Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FITUAM…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FITUAM…
AnalizaSport

FITUAM…

Published: November 13, 2025
Shpërndaje

Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorrës mbrëmë ishte e vogël në dukje, por me peshë të madhe në rrugëtimin drejt Botërorit. Një tjetër hap, që e mban Kombëtaren aty ku duhet, në garë, në lojë, në ëndërr. Mbrëmë fituam më shumë se tre pikë. Fituam besimin, vazhdimësinë, një tjetër arsye për të besuar.

Kombëtarja Shqiptare ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Andorras. Kristjan Asllani në minutën 67 tregoi klasin, kurse kuqezinjtë dhanë një provë karakteri dhe morën një rezultat që i forcon në betejën për FIFA World Cup 2026. Me këtë rezultat shanset janë rritur dukshëm.

Shqipëria nuk është më ekipi që luan me frikë, që trembet nga presioni dhe ngatërrohet në ndeshje të vogla. Andorra nuk është gjigant i futbollit, por fitorja mbrëmë ishte e detyrueshme. Pikërisht pse ishte e detyrueshme, ishte edhe e vështirë. Kur të kërkohet me patjetër fitorja, nuk ke luksin e shpërqendrimit. Shqipëria nuk u shpërqendrua.

- Publicitet -

Goli erdhi me vonesë, por mbi të gjitha u ruajt qetësia, ajo cilësi që Kombëtarja jonë dikur e humbiste shpesh dhe pësonte kur duhet të shënonte.

Tashmë play-off është një vend i merituar, jo surprizë. Kualifikimi tregon se Shqipëria mund të mos jetë më “e vogla simpatike”, por një kundërshtar i vërtetë për çdo ekip që e nënvlerëson.

Tani rruga vazhdon. Play-off-i nuk është fundi, është dera. E kemi hapur. Mënyra si ekipi po luan, mënyra si po rritet dhe si po lufton tregon se Botërori nuk është më një ëndërr naive.

Kemi një brez futbollistësh që luan në ligat më konkurrese të Europës. Kemi një trajner që e njeh grupin dhe ka krijuar strukturë. Kemi një publik që ndonëse kritikon, nuk resht së shpresuari.

Kjo ndeshje pati edhe efekt social: jemi një komb që kërkon sadopak arsye për t’u gëzuar. Një natë si kjo sjell një frymë pozitive që vendi ynë e ka të nevojshme. Ajo ndez shpresën, i jep energji rinisë, i jep krenari emigrantëve, i jep buzëqeshje një shoqërie që shpesh ka shumë arsye të mendojë për të kundërtën.

Futbolli prej kohësh është bërë një nga pak gjërat që na bashkon në mënyrë të natyrshme, pa politikë, pa grindje, pa ndarje. Dhe nuk është pak.

DITA SPORT

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    November 13, 2025 at 10:08 pm

    Ekipi administroi Lojen,Trgoi pjekuri.Shenoi ne momentin e duhur.Myrte Uzuni po e ngren nivelin nga ndeshja ne ndeshje.
    Suksese kombetares.

    Reply
  • xyz says:
    November 13, 2025 at 10:14 pm

    Silvinjo, po më luan menç. Si nuk di ky njeri të bëjë formacion?! Mbeti me atë kalin e ngordhur Brojën në formacion. Në rast se nuk do të kishim fituar, ky duhej dëbuar urgjentisht me shkelma. Prej tij luajmë gjithmonë me një lojtar mangut!

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 14, 2025 at 6:55 am

      demir, a me të vërtetë e kishin vendosur që të shënonin tamam në atë moment(të duhur)??apo shyqyr që shënuan kundër një skuadre të një shteti që është sa gjysma e kamzës??

      Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 11:25 pm

    O ti xy,Broja pas demtimit nuk eshte me Broja,por Selvinjo eshte njeri shpirtmadh.Ashtu si ringriti Rei Manajn pas nje periudhe krize,kerkon te ringreje edhe nje talent si Broja,,Sot te paafte fizikisht dhe te rene moralisht.
    Selvinjo eshte trainer i madh dhe njeri i madh.

    Reply
  • Arber iliri says:
    November 14, 2025 at 1:51 am

    play off u arrit,tani jemi pjese e tij.Nese ne dy ndeshjet e play off dalim fitues shkojme ne finalet e boterorit.E veshtire me ekipet pjesemarse ne play off por jo e pamundur.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    November 14, 2025 at 7:10 am

    Komentatori grek tha mbrëmë ( me dhimbje të madhe) Shqipëria në play-off

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt
  • Sekuestro 150 milionë euro pasuri, SPAK godet perandorinë financiare të emrave të trafikut ndërkombëtar
  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  2. Vlora Vlora on Rasti Koçeku dhe Rama
  3. Vlora Vlora on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  4. Aldrin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?