Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitorja në zgjedhje, Veliaj: Shqiptarët e dinë që vetëm Edi Rama dhe ekipi i tij mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Fitorja në zgjedhje, Veliaj: Shqiptarët e dinë që vetëm Edi Rama dhe ekipi i tij mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës
Lajmi i funditPolitike

Fitorja në zgjedhje, Veliaj: Shqiptarët e dinë që vetëm Edi Rama dhe ekipi i tij mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës

Published: May 15, 2025
Shpërndaje

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku falënderon qytetarët për mbështetjen masive ndaj Partisë Socialiste.

Në një postim emocional, Veliaj e cilëson këtë fitore si një vulosje të qartë të besimit të shqiptarëve ndaj forcës politike që, sipas tij, ka sjellë ndryshimin dhe zhvillimin në vend.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj opozitës dhe theksoi se PS, nën drejtimin e Edi Ramës, mbetet forca e vetme që mund ta çojë Shqipërinë drejt ëndrrës europiane.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite.

Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”.

Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.

Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.

Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.

Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste.

Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme.

Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Hajduteve tu merret placka says:
    May 15, 2025 at 10:51 am

    Po do ecim periara ! Pa hajdute si ty o zgjebe!

    Reply
  • demo says:
    May 15, 2025 at 11:22 am

    Ja ke e arrite Enver Hoxhen,Edi Rama! Edhe me Demokraci Europiane.
    Familje e Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes shkonin ne Internim mbi Skodat shyte,duke kenduar kengen:
    Enver Hoxha Tungjatjeta,sa kto male,sa kto shkrepa!
    Po ta kendon nga burgu hajduti puneshumte.

    Reply
  • uzina fitorja says:
    May 15, 2025 at 11:53 am

    Do vine dhe shoket e tjere mos u merit do kete edhe djathtas formoni parti tjeter ne burg se do jeni me shume se keta qe do mbeten jashte

    Reply
  • Humoristi says:
    May 15, 2025 at 1:32 pm

    I paskan ardh mend Lali fikut.Murit me koke nuk i bihet,duke bere emerime nga burgu. .

    Reply
  • chp says:
    May 15, 2025 at 2:14 pm

    Sipas “rregullit te treshit” ne matematike..nese krahesojme shkeljet finacjare te Veliajt me krimet makabre te Berishes duhej qe Spaku te denonte me burgim te perjetshem “Usaliun e Marikes”…
    Nuk eshte sekret te thuhet qe videot erotike ne Kukes dhe Diber,si dhe masakrimi familjarisht i Veliajt jane skenar i pregatitur nga z(ombie) Berisha qe u kthyen ne bumerang si ne Kukes dhe Diber po ashtu ne Tirane..Nuk me duhet fitorja e madhe e Rames..as futja ne BE me nje kriminel monster si Berishaj jashte burgut dhe me Veliajt te arrestuar si Nano ne 1993 ne kohen e kolonelit Rajerson dhe kapterrit te tij Berishe

