Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lamtumirë Isufi ynë! Fjala e përcjelljes për doktor Kalon në Luzat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Lamtumirë Isufi ynë! Fjala e përcjelljes për doktor Kalon në Luzat
KryesoreKulture

Lamtumirë Isufi ynë! Fjala e përcjelljes për doktor Kalon në Luzat

Published: January 29, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bashkim Shatrafili

Kryeplak i fshatit, Luzat

- Publicitet -

 

Isuf Kalo djalë Luzati / Ruajti rrënjët prej fshati / Fshatit tonë me dafina / Me kulturë, dëshmorë dhe trima/ Isuf Kalo hijeshia / Urtësia, bujaria…

Këto vargje gjenden në librin Ligjërimet e Pyllit, botuar vitin e kaluar nga Selaudin Guma, mik i familjes Kalo.

Vendimi i Isufit për të ardhur këtu, për t’u prehur pranë gjyshit të tij, Ali Kalo Luzati, atdhetarit që iu drejtua Presidentit Wilson për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm territorial të Shqipërisë 100 vjet më parë, na ka prekur, por edhe na ka nderuar.

Tashmë në lëndinën e Luzatit të bukur, rrëzë malit mbi xhadé, siç thotë kënga që do t’i thurrte vëllai Novruz, do të kemi një gur tjetër të rëndë, një pasuri intelektuale, që do shkrihet e bëhet një me mençurinë e tërë burrave, grave, djemve e vajzave, të cilët me veprën e tyre kanë mbajtur lart emrin e fshatit tonë.

Isufi ka lënë pas një trashëgimi me vlerë, ide e projekte të shkruara për shërbimin shëndetësor e mjekësor, por ai na ka dhënë edhe modelin e një njeriu me zemër e botë të gjerë, e një dijetari guximtar e të thjeshtë që frymëzon këdo.

Ne e çmojmë dhe do ta kujtojmë atë edhe për ndjenjën e dashurisë që ai rrënjosi tek brezi i dytë, fëmijët, nipat e mbesat për Luzatin.

Gëzohemi sa herë ata vijnë këtu për të njohur nga afër fshatin, banorët e tij, doket e pemët tona, për të pirë nga uji ynë i ftohtë, duke mbajtur gjallë kështu një marrëdhënie të ndërtuar për shumë dekada me aq dashuri nga vëllezërit Kalo e motrat e tyre.

Isufit i buronte nga brënda një dëshirë e madhe për t’u treguar të tjerëve vlerat, historinë e Luzatit e të banorëve të tij, madje këtë e bënte me shumë pasion. Kam patur rastin ta shoqëroja kur ndalonte këtu me miq e shokë dhe ndër të tjera, u thoshte me humorin e tij të spikatur, se Luzati ka shumë vlera, po për dy gjëra nuk ja kalon askush: Fiqtë dhe banorët gojëmbël.

Sot jemi padyshim të pikëlluar që ndahemi fizikisht prej tij, por ne do ta kujtojmë gjithmonë djalin tonë që zgjodhi Luzatin si strehën e fundit.

Në emër të luzatarëve u përcjell ngushëllimet tona më të ngrohta bashkëshortes besnike e po aq të dashur për Luzatin, Firdesit, Ilirit dhe Entelës dhe gjithë të dashurve të tij, duke i siguruar se ai do prehet i qetë këtu pranë nesh.

Lamtumirë Isufi ynë! Le të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij.

—–

Fjala e përcjelljes së fundit të doktor Kalos, Luzat, 28 janar 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?