Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: Një gazetare e infiltruar zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > PËRGJIMET: Një gazetare e infiltruar zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
InvestigimLajmi i fundit

PËRGJIMET: Një gazetare e infiltruar zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë

Published: September 28, 2026
Shpërndaje

Është transmetuar një investigim mbi pushtetin e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në letra ajo është shkarkuar nga funksionet publike dhe në zyrë është vendosur një ministër tjetër. Por në institucionet që janë nën varësi të kësaj ministrie, drejtuesit flasin ndryshe.

Emisioni Fiks Fare hyri në disa prej këtyre institucioneve, u prezantua si punëkërkuese dhe bisedoi drejtpërdrejt me titullarët. Në biseda, emri i Belinda Ballukut del përsëri si “shefe”, si personi që mund të ndikojë në emërime, në punësime dhe në vendimmarrje.

Drejtuesit e institucioneve vazhdojnë ta trajtojnë si autoritetin që duhet dëgjuar, duke e bërl të qartë se Balluku është ish-ministre vetëm në letra. Në praktikë ajo vazhdon të ushtrojë pushtetin e ministres.

- Publicitet -

“Nëse Bela e çon emrin…”

Investigimi nis në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku gazetarja e Fiks Fare kontakton drejtorin Maksim Et’hemaj, duke shprehur interes për një vend pune në sektorin e medias. Gjatë bisedës, Et’hemaj flet për punonjësen aktuale të medias dhe e lidh atë me Belinda Ballukun.

Sipas tij, nëse ajo do të zëvendësohej dhe në vend të saj do të vinte një person tjetër, kjo do të ishte thjesht çështje emrash, duke lënë të kuptohet se vetëm një propozim nga Balluku do të merrej në konsideratë.

“Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja”

Fiksi shkon më tej, në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Edhe këtu skenari është i njëjtë: kërkesë për punësim. Drejtori Sokol Zajmi shprehet: “Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja.” Më pas ai përdor edhe një tjetër shprehje: “Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot.” Referenca lidhet me Belinda Ballukun.

“Belinda Balluku e ka vënë Enea Karakaçin”

Investigimi vijon në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Gazetarja e Fiks Fare bisedon me drejtorin Rrapush Tola, sërish për mundësinë e punësimit. Gjatë bisedës, Tola pretendon se Belinda Balluku ka vendosur Enea Karakaçin në krye të ministrisë dhe se vetëm një sinjal prej saj mund të ndikonte në mundësinë e punësimit të gazetares.

Këshilltari i Ballukut ende në ministri

Fiksi vijon investigimin brenda vetë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Gazetarët kontaktojnë Florjan Serjanin, ish-këshilltarin e Belinda Ballukut, i cili vijon të mbajë të njëjtën detyrë në ministri megjithëse këshilltarët largohen kur ndërrohen ministrat. Gjatë telefonatës, ai konfirmon se është ende në detyrë, ndërsa thotë se merret edhe me PR-in e Belinda Ballukut.

Më pas, në një takim të zhvilluar në ambientet e ministrisë, Serjani flet për drejtuesit e agjencive në varësi të MIE-së. Sipas tij, drejtuesit janë vendosur me ndërhyrjen apo sugjerimin e Belinda Ballukut. Ai përmend edhe drejtuesin e AKBN-së, duke thënë se Balluku e ka sugjeruar atë. Por dëshmia shkon edhe më tej. Serjani tregon se është takuar me Belinda Ballukun vetëm dy ditë përpara bisedës me gazetaren.

Drejtori i AKBN-së: “Do t’i çoj të fala”

Pas kësaj dëshmie, Fiks Fare kontakton Genci Tërpon, drejtorin e AKBN-së. Tërpo konfirmon se ka takuar Ballukun në fund të muajit gusht. Gjatë bisedës, pranon “t’i përcjellë të falat” dhe shprehet se do të shohë situatën për punësimin e gazetares.

Përballja me Ballukun

Pas gjithë dëshmive, Fiks Fare shkon te personi që përmendet vazhdimisht në këto biseda, Belinda Balluku.

Gazetarja e takon teksa ajo ecën në zonën e Liqenit të Tiranës. Balluku fillimisht reagon ndaj mënyrës së ndjekjes dhe më pas i drejtohet edhe operatorit të Fiks Fare. Por pyetjes kryesore, pse drejtuesit e institucioneve vazhdojnë ta konsiderojnë atë “shefe”, Balluku nuk i përgjigjet.

Në vend të përgjigjes, ajo akuzon për gjobëvënie dhe kritikon mënyrën e punës së gazetarëve. Teksa hyn në palestër, Balluku i drejtohet gazetares: “Mos u bëj gjobaxhie.”

Belinda Balluku është shkarkuar nga posti por dëshmitë provojnë se është larguar vetëm nga karrigia e ministres, jo nga nga pushteti që lidhet me atë karrige

Kemi përballë një situatë që kërkon sqarim institucional. Nëse këto dëshmi verifikohen a duhet SPAK të ndërmarrë hapat ligjorë që parashikon ligji?

