Nga Skënder Minxhozi
Kjo është batuta më e fundit ironike që po qarkullon në rrjet në të gjithë botën, e drejtuar ndaj njeriut më të fuqishëm, presidentit amerikan Donald Trump.
Është paradigma e qëndrimit amerikan në harkun e tre javëve luftë me Iranin, të cilat e kanë futur të gjithë botën në një tunel të errët krize dhe pasigurie. Është gjithashtu një dëshmi dëshpëruese e politikës së jashtme të improvizuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili e ka marrë për dore vendin e tij në një konflikt tejet delikat, pa asnjë plan dhe asnjë perspektivë të besueshme zgjidhjeje. Ajetollahu i zëvendësua nga një tjetër ajetollah, ndërkohë që bazat ushtarake amerikane në rajon janë goditur rëndë, Tel Avivi dhe të tjera pjesë të Izraelit po njohin bombardime masive kurse ekonomika botërore ndodhet në pragun e një katastrofe të afërt.
Në tre javë Amerika ka vendosur të shkojë edhe një herë tjetër pas strategjisë së luftës totale në Lindjen e Mesme të Benjamin Netanjahut, duke ju bindur qorrazi projektit të rrëzimit të regjimit të ajetollahëve. Çka po rezulton, me mënyrën sesi merr formë, një gabim trashanik dhe me pasoja fatale për të ardhmen e rajonit por edhe të të gjithë botës.
I mrekulluar me 88 minutat e rrëmbimit të presidentit Maduro në Venezuelë, i dhënë i gjithi pas taktikës së presionit mbi miq dhe armiq, Donald Trump duket se ka ngecur në kënetën e Gjirit Persik njëlloj si paraardhësit e tij në Zyrën Ovale, ndërkohë që askush nuk po tregohet i gatshëm t’i vijë në ndihmë. Edhe pas thirrjeve publike ndaj Kinës(!!!) për t’u përfshirë në zgjidhjen e krizës, edhe pas apelit të përsëritur ndaj aleatëve evropianë, kanadezë, australianë apo japonezë. Të gjithë po i kthejnë shpinën një lufte që SHBA e Izraeli e nisën pa pyetur askënd dhe tani nuk dinë si të dalin nga fati cinik i luftës që kërkuan.
Ishte thënë deri në mërzi që Irani nuk është as Irak dhe as Siri. Aq më pak është Venezuelë apo Kubë. Ishte e ditur se iranianët e kanë perfeksionuar taktikën e luftës asimetrike, ku dronët 10 mijë dollarësh interceptohen nga raketa që shkojnë deri në 3-4 milion dollarë. Ishte e ditur se ata kanë një arsenal raketash balistike që mund të hedhë në erë të gjithë rajonin e më gjerë. E megjithatë Trump u dha pas modelit të fitores së lehtë venezueliane, pa llogaritur se çfarë po bën.
Kjo luftë duhej të zgjaste vetëm pak ditë sipas Presidentit Trump. Ndërkohë titulli i shkrimit përmban edhe evolucionin e qëndrimit të aleatëve izraelo-amerikanë ndaj vetë luftës. Nga fitore e mbaruar në ditën kur fshinë me një valë bombardimesh thuajse të gjithë lidershipin e Iranit, tek fitorja në proces në javën pasardhëse e cila komunikohej përmes gjesteve prej adolëeshenti të sekretarit të luftës Hegseth, e deri tek thirrja javën e tretë për ndihmë ndaj Kinës, Evropianëve e gjithë të tjerëve. Mbeti vetëm Bordi i Paqes pa u thirrur nën armë!
Sulmi ndaj Iranit është një operacion ushtarak tipik nga ata që përmban manuali historik i luftës i Izraelit në Lindjen e Mesme. Një aventurë e radhës ushtarake e cila i shkon për shtat një vendi që i ka sulmuar të gjithë me strategjinë e parandalimit, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar dhe të gjitha konventat e imagjinueshme që mbajnë në këmbë rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore.
