Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Financimi i PD nga Moska, Kim: Minohet demokracia! Politika të ndërmarrë hapa për t’u ruajtur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Financimi i PD nga Moska, Kim: Minohet demokracia! Politika të ndërmarrë hapa për t’u ruajtur
KryesorePolitike

Financimi i PD nga Moska, Kim: Minohet demokracia! Politika të ndërmarrë hapa për t’u ruajtur

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë intervistës në emisionin “Opinion” u pyet këtë të enjte edhe për çështjen e financimeve ruse në politikë. Ambasadorja theksoi se duhen ndërmarrë hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë. Sipas ambasadores, kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.

Blendi Fevziu: Do t’i kthehem takimit me ish-Presidentin Meta. Është botuar një lajm për një raport sekret të shërbimit sekret amerikan lidhur me financimet e Rusisë nëpër botë. Le të themi financim nga Putin dhe Kremlini. Sipas, Zërit të Amerikës, ky raport thotë që në Shqipëri janë dhënë 500,000 dollarë për Partinë Demokratike nga burime ruse. Çfarë informacioni keni më shumë nga ç’kemi ne mbi këtë lajm?

Ambasadorja Yuri Kim: Po, nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike se sa asaj që ka ardhur nga Uashingtoni. Nuk do të komentoj ndonjë rast specifik, por ka diçka. Situata në Shqipëri nuk është unike. Me fjalë të tjera, kemi parë qeverinë ruse të përpiqet kudo në botë për të minuar demokracitë, për të mbjellë dyshim mbi proceset demokratike, mbi zgjedhjet…

- Publicitet -

Blendi Fevziu: E kanë bërë hapur edhe në disa vende në Europë…

Ambasadorja Yuri Kim: …e bënë në Europë, e bënë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Po, edhe në Shtetet e Bashkuara, kishit një hetim me…

Ambasadorja Yuri Kim: Po. E dini, ashtu siç më herët këtë vit, në fakt në fund të vitit të kaluar, filluam të ndanim haptas informacion mbi atë që Rusia po përpiqej të bënte në Ukrainë. Vendosëm të ndanim informacion për atë që Rusia përpiqet të bëjë në demokracitë nëpër botë…

Blendi Fevziu: E keni ndarë këtë informacion me qeverinë shqiptare?

Ambasadorja Yuri Kim: Po, ne…

Blendi Fevziu: …sepse unë pyeta Kryeministrin Rama dhe më tha nuk na duhet informacion se e dimë këtë histori…

Ambasadorja Yuri Kim: Pra, ndajmë informacion me demokracitë në botë mbi këtë pikë. Por ndajmë informacion edhe me publikun dhe informacioni kyç është se prej vitit 2014, verifikuam që qeveria ruse ka shpenzuar të paktën, të paktën 300 milionë dollar, çka nuk është asgjë…

Blendi Fevziu: Po, mund të ishte shumë më tepër…

Ambasadorja Yuri Kim: …vetëm një përqindje e vogël e sasisë së parave që rusët paguajnë për të ndikuar median, për të korruptuar politikanë dhe udhëheqës të tjerë, për të blerë reklama, për të blerë artikuj, për të përhapur keqinformim dhe disinformim në mediat sociale. Pra, qëllimi pse e ndajmë këtë informacion mbi përpjekjet ruse për të minuar demokracitë është të themi që, ne e kemi përjetuar, e dimë që ju e keni përjetuar, dhe duhet të ndërmarrim hapa. Për shembull, unë u takova javën e kaluar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me drejtues të të gjitha partive politike, dhe mesazhi kryesor aty ishte: duhet të ndërmerrni hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë. Kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.

Blendi Fevziu: Po pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë Dollarë vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…

Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollarë, të përmendet Shqipëria?

Ambasadorja Yuri Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    September 29, 2022 at 8:55 pm

    Ore Blend ore tullac ke marre pamjen e Inspektor Zhaverit spiun, perse nuk e pyete Ambasadoren Kim qe parate e lobimit me burim te pastert rus per Lul Bashen qe beri nje foto me Presidentin Trump i mori Amerika, 680 mije dollare.
    Amerikes i befshin mire keto dollare, per Lulin dhe PD jane para te pista, me te hyre ne Amerike ato pastrohen dhe pergjegjesi kane te tjeret.

    Reply
  • Goditesi says:
    September 30, 2022 at 12:04 am

    Demokracine e K….. ca fket m0j Baxhell lesbike. Ju keni vene diktature dge keni marre cdo gje ne dore por Keni frike nga Kina me Risine qe te hyjne dhe te forcojne Shqiperine seose nje Shqiperi e forte ekonomikisht dye ushtarakisht ja u fut Shqelmin sic ja u Shkerdheu Xhaxhi

    Reply
  • ?+ says:
    September 30, 2022 at 6:22 am

    pas 5 vitesh e kuptoi amerika që basha gjoja paska lobuar para ruse.

    sa e tallin trapin. duhet të kuptoni që 500mijë euro i do çim peka vetëm për emisionin e djeshëm. kushedi sa do bejtja

    Reply
  • Cajupi says:
    September 30, 2022 at 11:32 am

    Ky eshte nje fakt i rezikshem qe disa nga mediet tona, gazetare, politikane, madje dhe ne biseda private dhe komentues ketu paguhen nga ambasada ruse, se ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti qe Shqiperia eshte vendi i vetem ne Evrope ku komentohet me simpati (te hapet ose te maskuar) agresioni barbar rus mbi nje shtet te pavarur si Ukraina dhe krimet ruse justifikohen me “argumentin” putinian se populli rus eshte vella me popullin ukrainas ndaj duhet te behet perseri pjese e perandorise se krijuar nga caret gjate 2 shekujve te fundit me gjak e me hekur mbi 100 kombesi (vete Lenini e quante perandorine cariste “burg i kombesive”qe po te besh referendum me siguri duan pavaresine nga Rusia barbare.

    Reply
  • t'i nderprite aksesi informativ, ksaj qyqes se eger . says:
    September 30, 2022 at 11:35 am

    boll, ti moj qyqare koreje:
    a e di ti, se nje klase e vogel politike, t’i kundervihet.
    amerikes, ajo fut bishtin ne shale dhe zhduket,
    nga syte kembet, sic u zhduk prej kushuririt tend jung ?
    ameriken, e mbajne lobet e degjeneruara te gjermanise
    frances, italise dhe klyshi i saj i perjetshem gb-ja .
    ndersa ti si qen i rrahur, mundohe te jetosh ne ekuiliber.
    me sharlatanet politik shqiptare, per te nxjerr kafshaten e bukes,
    per bythen tende .

    Reply
  • Hosteni says:
    September 30, 2022 at 5:12 pm

    Uaaaa…politika te ndermarre masa per tú ruajtur?! Po pse, me zorr ja dhane lekt ruset ketyre? Gjykatat , Prokuroria te hetoje dhe te ndeshkojne. Po ne nuk kemi as njeren e as tjetren. Prandaj mos hani mut kot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?