Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare
Lajmi i funditPolitike

Fitorja e Trump pritet me entuziazëm nga të dy krahët e politikës shqiptare

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dhënë “një mandat të pabesueshëm dhe të fuqishëm”.

“Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë,” tha Trump, duke ripërsëritur premtimet e fushatës se do të punonte për të bërë Amerikën të madhe përsëri.

Rezultati përfundimtar nuk ka dalë ende, por siç

- Publicitet -

raporton BBC, nga shtatë shtetet vendimtare, Trump fitoi Karolinën e Veriut, Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Ëisconsin, ndërsa është në avantazh edhe në Michigan, Nevada dhe Arizona.

Kandidatja e Demokratëve, zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk u është drejtuar ende mbështetësve të saj me një fjalim, por simpatizanët e dëshpëruar lanë festën e saj shumë orë përpara se të dilte rezultati përfundimtar.

Fitorja e Trump u prit me entuziazëm të ngjashëm si nga mazhoranca , ashtu edhe nga opozita në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama postoi në platformën X një foto nga zyra e tij duke parë live fjalimin e fitores së Trump, shoqëruar me një mesazh urimi për “këtë fitore të jashtëzakonshme”.

“Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkroi Rama.

Ndërsa kreu i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi fitoren e tij një “triumf” dhe i kushtoi një mesazh më të gjatë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke cilësuan Partinë Demokratike që ai drejton “simotër” të Partisë Repubikane të Trump.

“Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë…,” shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

Gjatë administratës së Joe Biden, Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa prej muajsh gjendet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit. Një urim për Trump erdhi dhe nga burgu 313 nënshkruar nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili gjendet në arrest i akuzuar për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.

“Triumfi juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës përcjellë nga zyra e shtypit e Partisë së Lirisë që ai drejton./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • mali says:
    November 6, 2024 at 5:28 pm

    Po ato fotot e Edi Rames dhe Erion Veliaj me djalin e Sorosit nuk pine me uje ?
    Politika pune muti.
    Edi Rama qenka I afte te puthe c’do bythe qe I siguron pushtet.
    Bravo ,ky paska nje karakter muti qe I pershtatet politika pune muti.

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2024 at 5:52 pm

    edi nuk eshte as kameleon,.Eshte Fluger.

    Reply
  • mali says:
    November 6, 2024 at 6:26 pm

    Me vjen shume keq per Ish president Meta dhe te nderuarin Sali Berisha.
    Akoma nuk kane kuptuar qe amerika e vuri Sali Berishen maje dritares per te bere experiment .
    Ilir Meta po te njejten mision amerikan eshte.
    Keto te tyre ngjajne me letren e Kadri Hazbiut : te rroje Partia.! Dhe e pushkatuan.
    Sa klase ke ?

    Reply
  • Detari says:
    November 6, 2024 at 6:29 pm

    mos te vi keq per dy islamiket, kontribuan ne perdhosjen e vendit, njeri sllavomahmut tjetri koketigan turk

    Reply
  • fredaqis langaraqis says:
    November 6, 2024 at 6:56 pm

    O decari, ty omonia sikur te kishte propozuar deputet te himares, pse e ben surratin bithe dhe fshihesh si mi haleje? Behu nje here burre o langaraq dhe thuaje troc qe je fredaqis beleraqis

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2024 at 7:07 pm

    Politika shqiptare tregon ftyren e vet te paftyre.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 6, 2024 at 7:27 pm

    Ilir Meta te mos harroje se ishte FBI amerikane qe i prangosi sekretarin e tij, Almir Rrapo ne Tirane me akuza bashkepunimi ne krim vrastar ne SHBA gangsteri enverit Almir Rrapo e ka hapur barkun per spiunin e Sigurimit, Like Floriri ne kembim te shkurtimit te denimit te tij dhe amerikanet nuk kane harruar senatehere Like Floriri anatemoi amerikanet njesoj si gangsteri Edi Rama ne CNN kur e cilesoi Donald Trump si “Turpi dhe fatkeqesia e Botes,

    ndersa:

    Sali Gerdeci te mos ngutet te beje servilin e Donald Trump, as Sanco Pancat e tij nga PD qesharake opozitare sepse amerikani qe denancoi Saliun ne FBI, Kosta Trebicka kerkon shpagim per vrasjen mafioze nga xhelatet e tij, qe njesoj si ne vrasjen e Remxi Hoxhes kane mbetur akoma te pandeshkuar nga Drejtesia bedele e Edi Rames dhe kete Drejtesi te kapur Donald Trump e ka provuar ne kurrizin e tij

    Reply
  • mali says:
    November 6, 2024 at 8:13 pm

    Sa per dijeni Amerika nuk eshte gijotine.
    Ajo behet e tille kur cenohet siguria kombetare sipas parametrave amerikane.
    Prandaj amerika eshte rrezatuesi I demokracise ne bote.
    Ajo lufton diktaturat ne shume forma.
    Keshtu qe Edi Rama te behet gati dhe mos kujtoje qe me Sazanin I a hedh.