    Reply
  • fjala says:
    May 15, 2025 at 3:23 pm

    Keta delirante komentues perbejne plejaden e “endrres” se Sali Berishes, por fatkeqesia shqiptare eshte se shumekush keta i heq dhe te mençur, kur u duhej ,te pakten, tu kthehej kurrizi per te mos i ofenduar dhe nuk u duhej lene vend per te mos denigruar perfundimisht nivelin e nje partie qe ne vitet e para ishte aspirate per lirine dhe demokracine. Sot eshte turp te thuash se jam me partine demokratike sepse menjehere te del para Sali Berisha me gjithe krimet e tija dhe te kujtohet shprehja e Majakovskit: kur themi partia, nenkuptojme Leninin dhe kur themi Lenini, nenkuptojme partine. Partia demokratike pavaresisht nga zigzake regresive, te shumtat per shkak te udheheqesit te saj, e ka perfunduar shpejte, per te mos thene qe ne fillim, misionin e saj. Keta deputete te listes me Saliun ne krye , do ti shikoni si nje ere e qelbur qe perpiqesh ti largohesh edhe ne parlamentin e ardhshem. Dhe kush e beson se Saliu do ta lere te lire Partine?! E duan edhe keshtu si eshte delirantet, qofshin dhe si Belindi… jane te infektuar rende nga covidi Sali. Partia demokratike, meqense Saliu nuk u largohet, duhet te largohen ata nga Saliu ose perfundimish do jape shpirt e nuk do kujdeset me njeri as per “varrim” dhe do shuhet dhe historia e saj. Kam pak keqardhje edhe per keto partite e reja qe ndoqem ne keto zgjedhje se kane dale me emrin e kryetarit duke mos njohur asnje tjeter nga brumi qe kane bere ( jemi mesuar qe nje shekull me perpara) dhe jo vetem: fjalori Adriatik Lapaj apo Shabanit apo Qorrit se Agron Shehaj eshte kontigjent i konservuar, i shkon per shtat Saliut ne kahe te kunderta. Pa vizion politik te civilizuar, jo te dashuruar, të embel dhe bashkejetues me shqiptarin e ndershem, po kane kerkuar te grumbullojne rreth vetes njerez militante nga emri dhe fisi tyre. Del pyetja se mos duhet te importojme politikane?! Se mos bota ka te tille sot. Me keq jane, por aty “baballaret” kane konsoliduar traditen dhe edukaten, civilizimin dhe ndergjegjen e imponuar me rregullat ligjore, pavaresisht se tani kane pjerdhur ne to si Amerika dhe Rusia duke shkelur mbi traktatete e firmosur e vendosura. A mund ti besosh jeten dhe shtetin Adriatikut, Agronit, Shabani dhe Arlindit sot?! Ketu ka nje pikepyetje megjithese dielli do ti pjek besoj gradualisht. Si perfundim te mendimit tim Sali Berisha duhet te largohet urgjente ose ta largojne me pahir, drejtesia duhet te veproje menjehere per akuzat dhe tre partite e reja duhe te marrin misionin si barre per demokracine dhe shtetin ligjor duke e shprehur ne parlamentin e ardhshem e duke u dhene shqiptareve besimin ndaj tyre me fjalen, qendrimin dhe mendimin qe do japin. Larg sjelleje se deritanishme ne parlament duhet te krijojne vendin e kultures dhe shteformimit ligjor. Shpresa ketu eshte qe viti 2030 te na gjej me njerez politike te konsoliduar qe politiken ta kene mesuar qe eshte shkence per mireadministrimin dhe zhvillimin e shoqerise shqiptare dhe jo privilegj e vend pune si sot. Ne radhe te pare, mendim per te !

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    May 15, 2025 at 3:50 pm

    UDB ka pasur nje plan per te shkateruar Shqiperiñe te quajtur”Krijimi I Mafias te Veriut te Shqiperise “.Qellimi saj ka qene qe nepermjet spiuneve te shumte qe kishte ne rrethet Tropoje,Kukes Diber etj te krijonte nje rrjet kriminal qe te destabilizònte Shqiperine nepermjet,vrasjeve,vjedhjeve,shkaterimit te prones,etj.Me Sali Berishen e realizoi duke bere goxha deme.Nuk eshte fikesh eshte e vertete.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 15, 2025 at 5:13 pm

    Kur lexova kete leter enveriste falenderimi te Erion Veliajt alla:

    PARTIA IME ME BURGOSI, AMANET FAMILJEN, RRNOFTE E KJOFTE SHOKU EDVER!

