Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetingu shqiptar “thyhet” në Strasburg, rasti Cani mund të pasohet nga të tjerë, Daci ka firmosur 37 shkarkime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vetingu shqiptar “thyhet” në Strasburg, rasti Cani mund të pasohet nga të tjerë, Daci ka firmosur 37 shkarkime
KronikeKryesore

Vetingu shqiptar “thyhet” në Strasburg, rasti Cani mund të pasohet nga të tjerë, Daci ka firmosur 37 shkarkime

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për rastin e ish-prokurorit Besnik Cani duket se nuk do të jetë i vetmi i këtij lloji.

Kjo për faktin se KPA ka një listë të gjatë të vendimeve që mbajnë firmën e Luan Dacit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Referuar faktit se edhe atyre iu është bërë vetingu në KPA nga një trupë, që në rastin e Canit u konsiderua nga Strasburgu si “jo e ndërtuar në ligj”, “fati” final mund të jetë i ngjashëm.

A2 CNN mësoi në burime zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar kushtetues pranë KPA, Daci, ka marrë pjesë në 45 vendimmarrje. Në 37 nga këto raste Kolegji ka vendosur përjashtimin nga detyra të gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve ligjorë.

- Publicitet -

Mes togave të zeza të shkarkuara janë edhe ish-drejtuesi i Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish-kolegët e tij Fatos Lulo e Fatmir Hoxha, ish-drejtuesi i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori e ish anëtarë të kësaj gjykate.

Vendimi ndaj Canit është e dyta vendimmarrje e Strasburgut e kundërshtive të gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vetingu. Në vendimin e parë, GJEDNJ rrëzoi pretendimet e ish-anëtares Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, duke arsyetuar se organet e vetingut janë të pavarura dhe të paanshme dhe se anëtarët e trupave të tyre janë zgjedhur në përputhje me ligjin.

Ndërkohë, totali i të shkarkuarve nga vetingu që janë drejtuar me ankim në Strasburg kalon shifrën 100. Aktualisht, kjo gjykatë është në pritje të shpalljes së vendimit për ankimet e bëra nga ish-prokuroret Antoneta Sevdari dhe Besa Nikhasani dhe ish-gjyqtari Admir Thanza.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben says:
    October 4, 2022 at 6:12 pm

    epo ai daci armik populli, se partia jo, partia eshte vetem per vizat e kokaines te trasha sa gishti.

    si nuk ju vjen turp, o shoket e dites (ashtu nates).

    Reply
  • PARAJA says:
    October 4, 2022 at 9:22 pm

    Daci te ktheje parate ( rrogat), qe ka marre padrejtesisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?