Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FIFA miraton pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > FIFA miraton pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik
Sport

FIFA miraton pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

FIFA konfirmoi zyrtarisht prezantimin e pozicionit jashtë loje gjysmë automatik në Kupën e Botës 2022 në Katar. Risia teknologjike do të realizohet nëpërmjet instalimit të 12 kamerave në stadium, të cilat do të funksionojnë në mënyrë të veçantë nga kamerat e transmetimeve televizive.

Teknologjia e re do të përcaktojë 29 pika me të dhëna të çdo lojtari, duke treguar me saktësi thuajse perfekte pozicionimin e tyre në fushë. Këto informacione do të përdoren nga A-VAR, një sistem paralel me VAR, i cili do të kujdeset vetëm për pozicionet jashtë loje. Gjyqtarët e sallës së A-VAR do të verifikojnë sinjalizimin dhe do t’ia komunikojnë atë më pas gjyqtarëve në fushë.

Për të ndihmuar në përmirësimin e vendimeve rreth pozicioneve jashtë loje do të shërbejë edhe topi i Botërorit 2022. Ai do të ketë të instaluar një sensor, i cili do të transmetojë të dhëna tejet të shpejta, që lejojnë përcaktimin e pozicionit ekzakt në fushë.

- Publicitet -

Sipas presidentit të Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluiggi Colina, nuk bëhet fjalë për një pozicion jashtë loje robot. Arbitrat dhe asistentët mbeten përgjegjës për vendimet gjatë ndeshjeve. Në këtë rast, teknologjia do të ndihmojë që vendimet, edhe ato më të vështirat, të jenë më të sakta dhe më të shpejta.

Episodet do të transmetohen në ekranet e mëdha të stadiumeve dhe në televizione nëpërmjet animimeve tredimensionale, për t’i mundësuar tifozëve të kuptojnë më qartë vendimet që jepen.

Teknologjia e pozicionit jashtë loje gjysmë-automatik u testua në Botërorin e Klubeve 2021 dhe në Kupën e Arabisë dhe do të përdoret zyrtarisht në Botërorin “Katar 2022”, i cili nis prej 21 nëntorit. Nëse do të rezultojë efektiv, hapi i radhës do të jetë pozicioni jashtë loje automatik. Kjo do të thotë që përllogaritjet e sistemit A-VAR nuk do të shqyrtohen nga arbitrat e sallës, por do të sinjalizojnë menjëherë arbitrat në fushë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?