Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ish-Ministri i Brendshëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
Sipas Xhafajt, ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë.
Postimi i Xhafajt:
MIRËNJOHJE!
Miqtë e mi,
Tashmë që procesi i numërimit është përmbyllur dhe zyrtarisht konsiderohem fitues në këtë konkurrim elektoral – 2025 është momenti për të adresuar disa fjalë për zgjedhësit e mi, për të gjithë ata mijëra mbështetës që iu bashkuan garës sime në të gjithë qarkun e Tiranës, edhe nga përtej kufijve, dhe për ekipin e stafin tim të fushatës.
Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Për herë të dytë radhazi (2021 dhe 2025) edhe në këto zgjedhje isha pjesë e listës së hapur konkurruese duke garuar për një mandat të ri parlamentar. Në rreth 60 ditë ne zhvilluam një garë konkurruese, në respekt të plotë të kushtetutës e ligjit zgjedhor, një garë tërësisht transparente dhe etike, duke pranuar kundërshtarët dhe vlerësuar e respektuar konkurrentët brenda forcës sonë politike dhe veçanërisht duke punuar me përunjësi dhe respekt ndaj zgjedhësve tanë.
Beteja kryesore elektorale u fokusua te Njësia 10 të cilën e përfaqësoj dhe e drejtoj politikisht prej 10 vjetësh duke bërë në të 6 beteja elektorale (të gjitha të fituara) dhe duke e përfaqësuar me 3 mandate deputeti. Ne e fituam edhe këtë betejë duke ruajtur të njëjtin rezultat fitues dhe me një diferencë të thellë me kundërshtarët politik. E gjitha kjo falë zgjedhësve të mençur të Njësisë 10, që prej vitesh kanë besuar dhe përsëri besuan te Partia Socialiste e përfaqësuesit e saj. Falë burrave e grave, djemve e vajzave socialistë të kësaj njësie në zemër të Tiranës që u angazhuan me shumë angazhim edhe në këtë betejë fituese. Ju jam mirënjohës dhe të jeni të sigurt se do të vazhdoj t’ju përfaqësoj të gjithëve me shumë përkushtim e përunjësi.
Veçanërisht edhe falë ekipit elektoral në këtë njësi (të deleguar, kryetar, bashkëkryetar e sekretar të OS-ve, koordinatorë e patronazhistë elektoral), të cilët punuan me shumë përgjegjësi për fitoren e PS në Njësinë 10-të. Faleminderit nga zemra!
Krahas betejës për Nr.5 – PS, paralelisht u përfshiva në një tjetër betejë elektorale, atë personale si pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës.
Ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë, por dhe një proces me sulme të ulëta nga disa individ që nuk nguruan të lëshonin edhe kësaj radhe në ndonjë media breshërinë e shpifjes dhe baltës ndaj meje me një qëllim të vetëm se si të isha humbës në këtë garë. Po ne ja dolëm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura!
Janë vota të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.
Jam tejet krenar kur shoh njerëzit që kanë punuar me mua në këtë fushatë, pa asnjë lloj interesi, pa asnjë përfitim material apo financiar, por vetëm me besim dhe përkushtim njerëzor.
Jam shumë i lumtur dhe krenar kur shoh votat e mbledhura me respekt të plotë për shenjtërinë e votës së lirë. Janë thjesht vota besimi!
Mirënjohës pa fund të gjithë atyre që më premtuan e ma dhanë votën duke besuar te ajo çfarë unë jam, te çfarë kam shërbyer në gjithë karrierën time politike dhe te angazhimi im publik për ti përfaqësuar në një mandat të ri parlamentar. I garantoj se do ti përfaqësoj me besnikëri e integritet vlerat dhe interesat e votuesve të mi, se do t’iu qëndroj deri në fund angazhimeve të mia publike. Ata e bënë detyrën e tyre duke më dhënë besim përmes votës së tyre! Tani është radha ime të bëj detyrën përmes përfaqësimit të tyre parlamentar!
Një MIRËNJOHJE të veçantë për bashkëpunëtorët dhe ekipin tim elektoral që bëri një super punë në të gjithë qarkun për fitoren e PS dhe në mbështetje të kandidaturës time deri në numërimin e votës së fundit. Ata kanë meritën e madhe që me shumë durim, angazhim e përkushtim ideuan e organizuan një fushatë të jashtëzakonshme, me një agjendë të ngjeshur publike aktivitetesh në territor dhe në komunikimin publik e mediatik, tërësisht transparente dhe shumë etike! Jeni vërtet të mrekullueshëm! Skam fjalë tjetër për ju! Jam shumë krenar për ju! Do të mbeteni përherë miqtë e mi!