E reja në këtë rast është se kësaj aventure rajonale i është bashkuar edhe Presidenti i Paqes Donald Trump i cili ka muaj që reklamon një çmim Nobel për konfliktet që ka zgjidhur. Kthimi i shpinës i aleatëve, rivalëve e armiqve tregon përmasat e gabimit strategjik që Trump ka bërë duke e futur SHBA e bashkë me të edhe botën në një luftë të paligjshme, të pamenduar dhe me potencialin e një fiaskoje historike.
Konflikti me Iranin mund të zgjidhet artificialisht, ashtu siç nisi. Me një deklaratë nga ato që shpërfillin logjikën dhe ligjet e gravitetit nga presidenti i SHBA. Nga ato deklarata ku ai shpall fitore të padiskutueshme, ku thotë se ka bërë të vetmen gjë të mundshme, pra të sulmojë Iranin dhe të fitojë ndaj tij.
Paçka se opinioni pubik botëror do të nisë të qeshë e të shpotisë, është urgjente që të kemi më mirë një skeptakël gënjeshtre sesa një kalvar gjaku dhe krize që nuk dihet kur dhe me çfarë kostosh mbaron. Paçka se tashmë Trump ka hyrë në histori si Presidenti i SHBA që ju drejtua publikisht kinezëve për ndihmë në një konflikt ushtarak! Më mirë t’i përkëdhelet edhe një herë sedra prej fëmije presidentit të SHBA sesa të vuajë e gjithë bota.
Deri në atë moment që vetëm subkoshienca e Donald Trump e di se kur do të vijë, bota mban frymën në pritje të një lajmi të mirë. Përndryshe, nëse konflikti vazhdon, ky ka për të qenë jo vetëm Vietnami i Presidentit Trump por dhe mjerimi i të gjithë planetit.

Nazisti çifut trampalla
Te lumte Skender, analize e sakte, e forte, domethenese!
Shkrimi eshte i vertete por paksa i egzagjeruar. Ka nje avantazh jo pak te rendesishem ne kete lufte. SHBA dhe Israeli mund ta ndalin luften ne menyre te njeanshme; mjafton te ndalin zjarrin. Avantazhi i dyte eshte leksioni qe i dhane Iranit. Pas ketij grushti ne fytyre, Irani do te ndryshoje ose ‘zbutet’ ose humbë agresivitetin edhe per te pakten 5-10 vjet te tjera. Khamenejet nuk jane më. I riu qe do te vije do mendohet dy here. Nuk ju pelqen lufta kjo lufta e vogel? Atehere do te kete nje tjeter me te madhe. Nuk shpetojme dot nga logjika e konflikteve me fjale. Lufta (ne disa raste) eshte si operiacioni kirurgjikal…i domosdoshem. Nga ana tjeter me duket i drejte qendrimi europian unanim per mos marre pjese ne nje lufte qe u nis pa nje consensus dhe pa nje plan te perbashket.
Analize e plote dhe e sakte, lufta po vret njerez, civile te pafajshen, ne Lindjen e mesme, dhe ushtare amerikane. Ndaleni luften mr. President Trump, mendoni femijet tuaj!
‘Idjotin nuk e qasnin ne fshat ai kerkonte per grua vajzen e priftit…!’
Para se te shkruash per luften e yjeve e psikopatin Trap…ti Minxhozi,Poqese ndihesh gazetar po mbi te gjitha shQIptar…na thuaj se si mund ti shpetojme tragjedive se SHPERBERJES ish Populli shQIptar 35 Vjet pa’ shtet po mbi te gjitha kush do hape gjyqin e Hages ne ish ShQIperi si dikur gjyqi Norembergut Kunder krereve SS sot e 35 Vjet PERFAQESUAR nga DY KRRIMINELET EDVIN E SALI !?
