Redaksionale DITA
John Edgar Hoover, shefi i famshëm dhe krijuesi i FBI-së (Byrosë Federale të Hetimeve) Amerikane, vdiq më 2 maj 1972, ndërsa ishte ende në detyrë, në moshën 77 vjeç.
Hoover mbajti pozicionin e drejtorit të FBI-së për rreth gjysmë shekulli, duke ndërruar tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara. Me një karrierë të diskutueshme, ai ishte si krijuesi ashtu dhe dhunuesi i hetimit modern.
Emri i Hoover-it është lidhur, herë pas here, me dyshime për dhunë gjatë disa hetimeve shumë delikate, të tilla si ato që lidhen me vrasjen e Martin Luther King, apo hetimin e dhunshëm ndaj Charlie Chaplin. Hoover u akuzua shpesh se kishte përdorur metoda përgjimi të paligjshme dhe informacion konfidencial si mjete për t’i mbajtur gjithmonë nën kontroll disa presidentë amerikanë, me qëllim që karriera e tij mos përfundonte kurrë.
Dhe ashtu ndodhi. Hoover vdiq në detyrë dhe Presidenti Nixon vendosi që, pas tij, drejtimi i FBI-së nuk mund t’i besohej të njëjtit person për një mandat më shumë se dhjetë vjet.
Kjo histori amerikane nuk ka pse gjen ndonjë përngjasim me “FBI”-në shqiptare të shkurt-marsit 2025, për më tepër që Erion Veliaj s’është një Luther King dhe, as Dado me Dumanin nuk peshojnë sa Hoover-i i FBI-së origjinale.
Ajo çfarë mund të përngjasojë pak është metoda e përgjimit “Hoover” në nivele të larta. Erion Veliaj, i pandehuri “VIP”, u përgjua brenda në burg. Gent Ibrahimi, i kallëzuari me mantel kushtetues, u përgjua në rrugë.
Këta dy shembuj të ndezin fantazinë të mendosh se ç’mund të ketë Ilir Meta në qeli, presidenti Bajram Begaj në shtëpi, apo Edi Rama nën sedilje kur shkon për Surrel.
Përgjimi i Erion Veliajt në burgun e Durrësit krijoi prova bindëse për gjyqtarin Engert Pëllumbi, për ta lënë kryebashkiakun aty ku deshën dy prokurorët e SPAK, në burg. Të paktën kështu u përfol nga mediat dhe u pranua nga vetë Veliaj nëpërmjet një statusi të orëve të fundit.
Altin Dumani dhe Ols Dado e “ruajtën” Erion Veliajn brenda në burg dhe e kapën. E kapën duke folur me vëllanë, duke u qarë me gruan, duke sharë Ulsiun, duke mallkuar armiqtë, duke dirigjuar furtuna mediatike ndaj “kasapëve” të tij, prokurorë dhe gjyqtarë.
Qëndrim refraktar ndaj drejtësisë apo sjellje e pabindur ndaj shërbëtorëve të saj? Këtë dilemë e ka zgjidhur gjyqtari Pëllumbi për 10 minuta, pavarësisht se u mendua tre ditë, kur lexoi vendimin e zgjatjes së “arrestit me burg” për Erion Veliajn.
Shumë hodhën fishekzjarre në mes të ditës për verdiktin “me burg”, disa u habitën, pak dyshuan. Engert Pëllumbi është gjyqtar me integritet, nuk mund të intimidohet, as mund të blihet (si aludoi opozita) dhe në profesion është ndër më të zotët.
Ligji është i qartë: “Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.”
Veprat që ka Erion Veliaj mbi shpinë janë disa, nga më të rëndat. Rrezikshmërinё e tij mbetet të na e zbardhë vendimi. Sa shumë i rrezikshëm është Erion Veliaj jashtë qelisë dhe rrethimit të burgut? Tani që do të jetë brenda, nuk do të flasë më me gruan? Nuk do të shajë më me fjalë të ndyra ministrin? Nuk do të mallkojë dhe dirigjojë më “bjeruni qenve” të SPAK?
Çfarë do të ndodhë tani që përgjimi u mor vesh? Do t’i ndalohet të flasë në telefon? A do t’i mbyllet goja dhe do t’i vihet një skafandër në kokë? Apo do të futet në 41-bis?
