Në dosjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të brendshëm Kadri Hazbiu, publikuar vite më parë nga gazeta DITA gjendet edhe një fakt interesant.
Regjimi komunist i Tiranës ka tentuar të blejë dokumente dhe filmime sekrete të prodhimit të bombës atomike dhe antitankeve të telekomanduara në fillim të viteve 60.
Por ka hasur në një bllof.
Konkretisht në deponimet e seancës së 8-të të procesit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, të akuzuarit deponojnë një fakt të pa njohur, përkatësisht, investimin e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar për blerjen e mësipërme ilegale nga shkencëtarë të supozuar francezë.
Pohimin e bën i akuzuari Llambi Peçini.
Ja pjesë nga dëshmia e tij në dosjen e klasifikuar të një prej gjyqeve më të famshme të periudhës së komunizmit:
“Përgjegjësi i zbulimit tonë në Itali ishte Dhimitër Gjoni. Ai na informoi se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit ‘Rampa’, një predhë antitank të quajtur ‘Kobra’, të telekomanduar. Po donte 2000 dollarë për këtë punë, pra, që ta blinte atë. Gjithashtu, pak kohë më vonë, përsëri Gjoni na informon se agjenti ‘Rampa’ ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike. Por ai, për këtë, kërkon 6000 dollarë për një mik në qendrën atomike të Francës. 6000 dollarë, pra, dhe 2000 për ‘Kobrën’, bënin 8000 dollarë.
Pasi e studioj dosjen e agjentit ‘Rampa’, kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit në Romë. Gjej tre momente që ishin të dyshimta, krijova bindjen që ky na gënjente. Bëra shënim në dosje se ky agjent është provokator, prandaj nuk jam dakord që ti jepen 8000 dollarë. I raportoj Zoi Themelit, atëherë, ishte Drejtor i Zbulimit. Hajde shkojmë tek ministri për tek Kadriu, na tha. Vajtëm tek Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tani Kadriut për atë që na kishte raportuar ne rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon.
Unë i thashë Kadri Hazbiut: Ka disa momente shumë të dyshimta këtu…. Jam i mendimit të mos jepen këto para. Më vonë më vjen në zyrë Dhimitër Gjoni dhe më thotë se ato u aprovuan, pra 8000 dollarët. Mua më vinte inat dhe për 8000 dollarët, se ishte një shumë e madhe, po më vinte më shumë inat që po na e hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt, kështu doli. Ja dha paratë Dhimitër Gjoni. Ai dërgoi ne filma, të filmuar, sekretin e bombës atomike, në thonjëza. Ne këto filma, nuk kishim mundësi t’i lanim e ti zhvillonim.
Iu dërguan Kinës. Pas nja 3-4 muaj, kinezët u përgjigjën që ky është një bllof. Një bllof, që i kushtoi shtetit tonë 8000 dollarë…..”
Më shumë mga arkiva e DITA, mund të lexoni KËTU
b.m. / dita

Ja edhe Sigurimi i “Lavdishem” shqiptar e paska ngrene derrin me 8000 dollare. Po kaq idioter ishin qe kujtonin se me 8000 dollare do te merrnin nje super-sekret? Po shoku Enver e dinte kete, mo? E kishte dhene autorizimin? Apo si gjithmone, meqe na doli çupe e kishin fajin “armiqte e popudhit”?
Te pakten perpiqej
Sot a kemi SIGURIM?
Jo minister i brendshem, por K.Hazbiu ishte minister i mbrojtjes! “Shkeljet” qe ka bere K.Hazbiu si minister i brendshem, jane ndjekur nga Sek.i kom.Qendror H.Kapo per 28 vjet, si personi qe mbulonte organet e diktatures, ministri e brendshme, prokurori, hetuesi, gjykata.
Nuk kam patur as fare as fis ne Kom.Qendror, pa le, ne Byrone Politike. Por eleminimi i K.Hazbiut eshte bere krejtesisht ne menyre mafioze! I jane permendur “faje” para 20 deri 30 vjetesh! Ne nje kohe qe kongreset e partise K.Hazbiu i kishte vene ne gjume, sepse ato kongrese kishim miratuar veprimtarine e tij si minister! Kete koment e kam per z.Thano se e di qe me ka bere “bloc” dhe nuk do ta publikoje.
Me ne fund shqiptaret po marrin fryme lirisht…U zbulua 8000 dollarshi i bombes atomike qe e mbante peng ate vend…keni filluar dhe ju ditoret te ribotoni per here te 10 keto xhevahiret e “rexhimit kamunist” dhe cuditerisht po vertetohen theniet e Enver “diktatorit” se Kadri Hazbiu paska qene mutmuti
-Po i marrim te verteta barcaletat e mesiperme per cmimin e nje bombe atomike per 8 mije dollare…por kam dy pyetje..
1-Pse shtyptaret e mediave botojne keto procesverbale te REXHIMIT KAMUNIST non stop qe paskan harxhuar 8 mije dollare dhe nuk botojne per shembull proces verbalet e miljonave ku do permendja nje mbledhje ku preshidenti Berishi me ambasadorin amerikane ndane ne 1993 floririn shqiptar te Londres..biles ne proces verbal ( i vertetuar dhe nga kabllogramet amerikane ..Usaliu i Mrikes thote…sa miljon dollare do ti japim nga kjo sasi floriri amerikaneve te varfer ??
2-Pse shtyptaret e mediave botojne keto procesverbale te REXHIMIT KAMUNIST non stop qe paskan harxhuar 8 mije dollare dhe nuk botojne ( kritikojne,demaskojne) dy kriminelet Xen Berisha & Fatmir Mediu qe tolerohen nga te ashtuquajturit miqte p/perendimore qe mbyllin syte jo vetem per vjedhjen e miljardave te armatimit por dhe per Bomben Atomike te Gerdecit qe vrane dhe femije dhe Gestapo Spakut ashtu si dhe EKRama heshtin …
Poshte rexhimi kaminist !!
Rrnofte Usaliu i Mrikes me Ramortjen e Surrelit !!
Shqiptareve po u çahet menderja vazhdimisht nga ca komentues si ty o ch(i)p-o. Ju litaret qe la Enveri jashte varrit vazhdoni te na qelbni me eren e keqe te Komandantit.
SIGURIMI KA PATUR NJEREZ TE AFTE. KAQ
TE AFTE PER ÇFARE? PO DESHE TA VAZHDOSH MBAS KAQ E TE MOS E LESH ME AQ.
Ne vitet 70-80 te rinjte filluan te talleshin me veteranet qe u dergoheshin neper shkolla per te rrefyer kujtime nga lufta partizane.
Pas viteve 2000-2026 ne media lulezojne pjese dosjesh qe nuk kane asnje vlere, madje as per ata qe jetuan te dy kohet.
Me gjoja dokumente te vjetra eshte koha te tallen te rinjte e sotem…