Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festat i japin goditjen e radhës Euros, kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Festat i japin goditjen e radhës Euros, kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve
AktualitetEkonomi

Festat i japin goditjen e radhës Euros, kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Euro ka pësuar një tjetër rënie shumë të fortë në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Sipas agjentëve të tregut, këtë javë vërehet një rritje e mëtejshme e ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festive. Kjo është një tendencë pak a shumë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit.

- Publicitet -

Por, këtë vit efekti sezonal po pason një periudhë kur pozitat e Euros ishin qysh më parë mjaft të dobëta, për shkak të ofertës së lartë në vijimësi, por edhe për shkak të frenimit të fortë kërkesës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, duke filluar nga pjesa e fundit e muajit nëntor.

Rënia e Euros është ndikuar edhe nga elementë të tjerë sporadikë, si vendimi i njërës prej bankave tregtare për të konvertuar një pjesë të kapitalit aksioner nga Euro në Lekë. Të gjithë këta faktorë po sjellin një zhvlerësim të paprecedent të Euros ndaj Lekut.

Shumica e agjentëve të tregut shprehen se gjatë gjithë vitit 2022 është vërejtur një ofertë e lartë valutore në treg. Kjo ofertë e lartë ka përcaktuar tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut, pavarësisht shtrenjtimit të importeve në përgjithësi dhe blerjeve të mëdha të KESH në veçanti, si edhe blerjeve të planifikuara nga Banka e Shqipërisë, për nevojat e rezervës valutore.

Oferta e lartë është ndikuar nga rritja e turizmit, eksporteve të shërbimeve dhe remitancave, por megjithatë në tërësi deficiti i llogarisë korrente të vendit deri në fund të 9-mujorit ishte në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje të ndjeshme, me 35%, megjithëse ato janë dominuar nga fitimet e riinvestuara. Në veçanti, një ndikim në rritje e prurjeve valutore kanë dhënë edhe investimet në rritje të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme.

Përtej faktorëve të matshëm nga statistikat zyrtare, agjentët e tregu besojnë se prurjet e mëdha informale kanë një kontribut të rëndësishëm në ofertën e lartë valutore dhe në zhvlerëismin e Euros ndaj Lekut.

Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë evidentuar se forcimi i Lekut është një nga faktorët që kanë zbutur presionet e forta inflacioniste nga jashtë dhe kanë bërë që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit në Europë. Forcimi i Lekut po favorizon edhe familjet shqiptare që kanë kredi në valutë të huaj të paguajnë më pak për të blerë valutën e nevojshme për shlyerjen e kësteve.

Por, rënia e Euros dhe mbiçmimi i Lekut kanë edhe palë të humbura. Eksportuesit dhe sidomos sektorët e fasonerisë kanë pësuar një goditje të ndjeshme nga zhvlerësimi i Euros këtë vit.

Gjithashtu, familjet shqiptare që kanë një varësi të lartë nga remitancat gjithashtu po ndikohen negativisht nga rënia e kursit të Euros. Duke qenë se Euroja është valuta dominuese në strukturën e depozitave bankare, në teori edhe indvidët që kanë depozita në Euro po preken nga rënia e monedhës europiane.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?