Asgjë nga ato që Erion Veliaj ka bërë nuk do të mundet që qelia t’ia ndalojë. As “dirigjimin”, as porositë, as mallkimet ndaj atyre dhe asaj që ai e quan padrejtësi.
Afërmendsh që Erion Veliaj do të vazhdojë të flasë dhe të shkruajë si më parë, ndoshta më shumë dhe më rëndë. Pajisja përgjuese “afërmendsh” do të ketë vlerë vetëm për gjyqtarin apo gjyqtarët e radhës.
Kjo është drejtësia që na ofron SPAK me pajisjen e saj “afërmendsh”?
Po sikur kjo pajisje të jetë përdorur edhe në rastin Pëllumbi, ashtu si në rastin Ibrahimi? A nuk janë të dy juristë dhe njerëz dinjitozë aq sa edhe me integritet? Afërmendsh që janë. Afërmendsh që të dy gjyqtarët, të gjithë gazetarët, politikanët, të burgosurit politikë dhe mediatikë duhet të kenë qetësinë që nuk përgjohen, nuk denigrohen, nuk shantazhohen.
Të gjithë mund të kenë shijet e tyre të çuditshme brenda banjos, krevatit apo jetëve të tyre. A duhet vendosur pajisja “afërmendsh” me apo pa vendim gjykate, në “prizë” për të gjetur thesarin e korrupsionit?
Pajisja “afërmendsh” duhet të na merakosë të gjithëve, si media, si shoqëri, si drejtësi.
Askush nuk ka të drejtë të gërmojë jetën e askujt, por prokurorët që kanë dorëzuar jetën e tyre në televizorin tonë publik, nuk mund të ankohen për privatësi. As familjarët e tyre.
E thamë edhe disa ditë më parë: Ne duam të dimë çdo thërrmijë të jetës së tyre, duam të dimë si flasin, si sillen, si hanë, si pinë… dhe afërmendsh duam të dimë për të kaluarën e tyre. Për kapacitetin e tyre. Per dëshirat e tyre. Për ëndrrat e tyre.
Dhe nëse Ols Dado ka pesë “hetuesinë”, afërmendsh që s‘mund të jetë Hoover-i im!
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ti shikoshe, sot me duken si fytyra kriminale te dy edhe Dumani edhe ky maskaria me pasporte greke edhe ai çami i shitur tek greket. Fytyra te mavijosura qe vetem do urrehen ketu e tutje, jo se arrestuan Veline, por besuam tek keta qener dhe nuk na shkonte mendja se ishin spiune te regjur te monarko fashisteve greke, njerez pa dinjitet, moral dhe nder, pa bese dhe respekt, njerez qe urrejtja do bjere mbi ta sado qi i mbron Beleri ! Ku e kane 21 janarin dhe Gerdecin agjentet e Greqise ?! Por me palaço me dinjitet paska qene edhe ky pellumbi sorres korbiale qe i ben faqet si pllocke. E moret veshe? Keta qe nga BKH, KLP dhe ata qe i drejtojne e shqetesohen per pavaresine e tyre , jane agjentura greke.
Masakrimi Spakonazist i Velise sot per nga makabriteti i ngjan nje historie histerike te nazi fashisteve ne Janar 1944 ne lidhje me kufomen e Kajo Karafilit qe 11 dite pas vrasjes varri i tij u dhunua nga komandantit ballist, Ram Habili. Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë.Pasi e ç’varrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak…..Eshte makabritet qe njeri me i votuar pas Rames ti behet autopsia ne mediat shqiptare NON STOP sipas Ram Habilave te Spakut..Turp Bajram Begaj—turp Euro-Amerike qe kujtuam se kishte demokraci por na doli DOLLAROKRACI me zi se komunizmi dhe fashizmi bashke
Pasi lexova shkrimin :Pse e do ne Izolim Rama kryebashkiakun Velia”‘ne Lapsin e Bushatit,edhe Une u binda se pergjimin nuk e organizuan prokuroret e SPAK,por Ulsiu,qe e ka zanat,Me 16 mije punonjes qe firmosin ne borderone e Bashkise ,Erioni i paska ndryshuar renditjen e votave Edi Rames ne 2021 dhe ketu Rama s`te fal.Ketu ke te drejte Bushat,megjithse je nipi Husniut,qe une dy here e kam pare,.Njehere kur Inauguroi Radiostacionin Kinez te Pazhokut ne 66en dhe tjater here ne Pogradec.Ti s`kishe lindur atehere,po ke pare ti qe ke trute e Bismarkut,se mua s`me kishte vajtur mendja?! Edhe ay pergjusi malok paska pare te vellane e Veliut qe erdhi mga Austria me canta me Euro,qe ja ndau Mediave.Vetem ti o Bushat e dallon kete kur genjen kur thote te verteten,se e keni pasur zagar familjar. Se ky genjeu te vetet,i la me gisht ne goje,jo mos me genjeje mua.