    Po degjoja “Sonaten e drites se Henes” ose “Moonlight sonata” e Beethovenit qe dikush e shikon si te trishtuar te tjere e shikojne si optimiste dhe ky debat vazhdon me vite dhe deri me sot askush nuk i ka dhene pergjigje perfundimtare qe po keshtu me kujton operen e kompozitorit me fame boterore Wolfgang Amadeus Mozart qe e shkruajti ne fund te jetes dhe e titulloi “Vdekja e Cifutit” me skenar pak a shume si me poshte vijon: “Nje cifut fajdexhi i njohur denbabaden i Vjenes, Austri papritur vdes dhe kjo pikelloi shume nga ata qe deshen te merrnin fajde nga ai, por gezoi shume nga ata qe kishin marre fajde dhe nuk do te paguanin me kestet per shlyerjen e fajdeve pasi cifuti nuk kishte lene trashegimtar. Por papritur cifuti u ngrit nga arkivoli dhe u ringjall si Krishti ne Jerusalem duke qetesuar te pranishmit me fjalet: “Ja ku jam per ata qe me duan dhe me respektojne dhe per ata qe nuk me duan dhe me urrejne. Le te mblidhemi te gjithe t’ja marrim valles dhe te kercejme sebashku si asnjehere, sepse jeta ecen perpara duam apo nuk duam ne”

    prandaj:

    Le er mblidhet cifuti Edi Rama me Sali Berishen bashke me Sanco Pancat e tyre nga pas qe ca i duan te tjeret i urrejne, ta nxjerrin nga burgu edhe Lali Erin me Like Floririn se jeta ecen perpara, Shqypnia eshte sa nje gogel fare e vogel dhe jeta ecen perpara dhe asgje tjeter nuk ja vlen.

    KY ESHTE MESAZHI I ZGJEDHJEVE TE 11 MAJIT SE JETA ECEN PERPARA ME TREN APO PA TREN.

    Reply
  • chp says:
    May 16, 2025 at 12:23 am

    dy fjale per komentuesin: “””””fjala 3:23 pm”””””
    Jam dakord 99% me ato qe shkruan me perjashtim te shprehjes CITOJ,,,,per te mos denigruar perfundimisht nivelin e nje partie qe ne vitet e para ishte aspirate per lirine dhe demokracine.FUND CITIMI dhe le ta spjegojme;………PD lindi nga incesti ne 1991 Cia-Udb ku prishja kriminale e votimeve te 31 marsit 1991….organizimi i 2 prillit 1991 nga ca usa-tallare shqip dhe serbisht foles..prishja e qeverise kombetare te Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese ne votime e kolonelit dipllomat Rajerson nuk ka nevoje per koment..Ne ato vitet e para tuaja….. u fut Shqiperia ne Konferencen Islamike me vendim personal te Mulla Salihit…u fronezua koloneli Janullatos u zhduk Remzi Hoxha u fut ne burg Fatos Nano si terrorist per kavanoza receli ..u harrua ceshtje came….u anashkalua Kosova kur po mbytej nga Milloshi … hordhite arabe pushtuan Tiranen etj etj…..Kam te drejte tju pyes i nderuar per cfare vitesh te para flisni ? aspirata myslymanesh,greke apo serbe ??

    Reply
  • five company says:
    May 16, 2025 at 4:43 am

    Perpara se ” Dielli te lind” ne kuadrin e Samitit Europian, Erjoni dergoi falenderimet e tij per zgjedhjet dhe ditet qe do te pasojne. Natyrisht, Erjon dhoma juaj me 4 mure, nuk po e perdor fjalen qeli, ishte nje nga sensacionet, mbas Metes, e reklamuar ne fushaten e PS. Kjo as qe mund te pretendosh qe u be per shqiptaret te besojne se Drejtesia dhe ligji po permisohen me ne fund, por u skematizua si nje projekt per fjalimin e rradhes per Europen dhe te gjithe partneret bilaterale qe ” do refozojne te blejne nga nje qeli” ne rindertimin e Shqiperise. “Pushimet pa afat”, brenda dhomes me 4 mure do jene, rezultatit elektoral qe ne nota muzikore mund te shprehet me Rigoleton e pucisteve, dhe ty do te veshin me kostumin e “Joker Modern” per te kenaqur pritshmerine e Europianeve qe mblidhen sot me moton ” E duam Europen si Shqiperia”!! Interesante, nuk te duket?
    My “dear” Head of Municipality, your meant 4 month segregation will be really fruitful, unless it is a Banana!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse emri ka ngjallur kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?