Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fier, lulëzon prostitucioni i “pleqve”: Burrat në shtëpi, gratë dalin prostitute
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fier, lulëzon prostitucioni i “pleqve”: Burrat në shtëpi, gratë dalin prostitute
Kronike

Fier, lulëzon prostitucioni i “pleqve”: Burrat në shtëpi, gratë dalin prostitute

Published: March 11, 2023
Shpërndaje

Një dosje voluminoze e regjistruar në prokurorinë e Fierit, flet për një zinxhir lokalesh dhe hotele në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Jo më larg se 10 ditë policia e këtij qyteti goditën një rast prostitucioni në klubin e natës “Casablanca”.

Por ky fenomen është shpërndarë dhe në shumë pika të tjera, ku është evidentuar se veç vajzave të reja, janë dhe gra të martuara, të pandara nga burrat e tyre, që ushtrojnë prostitucion kundrejt pagesës.

- Publicitet -

Po sipas kësaj dosje këto shtetase kërkohet të trajtohen me skemat e ndihmës sociale, zyra e punësimit, bashkia, qendrat për rehabilitimin e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje etj.

A.Xhafa e martuar me dy fëmijë, E. Shima e martuar me tre fëmijë, L. Belba e martuar, F. Xhelaj e divorcuar me 1 fëmijë që i përket komunitetit Rom, janë proceduar në gjendje të lirë për akuzën e “Ushtrimit të Prostitucionit”.

Ndërsa 4 persona të tjerë që ishin kthyer si tutorë duke mbyllur pazaret me klientë të moshave nga 50 deri në 70 vjeç, janë arrestuar dhe mbyllur në burg.

Gjatë kësaj jave gjykata e Fierit vendosë ti caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Basiko Molishtarin, e akuzuar për “Shfrytëzim Prostitucioni” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në burg ka mbetur dhe Nesti Golemaj si dhe Naxhije Aliaj. Ndërsa për pronarin e hotelit Oda e Miqve, për shkak të problemeve me shëndetin, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetaset që ushtrojnë prostitucionin janë katër, nga qyteti i Fierit dhe Patosit.

Ato janë të papuna, nuk trajtohen nga ndihma sociale, janë pa profesion, pa nivel arsimor. Dy nga këta femra, janë me fëmijë dhe burra përkatës, por sërish lejohen prej tyre të ushtrojnë prostitucion në lokale të ndryshme.

“…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet Tajar Hysenaj pronar i hotel” Oda e miqve”, i cili ka licence për ushtrim aktiviteti” bar kafe”, hoteleri, dhe krahas saj ushtron aktivitet të paligjshëm atë të” vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”.

Ky shtetas nuk është ne kushtet e shtetasve qe ushtrojnë prostitucion, por ai përfiton nga kjo lloj kategori shtetasesh.

Po kështu aktivitet kriminal ushtrojnë dhe pronarët e lokaleve që janë Besiko Molishtari, Nesti Golemaj dhe Naxhija Aliaj, të cilat përveç aktivitetit “bar kafe” në ambientet e tyre të lokalit, rekrutojnë persona klientë seksi, të cilët pasi konsumojnë pije alkoolike, kafe etj., në këto lokale, paguajnë për këto shërbime.

Krahas tyre ata kërkojnë favore seksuale tek shtetaset e mësipërme kundrejt pagesës, dhe këto favore seksuale përfitohen nga bashkëpunimi i pronarëve te lokaleve me shtetaset e dyshuara si viktima trafikimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Tronditëse, hetim për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së futbollistit në fushë
  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?