Neser ne 7 kjo faqe do fshihet nga komentet,po une e shkrova.
Padrejtësinë që bënë dy spakistët mbi Veliaj së shpejti do ta paguajnë, në një mënyrë ose në një tjetër.
Kjo nuk është drejtësi, sepse në këtë vend janë bërë krime dhe akoma nuk janë dënuar, autorët e krimit të organizuar bredhin të lirë dhe janë anëtarë parlamenti, kryetar PD,
Deri kur kështu!
Apapa savte ndezur e paskeni fantazine more shokë! E bukura eshte se juve ju ndizet patosi e fantaziacme urdher nga qelia! Nuk na thate ne gjithe kete terkuze qe keni sjkrua nese jane te paligjshme pergjimet ndaj lali Vemjes po qoftë edhe ndaj Gent Ibrahimit! E miravdovte ishte, sic shkruan edhe Sketdilajd Zaimi tek respublica.al, që pergjimet e lali Vemjes te publikoheshin. Vetëm keshtu do te njihnim dytyren e vertete te nje maskarai me mendesi kriminale. U bene disa gjyqtare qe po i firmisin burgun.
demo a e di qe pergjimi eshte i denueshem ne demokraci?C’them dhe une ti je shkedhokrat i pagdhendur!
Une kam vjedhur,por Ai para meje ka vjedhur me shume,Edhe ka vrare! Nuk funksionon keshtu Drejtesia.Nuk eshte e shkruar ne Qitap.Edhe nje celular te vjedhesh ,do Denohesh,pamvaresisht se para teje njeri qelloi me arme nje tjeter dhe nuk eshte kapur akoma.
Prokurori me i dobet i planetit me noten 5 ne kontabilitet heton krimin ekonomik dhe korrupsionin me mesatare 6.5. Me duket se jemi ne Ishujt Fixhi ku ka fise tribale, ne mes te Europes vendoset pergjuese per njeriun me te votuar te kryeqytetit dhe kryebashkiakun me te sukseseshem ne 113 vjet shtet qe ka pasur Shqiperia. Reputacioni i SPAK ka rene ndjeshem ne popull qe do ta ktheje ne vote plebishitare me 11 maj kunder koalicionit te trenit gerdalle te zhavorit me Jenisheret e kerperatave apo Kujtim hamshoret e gallatave.
Gazeta DITA:
Lerini llogjet me pergjimet amerikane se po te mos kish pergjuar prokurori i posacem Eliot Ness ne vitin 1930-1931 jo vetem banden e Al Capones, por edhe Kryetarin e Gjykates se Apelit ne Chicago te SHBA edhe jurine nuk do te kishte kuptuar se te gjithe i kishte blere Al Capone dhe ky gangster i rrezikshem shume me i rrezikshem se Erion Veliaj do te ishte bere jo vetem kryetar i bashkise se Chicagos, por edhe President i SHBA,
sepse:
PSE TE MOS PERGJOHET GENT IBRAHIMI QE PAGUHET NGA KRIMI?
Gent Ibrahimi me vilë 237 500 euro, makinë 30 mijë euro, dhuratë 35 mijë euro. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi u mbajt për dy javë nën përgjim nga SPAK pas dyshimeve se për përfshirjen në aferë korrupsioni. Këtë e konfirmo një dokument e disponon media të plotë të firmosur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho. Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve të parregullta” – thuhet në dokument. Genti Ibrahimi, trashëgimtari i mbi 1 milion Eurove nga 2 prindër që demokracia i gjeti 60 vjeç, babai kriminel i Enverit qe kishte punuar ne Sigurimin e shtetit dhe qe deklaron pa pike turpi se Gent Ibrahimi ndihet krenar që ka punuar për Soros dhe oktopodhin e tij hajdut. Në një intervistë për Ora News, ai e pranon një fakt të tillë. Për këtë arsye SPAK ka vendosur që për dy javë, nga data 10 deri në 25 shkurt 2025 të mbajë nën përgjim dhe vëzhgim anëtarin e Gjykates Kushtetuese, madje ka bere shue pak dhe duhej ta raste ne burg qe te mos prishe provat dhe te kercenoje deshmitaret si Erion Griselda, Lali Eri i 5D te krimit qe te tregoje pastaj per kapobanden Edi Rama qe korruptoi FBI nga soji i tij.
dhe:
Kur lexon nje editorial te tille kunder CIA dhe Imperializmit Amerikan, thua me vete:
MJERE SHQYPNIA DHE SHQYPTARET!
info-nare ,Vazhdo tir o katundar toke e xanun!