Shume drejt.Ne jemi te mallkuar ,meremi me POPULLIN QINDRA milione te Republikes se Iranit dhe kemi harruar kete vend pa’ POPULL pa’ shtet pa’ emer shQIp:’Republiken e Kurbanit!’
Zere se u mblodhem ne dhe e zgjidhem kete punen e boshatisjes, po Rumania, Bullgaria, si do ua zgjidhim hallin, se ata kane 20 vjet qe i kane boshatisur fshatrat dhe qytetet?
Ne te pakten i mbushim nja 3-4 muaj me turiste, por ata nuk kane as Turizem, cfare do shikosh ne Bullgari.
Po Spanja dhe Italia cfare halli kane qe po ju ikin gjithe specialistet ne Gjermani dhe Angli?
Pamvaresisht sa kushtojne bombat e raketat amerikane,bresheri mbi koke te ajatollaheve prej 50 vjet terrorizojne boten,nuk pushon.
O kenooooo!!
A me gje te na thuash se ndryshe nga Tere Europa dhe Tere shtet Jane Kunder nderhyrjes ne Iran Ndersa nje PSIKOPAT ne te vetemin vend te Ballkanit 35 Vjet pa’ shtet e pa’ popull urdheron nje grup.banditesh te emruar te konsiderohen Iranin shtet terrorrist e te beje pakt me Netaniau i shpallur si Terrorriste??????????!!!!????
Shqiperine e ka sulmuar Irani, sulm kibernetik.
Na ka demtuar.
po ku mer vesh ti nga gjeopolitika … Kush ta ka dhene tekstin per ta lexuar
Skender Minxhozi:
Per Trump ka shume batuta ne Bote, qe perhapen nga Mafia Soros ne menyre qe te kthejne hajnine me para publike alla USAID&LUKUNI, injoranti pa shkolle komunist Edi Rama po keshtu me batuta sorosiane e mallkoi Presidentin e SHBA si “Fatkeqesi dhe kercenim per Boten”, me vone u tall dhe u gajas me Trump bashke me Makaronin e Frances, por me mire te degjojme batuta argetuese si kjo qe hedh ti ne median tone Anti-Imperialiste, sesa te degjojme batuten e njohur mire nga shqyptaret:
PROLETARE TE TE GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI NE LUFTE ME IMPERIALIZMIN E LIG!
sepse:
Pa SHBA Ajatullahet e Iranit dhe Madurot e Venezueles sot do te komandonin ekonomine e Botes, prandaj mbylle HALEN me batuta komuniste pa asnje llogjike.
Bravo Skender
Raketa si Irani,nuk prodhojme dot.
Rruge si gjithe bota, nuk ndertojme dot.
Fallxhore Strategjike si Mynxhozi i kemi me shumice dhe pakice.
Demo . Minxhozi ty të merr majë carit .
Irony is almost brutal in its evidence. While Trump is asphalting the liberal international order built by the United States over the past 75 years, China – while remaining a brutal dictatorship – proposes itself as a guarantor of global stability and predictability.
The scheme is not new. Last year, during Trump’s trade war, when China hinted that it could use rare earths as a weapon, it was Trump who gave in first. Beijing did not raise his voice, he did not improvise: he waited. And he won. In silence.
Minxhoja eshte nje Sorosian i thekur i mbetur si peshku ne zall pas bllokimit te atyre fondeve qe u vinin nga ato fondacionet sorosiane. Njelloj si ajo e pavarura e famshme Iris Laraska e te tjere. Por ndryshe nga Iriska qe Rama ja gjeti nje karrige aty ne parlament, ketij nuk i ka gjetur ndonje qoshe zyre gjekundi dhe pra i mbetur tjeter vecse te mallkoje Trump, nga interesi i vet i prekur e aspak i prekur nga ai konflikt ne Lindjen e Mesme.
Ministra e jashtme , Minxhozi si ty bën nga një çdo mëngjez .
