur. Do të kemi kampionatin europian të gjithë universitetet të Europës. Në të gjithë disiplinat. Një lloj mini olimpiade për universitetet. Do kemi kampionatin botëror të peshngritjes. Do të kemi disa evente të rëndësishme. Interesi kryesor nuk është as te imazhi i qytetit, që e kemi arritur tashmë, as te ekonomia. Ambicia kryesore është sporti në komunitet.

Rezultati ideal do të jetë një Tiranë që merret me sport. Sporti që na mëson karakter që në jetë ka dhe humbje, ka edhe fitore. Nëse qyteti ynë është fizikisht më i shëndetshëm do të jemi një qytet më i mirë vitin tjetër sesa jemi në fund të këtij viti”, deklaroi ai.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 28, 2022 at 1:45 am

    Bravo Lali Eri se na kenaqe me keto aktivitete me rastin e festave te fundvitit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK: Hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
  • Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
  • Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Komentet e Fundit

  1. Fahri Mehmedi on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Shqiptari on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  3. News 24 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  4. Ethem Lalaj on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  5. trojani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?