Kjo bote e ndertuar nga plepaxhinjte 6-shtanike,
Kur nuk ka burra ky dhe!
Kete vend e mallkoi ramiz alia duke vene skizofrenin ,kryekriminelin vrases qe tokat e xanuna e bejne deputet!
Dikur burrat e dheut te thirshin nane,
Por sot si je? Me dum-dum pulat perdhe!
dhe:
Zoti Thano, meso nga intelektuali se ketu ne SHBA ne baze te ligjit federal te burgosurit nuk pergjohen VETEM kur flasin me avokatet, por JO me familjaret, vellezerit dhe motrat dhe sidomos kur japin urdhera me kercenime per deshmitaret duke perdorur median e shitur te Grida Dumes, Mero Bazes, te Karlo Bolinos, Adriatik Docit apo me burgaxhiun e BE, Idajet Beqiri me PRAPASKENA, PAMFLETI&LUKUNI.
PSE GJYKATA E HAGES E IZOLOI TOTALISHT HASHIM THACIN NE KOMUNIKIMET E TIJ?
sepse:
Nga pergjimet rezultoi se burgaxhiu Hashim Thaci u jepte urdhera killerave te tij te kercenonin deshmitaret qe Gjykata e Hages i publikoi me emer dhe mbiemer ne nje liste te gjate, te hollesishme per te cillet Hadhim Thaci urdheronte kriminelet e tij per t’i kercenuar qe te genjenin Gjykaten e Hages dhe te manipulonin procesin ne favor te pafajesise se tij,
prandaj:
KUR DO TE MESOJNE SHQYPTARET SE DREJTESIA NUK BEHET ME RETORIKE ENVERISTE KUNDER IMPERIALIZMIT TE LIG?
inte-bejleri dhe ne varr do te ndjeke enveri!
Por nuk ka gje ti ke skizofrenin kriminel qe te mbron ty dhe koqe demon qe Tirona ju ka pare dhe nuk e kini pare !Njiashtu si nuk shikoni Gerdecin dhe 21 Jamarion!
Ju zente haku i viktimave!
Ça keni qe ju djeg? Eshte pyetja spontane pas ketyre redaksionaleve psiqike te perditeshme te Dites dhe Mjeros.
Po e keni ngjyer gishtin tek qypi do përgjoheni.
Jeni pergjuar gjithe jeten dhe ju kane “denuar” sipas menyres se tyre. Kane nderruar denimet dhe denuesit. Mesa duket per ju eshte vone me nderru pllaken.
Nga nje pergjim i nje processi gjyqesore ne Durres ne kohe e Dulles, del se Mami i Olsit eshte wire dhe angel shtatzane me mesuesin e Saj. Sigurisht… Pergjim eshte, sa eshte e vertete e di dosja gjyqesore. Por… bir kurve i madh mbetet…
Nga nje pergjim i nje processi gjyqesore ne Durres ne kohe e Dulles, del se Mami i Olsit eshte qire dhe ka ngel shtatzane me mesuesin e Saj. Sigurisht… Pergjim eshte, sa eshte e vertete e di dosja gjyqesore. Por… bir kurve i madh mbetet…
O chp , Ai Ram Habili ka gezuar respekt ne zonen e Kavajes 100 X me shume se Kajo Karafili .
Shume i zgjuar je o Trapajani si fshatar Peze qe je !
Ç’fare te keqe ka pergjimi ???
Kush eshte korrekt dhe i ndershnem si njerzit
e thjeshte s‘ka pse te kete frike. Mos vidh dhe
mos abuzo, mos u merr me krimin, eshte e thjeshte !
A te qifte Hashimi në bythen e fishkur, qe ta ka shpuar Beleri, o intelektuhale.
Përgjoni tradhtarët viçidoli, dule noka çani e shum e shum të tjerë që marrrin para nga agjenturat e huaja.
