Partitë politikë shqiptare që marrin financime të fshehta do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypit e Parlamentit Evropian, i tha Report TV, që “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.
Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për t’u shpallur ‘non grata’, ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi t’i referohej emrave konkret, por ata thanë se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.
Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t’u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.
“Edhe pse vendimi për vendosjen e sanksioneve i takon Këshillit të BE-së, Parlamenti do të ushtrojë një presion të rëndësishëm politik në këtë drejtim. Kjo ka qenë shumë e qartë për paketat e sanksioneve të miratuara si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, me Parlamentin Evropian si nxitësin kryesor politik dhe shtytësin e procesit”, thuhet në reagim.
o.j/dita

BE është shumë hapa pas SHBA.Saliu është shpallur non grata nga DASH në 19 maj 2021 me fakte konkrete për KORRUPSION,MINIM TË DEMOKRACISË,PËRVETSIM TË PASURISË PUBLIKE,SHPËRFILLJE TË DREJTËSISË,SHPIFS ME RETORIKË HELMUESE..etj.Dhe Sliu e SPAK-u i tij 92..pretendojnë se nuk ka fakte duke u tallur me SPAK,MAXHORANCËN,SHBA,BE,SOROSIN.Kjo tregon se:
1.Ose të gjitha këto organizma nd/Kombëtare e kan gabim..ose..
2.Kan frikë nga Saliu..!
3.Në këto kushte,Populli po heq shpresën nga SHBA+BE..dhe të përkrahë sistemin e Enver Hoxhës që nëse vidhej 200 lekë..do i paguaje dhe 2001 do shkoje në burg dhe do i paguaje. !
4.Nëse kjo është demokracia që na afroi PERËNDIMI..mos radhët kurrë..!
5-Sb duhet të futet në listën e zezë të BE..dhe pjesa e PD që ka kapur të nxirret jashtë ligjit.
6.Lonimi RUS me 675.000 $ në SHBA është bërë me dijeni të Saliut.Asgjë në PD në 31 vite nuk është bërë pa urdhërin e tij.
7-Sb është KAMELEON,PËRBINDËSH,HAJDUT,VRASËS,FATKEQSI KOMBËTARE ME 101 DOSJE KRIMI.