Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Financimi rus me 500 mijë dollarë për PD/ Ja çfarë u diskutua në takimin e Kim me Celibashin, Gjiknurin, Kryemadhin e Tabakun!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Financimi rus me 500 mijë dollarë për PD/ Ja çfarë u diskutua në takimin e Kim me Celibashin, Gjiknurin, Kryemadhin e Tabakun!
KryesorePolitike

Financimi rus me 500 mijë dollarë për PD/ Ja çfarë u diskutua në takimin e Kim me Celibashin, Gjiknurin, Kryemadhin e Tabakun!

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Ditën e sotme është mbajtur takimi i amabasadores Kim me deputetetë të PS e PD, pasi SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia. Ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve ku dhe u zhvillua takimi.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zbardhur për mediat bisedën që ka zhvilluar sot me ambasadoren e  SHBA-ve Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë të partive politike, Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabakut.

Ai theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.

- Publicitet -

“Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim. Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike. Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen.”, tha Gjiknuri.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se në takimin e sotëm SHBA ka shprehur shqetësim mbi financimet e huaja të partive politike.

“Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë m thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i përdorin, kjo është evidente ndoshta. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshime”, tha Celibashi.

Ndërkohë, deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shpreh se në takimin me ambasadoren Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.

“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.

Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Baca says:
    September 15, 2022 at 12:05 pm

    Si ka mundesi.Keta jane patriote vetem Rama eshte tradhetar.Saliu as nuk ka pare dhe as nuk ka degjuar qe Rusia u ka dhene para per te forcuar demokracine.Fajin e ka Luli se ai vetem e pyeste Saliun me goje per cdo gje dhe nuk ja merrte urdherat me shkrim.
    Megjithate Baca Sali gjithmone e ka pasur dhe e ka Kosoven ne plan te pare per me ja fut.
    Prandaj ne kosovaret e dum shum bacen se asht nga Vicidoli.
    Pabesine e ka zanat dhe tradite.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    September 15, 2022 at 2:22 pm

    Gjysem milioni nga moska eshte vetem karamele. Saliu ka marre milliona nga te gjitha anet, serbi, greku, moska etj., pa llogaritur vjedhet, grabitjet dhe shkaterrimin e Shqiperise.

    Reply
  • Piro says:
    September 15, 2022 at 3:34 pm

    Per fat te keq , dhe cuditerisht ne Shqiperi ka shume rusofile., sic mund te shihet nga komentet e pabesueshme pro-ruse kur flitet per agresionin barbar te ruseve ne Ukraine… megjithese te gjithe e dime qendrimin historikisht antishqiptar te Rusise dhe sot akoma Rusia jo vetem qe nuk e njeh shtetin shqiptar te Kosoves por eshte bere edhe nxitesi me i madh i qendrimit te Serbise per te kundershtuar njohjen e Kosoves.

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    September 15, 2022 at 5:28 pm

    Sali Berisha ishte ne dieni te paranve qe mori Basha nga Rusia. Kete ai e ka deklaruar vet kure th:
    Une ja mbulove Bashes akuzat qe ju ben atij lidhur me parat qe mori nga rusia. E sote pasi Basha e perjashtoi nga grupi Parlamentar, Berisha ju kthye duke e kakuzuar se Bash mori para nga Ruset.
    Pra ja se sa i pa bes eshte Berisha.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 15, 2022 at 5:29 pm

    Kush i beson keto?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?