Shqiptaret sot pyesin Pse nuk denohet Sali Berisha
Kaq
flmnd shqiponja! te shkerdhevshin korrupsionistet!
Gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi sot kishte mundësinë e jetës, për tu treguar në lartësinë e detyrës dhe si njeri që i shërben drejtësisë , por këtë mundësi e shpërdoroi, madje e shkeli më këmbë, duke e treguar veten një frikacak i shantazheshëm nga njerëz që duhet të ishin pas hekurave për dhjetëra krime që kanë bërë, e duke na kujtuar se është ky gjyqtarë që miratoi në apel lirimin e Sali Berishë dhe disa vendime tjera të dyshimta, që qytetarët. jo zagarët me dy këmbë që lehin ps gardheve të politiqenëve, nuk i kanë harruar.
Ndryshimi i masës për Erion Veliajn, kryetarit të Bashksë së Tiranës, që është votuar nga 170 mijë qytetar tirane në tre mandate, do ishte një gjë elementare dhe e detyrushme për një njeri normal, që i është besuar roli i gjyqtarit, por Pëllumbi e la pas hekurave për veprime që një jurist e jo më një gjyqtarë, as nuk mund ta imagjinonte e jo më t’i përdorte si prova.
Por, nuk i vëmë faj gjynaqarit, i cili e shikon Saliun dhe lehaqenët që i mbajnë avazin si përbindësha, që nxjerrin zjarr nga goja dhe të djegin kudo që të jesh, ndaj largimi nga ky dragon me metodën “këmbët e shpejta faqja e bardhë” është i domosdoshëm….me thesin prej 1 milion eurosh që kishte marrë për të liruar Veliajn
Kështu që Pëllumbi, meqënse nuk kishte ku ta fshihte thesin që i “lanë” berishët në derë, u kthye në laraskë, që la vetëm glasën në sallën e gjyqit, për të shpëtuar veten, duke ia futur Veliaj si “intimidues” i dejtësisë dhe duke na treguar dhe njëherë se në dorë të kujt ka rënë drejtësia.
Dy super redaksionale të gazetes keto dy dite per ata qe duan te shohin pertej katundarllëkut te partive dhe drejtesise se re.
SHKURT
NUK LUFTOHET KORRUPSIONI ME KORRUPSION
Grupeve politike kriminale ne Shqiepri i eshte futur lepuri ne bark dhe po nxjerrin krimet dhe pislliqet e njeri tjetrit.
Mos-pergjimi nuk te ben te pafajshem.
mire mor zotninj, po mbas Kovid akoma gjalle qenkan Intelektuali (i bythes) Demo e Infoanale? Po kur i thone, “nuk bjen rrufeia ne hale”!
Ne lidhje me Edgar Hoover, artikulli eshte i sakte per figuren e tij kontraverse. Por ai kishte edhe arritje pozitive. Goditi spiunazhin sovjetik dhe ndihmoi në ruajtjen e sigurisë kombëtare. Hoover besonte fuqimisht se BRSS kishte infiltruar qeverinë amerikane dhe industrinë.
FBI luajti një rol kyç në arrestimin e spiunëve si Rosenbergët, Alger Hiss dhe Klaus Fuchs.
Projekti Venona, një operacion i fshehtë i FBI-së, deshifroi mesazhet sovjetike dhe ndihmoi në zbulimin e agjentëve të fshehtë.
Modernizoi FBI-në dhe e bëri një nga organizatat më të fuqishme të inteligjencës në botë.
per komentuesin durrsaku
Edhe Marshal Pétain ishte Heroi Frances ne L1B por ne L2B Franca e denoi me vdekje…
Ate qe beri Ram Habili me nje te vdekur quhet KANIBALIZEM…
edhe ne rastin ne fjale..denojeni Veliajn sa te doni por nese Drakula e Viqidolit
eshte jashte burgut..ky eshte pshurimi qe po i bejne haleatet tane atij vendi per llogari te grekut dhe serbit
Ben koqja:pergjimi nuk eshte norme demokracie bile e denushme
Keto veprime gjykimi qe nga sajimi i letres qe ne gjendje civile nuk i del autor por eshte genjeshter
Per ty katundar toke e xanun:me i ndershem eshte kryekrimineli karaxhic se sa Erjoni
Finally shprehja shkodrane:
Je i marre apo shtihesh?