Fiks Fare, TCH

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Otto says:
    September 28, 2026 at 10:07 pm

    ÇUDIRA SHQIPTARE
    SHTETI SHQIPTAR I KRIMINALIZUAR
    RAMI QELIBARI ESHTE I ZHYTUR SHUME THELLE
    SPAK TE VEPROJE TE ARRESTOJE KRIMINELET QE NUK MJAFTOHEN ME RROGAT QE YOU PAGUAJNE POPULLI SHQIPTAR POR E VJEDHIN DERI KU NUK MBAN ME

    Reply
  • Mara emigrante ne Itali says:
    September 28, 2026 at 11:36 pm

    Sa I ka kushtuar Fiksit ky infltrim ? Kush i paguan ? Orek te madh kane per shou keta gazetar qe kerkojne te luajne me fatin e te tjereve pa fakte , babalet nuk jane fakte .Mjaft me keto pa pjekuri te drejtuesve te emisioneve .RAMEN NUK E REZONI DOT .Iku koha e babaleve te saliut .

    Reply
    • K R says:
      September 29, 2026 at 5:32 am

      Ça thua mo
      Asnje llaf nuk te kuptohet
      A keni logiik ju sumfllaqet?
      Qe te lidhni fjalit njera me tjetren dmth?
      Apo c me duhet mua ça them un?

      Reply
      • Hata e madhe says:
        September 29, 2026 at 6:19 am

        Po eja moj këtu ta provosh,pse bën punën e kaurit dhe ha bukën e turkut,puno ti puno,leri të tjerët të bëjnë punën e tyre

        Reply
    • Gani says:
      September 29, 2026 at 6:22 am

      Cfare niveli shteti!
      Sherbetor te individit
      Paguhen si sherbetor te LIGJIT nga qytetaret.
      Turpi i mbuloftë dhe u dhente Zoti ate qe meritojne

      Reply
      • Ana says:
        September 29, 2026 at 7:16 am

        Fshatar o burr
        Ashtu i zgjedhin
        Ndaj nuk ecim ne perpara
        Me ate kryefshatarin e Surelit ne krye qe ben si qytetar i botes kur esht nje neveri hajdut mbi dy kemb ciklopi

        Reply
  • labi says:
    September 29, 2026 at 2:36 am

    FIKS FARE me burrin me te poshter saimirin qe te gjithe i pushoi me mafjen e tij qe nga dr dhe e katandisi ne gjendje te mjeruar
    Nuk ka burre me te poshter me afera seksuale Ka grua ky ky mafioner ?

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      September 29, 2026 at 5:35 am

      Po ça Saimiri mo idiot
      Saimiri ka 100 vjet esht te Klani me emisionin Stop
      Ore kaq fshatar te pagdhendur jeni ju ramaxhinjt?
      Apo futja pordhes se mbase mbetet era?

      Pastaj c rendesi ka kush drejton emisionin? Faktet a di ti analizosh ti o mortje? A ke mend te tuat o sumfllaqexhi? Apo mendon me mend e hajdutve?

      Reply
  • Gjergj says:
    September 29, 2026 at 5:51 am

    Si ndryshohet njé mentalitet njerézish pa shtyllé kurrizore, servilash puthadorésh , barboné pa dinjitet dhe asnjé grimé respekti pér vetveten, qé si parim apo ideal té tyre, kané shprehjet NÉSE JE MIKESHA E SHEFES, JE EDHE E IMJA.
    Çfaré „drejtorésh“ mo aman? Zvarraniké qé pér njé rrogé qé e vjedhin nga taksat e shqiptaréve, nuk duan té diné se çfaré roli luajné.
    Kjo Shqipéri njerézish té pafytyré, éshté ajo qé i kéndohej,,,,SHQIPÉRI TÉ KAM DHJERÉ/,,,S,TÉ KUPTOVA ASNJÉHERÉ.
    Ministrité e késaj qeverie, duhen rrethuar me shirita policie SKENÉ KRIMI.
    Kéta pengmarrés institucionesh shtetérore, jané burimi i gjithé té zezave qé pasojné pér shqiptarét. Pa e pérballur Balluken me drejtésiné, kéta „“drejtorét“ e saj, nuk ndryshojné dot.

    Reply
    • Detari says:
      September 29, 2026 at 7:40 am

      Tani e kuptove qe shkiptaret shiten per 2 lek popull i dhjere qe duhet spastruar.

      Reply
  • demo says:
    September 29, 2026 at 5:59 pm

    Aaaa Balluku!Po vodhe kemba kembes do te ndjekin!

    Reply
  • ביירם בלה says:
    September 30, 2026 at 3:27 am

    Me thoani cfare ka ber se per maredhenja intime nuk cenohet siguria e shtetit
    Mos eshte spaku i saliut qe con sekete te klodiana dhe kjo ne hotel rogner duke pare tavanin dhe Vlora e zbuloi?
    MOS ka tradhetuar spaku i malokeve kraja,dumani ,braho dhe duan te nderojne sistemin
    Te hane mut iku koha e saliut ,gjin gjonit grua qir ,kulicaj nazist ne tirane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?