Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës
AktualitetBote

Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës

Published: September 12, 2026
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka lidhur performancën e fortë të partisë së ekstremit të djathtë gjerman Alternativa për Gjermaninë ( AfD ) në zgjedhjet e fundit rajonale në shtetin e Saksonisë-Anhalt me ​​gabimet e vendeve perëndimore.

Çdo gjë që po ndodh në Evropë tani është rezultat i gabimeve sistematike të shteteve perëndimore në politikë, siguri dhe ekonomi, tha Putin gjatë një bisede me gazetarët në New Delhi.

Ai akuzoi gjithashtu qeveritë evropiane për provokimin e konfliktit të hapur me Rusinë dhe për shqetësimin e qytetarëve të tyre, duke thënë se kjo u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani.

- Publicitet -

AfD fitoi një rekord prej 43.8 përqind të votave të dielën në Saksoni-Anhalt, shumë pak se një shumicë absolute.Njerëzit në vendet evropiane e kuptojnë se çfarë po ndodh, tha Putin, duke shtuar se besonte se kjo ishte arsyeja e rezultateve në Gjermani.

Putini është në Indi për samitin e BRICS këtë fundjavë.Rusia nuk kërcënon vendet evropiane dhe nuk ka arsye të përplaset me to, tha Putin, duke shtuar se të gjitha këto çështje janë zgjidhur që nga rezultati i Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, Putini kishte deklaruar gjithashtu para pushtimit rus të Ukrainës se Moska nuk po planifikonte luftë, thekson Agjencia Gjermane.

Presidenti rus argumentoi se, përkundrazi, janë vendet evropiane ato që po e nxisin konfliktin.

“A duan ata të rishikojnë rezultatet e Luftës së Dytë Botërore? Ku po i shtyjnë njerëzit e vendeve të tyre? Drejt një lufte me Federatën Ruse?”tha Putin.

“Ata tani po thonë se po mendojnë se si mund të dërgojnë trupa në territorin ukrainas. Kjo do të thotë luftë me Rusinë”, shtoi ai.

Pas fitores së AfD-së në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, reagoi edhe ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar duke e cilësuar rezultatin si “tronditës”.

Gjatë pjesëmarrjes në ekspozitën “Digital X” të Deutsche Telekom në Këln, Merkel deklaroi se si anëtare e CDU-së ndihet e prekur nga rezultati, duke theksuar: “Si anëtare e CDU-së, zemra më rrjedh gjak”.

Ish-kryetarja e CDU-së, e cila drejtoi Gjermaninë si kancelare nga 22 nëntori 2005 deri më 8 dhjetor 2021, e përshkroi rezultatin zgjedhor në Saksoni-Anhalt si një zhvillim “shokues”, duke paralajmëruar se vendi ndodhet përballë një “kthese në historinë e Republikës Federale”.

Merkel propozoi një mënyrë tjetër komunikimi me qytetarët, me qëllim përmirësimin e qasjes ndaj tyre dhe shpjegimin më të qartë të progresit të arritur.

“Qasja e personalizuar ndaj qytetarëve ndoshta është bërë më e rëndësishme se në të kaluarën”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se “partitë demokratike duhet të kërkojnë tani më shumë kontakt me qytetarët”.

Ish-kancelarja gjermane tha se e shqetëson fakti që për shumë qytetarë faktet nuk kanë më të njëjtën rëndësi dhe se, në vend të tyre, po marrin gjithnjë e më shumë peshë emocionet, përfshirë edhe në diskursin politik të përfaqësuesve të AfD-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?