    Reply
  • Ska rendesi says:
    November 7, 2024 at 11:48 am

    O njerez, mos u zini kot. Beni nje analize te thjeshte se kush jane ata qe kane drejtuar vendin keto 34-vjet.Te gjithe keta kane prejardhje nga blloku, ne menyra te ndryshme, si ata ne pushtet dhe opozitaret(me rotacion). Keta qe na sundojne jane jashteqitja jone te veshur me kostum dhe kollare. Te gjithe injorante por shume te djallezuar dhe te ligj. Dhe keto atribute ja veshin popullit. Keta qe po na pine gjakun ne menyra te ndryshme bejne dhe ligje sipas interesave te tyre, per tu mbrojtur dhe sunduar. Une nuk dua te votoj, mendimi im personal.per ata ska rendesi sepse kutite i mbushin vete(te 2-ja palet). Perhere kam qene dhe i qendoj ketij mendimi:Duhej qe ne 90-ten te ishte permbysur regjimi si ne Rumani dhe ne nuk do vuanim kaq shume keto 34 vjet, rezultati e keni pare vete keto 34 vjet.

    Reply
  • !!? says:
    November 7, 2024 at 6:49 pm

    Të gjithë horrat që janë bërë presidenta dhe kryeministra vetëm për të vjedhur popujt dhe vëndet e tyre si Sali Berisha, Ilr Meta dhe Edi Rama, tek ne ose si këta të tanët, Urbanët, Putinët , Kim Il Songët ……..e botës, janë bër me krah që kaubojsi aventurier i politikës dhe ekonomis amerikane i pëlqyer nga populli amerikan sikurse ata pëlqejnë heronjtë e filmave të tyre me koubojs sidomos në çastin që heroi koubojs, mbasi zbret nga kali, futet në pijetore , porosit një uiski në banak, dhe, mbas disa batutave pikante me të pranishmit, nxjer pistoletën dhe fillon zallmahia e përleshjes ku ai del gjithëmon fitimtar ndaj kundërshtarëve dhe del nga pijetorja për ti hipur përsëri krenar si koubojs hero që ngjall simpatin ose frikën e banorëve të qytezës.

    Edhe zoti Trap,, po të mos kishte bër zallamahin mbasi zbriti nga kali presidencial në Kapitol Hill, ku thuhet që ai që udhëhiqte turmën maskuar dhe me brinjë demi mbi kokë dhe godiste, shpartallonte e shkatrronte me egërsi kafshe çdo gjë që i dilte para, ishte vetë presidenti Trap, dhe një koubojs të till aventurier me karakter të fort jo vetëm politik por edhe një koubojs ekonomik që me dredhira ja heth shtetit duke bër rrëmujra juridike dhe bëhet i pasur duke fuqizuar perandorin ekonomike të trashguar nga babaj një insan të till pëlqen populli amerikan duke e hypur përsëri në kalin presidencial.

    Në aureolën e përshëndetjeve që zbukuron fitoren e koubojsit politik dhe ekonomik Trap do të shëndrisin edhe përshëndetjet e horrave shqipëtar që shpresojnë që presidenti Trap do të mbështes edhe ata, Sali Berishën edhe Ilir Metën edhe Edi Ramën dhe në qoftë se do ti mbështes të tre, ajo që kanë të përbashkët këta është se të tre janë hajdutër që nuk kanë lën poshtërsi që ekziston në shoqërin njerëzore pa i bër popullit dhe vëndit të tyre.

    Shqipëtarë, të jeni të bindur që duke mbështetur liderrat tanë të tre , ata që janë arrestuar dhe atë që duhet të arrestohet sa më parë si armiku më i madh gjer më sot i shqipëtarëve që të shpëtoj vëndi dhe kombi nga çfarosja, zoti Trap do të kthehet në djall kobzi jo vetëm për shqipëtarët po për të gjithë popujt e botës. Deklarate e tij për amerikën e madhe dhe mirqënien e popullit amerikan duke shpërfillur dhe përbuzuar haptazi, publikisht popujt e tjerë të botës, të kujtojnë deklaratat e Hitlerit për popullin e rracës superiore arjane dhe madhështin e Rajhut te tretë përdhosur në luftën e parë botërore.

    Shpresoj shumë dhe dëshiroj që të jem i gabuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?