Konflikt i nisur nga trump me kerkese te izraelit
Shefi i kunder terrorizmit usa e tha dje
Keta jane zioniste-nazista, qe do te thot kerkojne shfarosjen e arabeve dhe myslymaneve te tjere ne rajon per te mbizotruar judaizmi ne te gjithe lindjen e mesme dhe me tej.Thën ndryshe kerkojne pordhe me rigon.
Rrugen e naftes ne gjirin persik e ka bllokuar bjondi me rudher te cifutve per te shkatarruar nga ana nergjitike dhe finanziare evropen. Irani ska piken e interesit te bllokoj naften evropes.
Zoti Minxhozi por edhe per z.Thano si drejtues i kësaj gazete
I nderuar z.Thano
Shqipëria po sillet gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë në arenën ndërkombëtare, duke marrë pozicione të forta dhe të qarta në çështje të ndjeshme gjeopolitike. Qëndrimi ndaj Iranit dhe miratimi i një rezolute që e cilëson atë si shtet sponsor të terrorizmit është një shembull i qartë i këtij pozicionimi nga ana e duhur e historisë. Nuk jam kritik ndaj gazetës Dita, kam shumë respekt për qëndrimet tuaja. Por këtë meritë në politikën e jashtme duhet t’ia njihni Ramës.
Ik mer qelbanik, aktor me peshe per Iranin thote. Kush e pyet per Iranin, mor ndyresire.
Shko e mblidh shqiptaret qe i ke si jevgjit neper Evrope.
Copa e mutit eshte aktor me peshe nderkombetare.
O po dhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin perpjete.
Kellirat e Ballkanit qe i ve para dhe Dule jevgu
Nastradin . Minxhozi bën çdo mëngjez nga një si ty atje ku shkon mbreti më këmbë .
Ndersa ti o Tellall ha nga nje ç’do mengjez
Në fakt, jo vetëm rivalët e USA si Rusia, Kina, por edhe aleatët si UE, GB, Japonia, Kanada, Australia, etj nuk duan që Trampi & Netanyahu ta fitojnë këtë konflikt. Ka shumë arsye, por kryesorja është se këta dy aventurierë i kanë vënë minat ekuilibrit ndërkombëtar. Marrja në dorë e një tjetër rubineti nafte nga USA do e beje me harbut këtë president që ka konflikt të hapur interesi personal. Netanyahu dihet, eshte kriminel lufte. Ka nje mandat arresti nga Gjykata nderkombetare për genocid dhe krime lufte. Nqs ka një vend të madh me potencial pa limit të teknologjise si Kina, eshte rasti ideal që të testojë fuqinë e USA ne një vend të tretë si Irani. Me siguri janë duke e furnizuar Iranin me teknologjinë e tyre për këtë qëllim. Persa i perket vendimit të parlamentit shqiptar që shpalli Iranin shtet terrorist (?!) me ferman të sulltanit qesharak RamaEdi, nuk e di, po a ka shqiptar qe s’e kupton se Ramen e tërheqin për hunde segmente të caktuara nga jashte Shqipërisë. Ndofta I dinë ndonjë lek te madh qe ka depozituar diku jashtë, ndofta ndonjë ves të tepruar, etj, por gjë e kësaj natyre do jete, se diplomaci nuk është. Trampi e ka provuar se është tregtar i paskrupullt. Të përdor dhe të hedh si qen kur i del kundër apo nuk i plotëson tekat apo kërkesën. Rasti më i freskët është ky shefi i antiterrorit që u dorehoq dhe Trampi e cilësoi njeri te dobët. Edhe Trampin vetë e di tere bota që po e tërheqin për hunde. Eshte nën shantazh e biles ky shantazh e çoi në një luftë që as ai e di ta parashikojë. Jep një lek te hysh ne valle, pastaj jep 100 qe të dalësh e s’del dot nga vallja.