E në mbyllje një falënderim me shumë mirënjohje familjes sime të dashur dhe familjarëve e miqve tanë që prej shumë e shumë vitesh bashkëudhëtojnë me shumë besnikëri ndaj meje në këtë rrugëtim të vështirë të karrierës sime të gjatë politike.
Faleminderit nga zemra për gjithçka!
MIRËNJOHJE!
Me shumë respekt e dashuri,
Fatmir Xhafaj
Si nje Rrap madheshtor mbi kete vend te larte
Ke mbire ndane Udhes ku shkojne shterngatat
Ata rrahin te shkulin,
Por Ti vec vaditesh nga shqota e tyre
Dhe mes shqotash rritesh,
Se ti ke marre dore nga shoku Enver
Komunistet nuk dorzohen Asnjehere.
Jo si Pando Majko,qe u keput si pras
me furtunen e pare.
O Pando.o Xhafaj,Ju ka vene klowni ji themeluesit e PS te ndesheni me njeri tjetrin si Gladiatoret dhe vete argetohet.
Gabimi vetem fatal qe keni bere eshte se nuk e shporret kur jua futi Nano nga Sporteli,,gjithe ate zgallo me vathe te veshet,me corape tkuqe.Prape po i sherbeni,ne vend qe ti vini minat korrupsionistit $ Edi Rama.
DY- grevethyesit e elektoratot ‘socialSSalist’?
XHAFA–BRACE qe i perdor neofashisti XHIHADIST EDvini si mbiroje,pasqure Mashtrimi per te mashtriar socialSSalistet dhe pensionistet!
Nese nuk abandonojne grupin nudisti neofashisti exhihadist te EDvin Rakip SpiroP….tregon se Xhafa ,Brace e ndonje tjetri o Jane IDJOTE,o Jane te INKRIMONUAR osé agente!
Krye fashisti Ramovic po e perdorXhafen si leter higjenile i markes PS per te mashtriar ndonje pensionist qe vazhdon e konsideron PS- Parine e Surrelsit si socialiste!
Ky Xhafa po nuk Ka problema e Ka
Morale duhet te abandonojne grupin neofashisti tenudistit dhe Dale deputet i pa’ varur Duke ruajtir te pastervpten e mbi13 MIJE shqiptareve nndryshe do u bene shurren Balluku me SpiroP….
DY- grevethyesit e elektoratot ‘socialSSalist’?
XHAFA–BRACE qe i perdor neofashisti XHIHADIST EDvini si mbiroje,pasqure Mashtrimi per te mashtriar socialSSalistet dhe pensionistet!
Nese nuk abandonojne grupin nudisti neofashisti exhihadist te EDvin Rakip SpiroP….tregon se Xhafa ,Brace e ndonje tjetri o Jane IDJOTE,o Jane te INKRIMINUAR osé agente!?
Dhe thone pastaj se nuk ka demokraci ky vend – Nderkohe Ministri aktual i Brendeshem Hoxha merr 90% te votave te te denuarve te 313 !
Jezu krishti bente mrekulli.Mblodhi prostitutat e Judese dhe i beri shenjtore.Edi Rama e beri Mrekulline.Mori nje nga rruga e keqe dhe e beri Deputete,.E mesoi si shen pjetrin,-Hidhe rrjeten! Shen pjeter peshkatari hodhi rrjeten,U mbush varka plot me peshq.Sara Mila hodhi rrjeten,kapi 20000 vota,.
C’jane keto mufka a thua sikur po flet ke kongresi i PPSH-se?
Kujt i drejtohet me gjithe keto fraza standarte, pa hyre ne detaje?
U drejtohet patronazhisteve qe vune ne levizje trenin bullgar?
Apo u drejtohet pabuksave qe s’u del pensioni as per te fshire menderen?
Turp per komentuesit qe nuk dihet kush i paguan vetem per te denigruar, PS, Edi Ramen dhe deputetet e saj pa thene asnje argument kunder tyre.
Fatmir Xhafa eshte politikan dhe person me integritet. Per me shume eshte ekspert per drejtesine. Ai duhet ne parlament per te vazhduar reformen ne drejtesi e cila ka deshtuar ne pritshmerite tona. Rama thote qe i dhashe shpaten Dumanit, por ai me ca te tjere po e perdor vetem nga nje krah. “Zonja drejtesi” ka si simbol edhe Peshoren, te cilen Dumanit ja kane dorezuar te prishur dhe as perpiqet te rregulloje! Duhet Xhafaj dhe komisioni qe ta rikalibrojne peshoren qe te peshoje me saktesi. Mundesisht nje peshore Elektronike qe mos manipulohet. Ose me mire nje peshore me AI, (Inteligjenca Artificiale).
Q’ashtu osht or taj dajti i shokut edvin. Se kena prej 35 vitesh ksi lloj “ekspertash”, pa kemi sot një drejtesi e cila cilësohet si organi më problematik dhe më i pabesueshëm në shoqëri.