Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fjalimi i parë i presidentit Begaj: Duhet të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Fjalimi i parë i presidentit Begaj: Duhet të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare
Politike

Fjalimi i parë i presidentit Begaj: Duhet të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare

Published: July 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij të parë pas marrjes së detyrës në presidencë, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të.

Begaj tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe interesit të Shqipërisë.

Pjesë nga fjalimi:

I nderuar Zoti Meta,

E nderuar Zonja. Kryetare e Kuvendit,

I nderuar Zoti Kryeministër,

E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,

E nderuar Presidente Osmani,

Shkëlqesi Ambasadorë dhe Autoritete të Larta Shtetërore Të nderuar Miq e të Ftuar,

Të dashur qytetarë dhe bashkëkombës!

Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Meta, për përmbushjen e detyrës, komunikimin institucional e personal që patëm gjatë kohës që unë, ushtrova detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe gjatë periudhës së transferimit të detyrës.

Për mua sot është një ditë e veçantë, padyshim dita më e rëndësishme e  jetës sime.

Jam përpara jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të madh të një individi, të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit, atë të Presidentit të Republikës.

Ky besim, më ngarkon me përgjegjësinë  më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj historisë së shtetit tonë, ndaj partnerëve të Shqipërisë, por edhe ndaj miqve dhe familjes time.

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.

Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar, mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo që ata jetojnë e punojnë.

Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit e bashkëpunimit, i nismave dhe ideve që zhvillojnë e çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, midis forcave politike, shoqërisë civile, komuniteteve fetare, të pakicave kombëtare, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, transparente dhe të vërtetë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin.

E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve.

Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë, për të garantuar sigurinë e vendit; për të forcuar liritë e të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për të ruajtur identitetin kombëtar, për të sotmen dhe brezat e ardhshëm.

Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike.

Vetëm një bashkërendim i tillë do të na mundësojë të arrijmë objektivat tona kombëtare.

Unë do të inkurajoj dhe mbështes çdo veprim, për të arritur marrëdhënie të shëndosha ndërmjet institucioneve kushtetuese.

Të garantosh zbatimin e Kushtetutës nënkupton zbatimin e ligjit edhe për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht sepse ky është një kusht thelbësor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në

në Bashkimin Europian, por edhe sepse ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, dhe me integritet, garanton luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat gërryejnë shoqërinë, thellojnë pabarazinë e padrejtësinë sociale, si dhe cenojnë rëndë sigurinë kombëtare.

Reforma në Drejtësi me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian, po jep frytet e saj.

Përfitoj këtu nga rasti të shpreh mirënjohjen për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë euroatlantike.

E po ashtu e gjej të udhës të ritheksoj se tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besuar.

Unë kam privilegjin, që të marrë detyrën në një nga momentet më të rëndësishme të shtetit shqiptar në raport me aspiratën, vlerat dhe ëndrrën tonë europiane.

Mbajtja e Konferencës së pare Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një arritje e madhe, mëse e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët,  falë reformave të ndërmarra.

Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë përpjekje, sfida dhe detyrime, kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah.

Shqipëria megjithëse e vogël, dëshmon me krenari se edhe popujt e vegjël prodhojnë siguri dhe kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale.

Ky fakt provohet nga angazhimi ynë në arenën ndërkombëtare – angazhimi diplomatik në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe angazhimi i Shtetit Shqiptar, për të dënuar agresionin rus ndaj integritetit territorial të një vendi sovran si Ukraina.

Njëzëshmëria e klasës politike shqiptare për të mbështetur kauzën e popullit ukrainas, por edhe gjestet individuale të qytetarëve tanë, në mbështetje dhe ndihmë të popullit ukrainas, tregojnë gjithashtu se ne dimë të jemi së bashku për kauza të mëdha.

Qenia jonë në NATO, rreshtimi ynë në këtë aleancë moderne, angazhimi me përkushtim i Forcave tona të Armatosura, e bën Shqipërinë më të fortë, më të qetë dhe më të sigurte.

Por lufta në Ukrainë tregon se siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk dhurohen, ato fitohen.

Ndaj një nga detyrat më të rëndësishme të një vendi është të garantojë sigurinë e tij.

Ne jemi të vetëdijshëm që faktorët e rrezikut kanë ndryshuar.

Në ushtrimin e mandatit tim, vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë të ngarkuar nga ligji.

Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të pasur një reagim të menjëhershëm.

Të sigurojmë jo thjesht mbrojtjen nga kërcënimi, por të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë.

Është përgjegjësi për të gjithëve ne, të mendojmë për adresimin e situatave me të cilat përballemi.

E gjithë shoqëria duhet të angazhohet, të diskutojë hapur dhe me kurajo, të përfshihet në mënyrë aktive për të forcuar dhe zgjeruar themelet e demokracisë.

Themele ku Edukimi dhe Arsimimi, përbëjnë pa dyshim dy nga shtyllat kryesore me një ndikim vendimtar në emancipimin dhe progresin e shoqërisë.

Edukimi është ushqimi i shpirtit, arsimimi është pasqyra ku ne shohim përparimin tonë dhe çelësi i suksesit.

Shqiptarët kanë ditur ti përdorin këto dy elementë për të mirën e tyre, për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive. Politika që rrisin besimin në drejtësi, ekonomi, shëndetësi, edukim dhe arsim, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, siç e dëshiron rinia me energjinë, meritat dhe talentin e saj, dhe si e ëndërrojnë fëmijët me çiltërsinë e tyre.

Ndaj ne, populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë: me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë.

Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Andis says:
    July 24, 2022 at 7:23 pm

    Pastroni politiken nga komunistet dhe spiunet.

    Reply
    • Dardan says:
      July 25, 2022 at 11:53 am

      Po nuk u burgosen dy kryekriminelet dhe kryehajdutet Doktor Sali Mortja dhe Ilir Floriri, Shqiperia nuk do te kete kurre siguri!

      Reply
  • Detari says:
    July 24, 2022 at 7:58 pm

    bayromi, president i erdoganit.

    Reply
  • Urime presidentit nga një pensionist. says:
    July 25, 2022 at 5:29 am

    “Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkpunim i klasave politike”,
    sa mirë e ka thën presidenti, urgjentisht të mbledh

    Edi Ramën, liderin e gestapos së tërmeteve zgjedhore, dikur ndjes pastë , Partia socialiste,

    Sali Berishën, lideri i Mul Nokëve që kanë 10 vjetë që nuk kanë vjedhur asnjë gjë dhe është padrejtësi që ti vjedh të gjitha Edi Rama me patronazhistët e tij, dhe

    të mos harroj djellin që po lind sot mbasi doli nga dyert e presidencës dhe do të sjell agimin e vërtetë për vëndin, polikusarin me bllok në dorë që nuk është baltë e qelbur Myzeqeje por gur stralli, trim, kusar nga malet e Skraparit, Ilir Mutën,

    këta janë klasa politike e vëndit.

    Po siguroj unitetin e tyre, presidenti, ish gjeneral major infermjeri Bega, mbarësia e Shqipërisë është e sigurt, janë 3 kusarë që kanë 30 vjetë që po hedhin valle mbi kurrizin e popullit, në fakt aktualisht mbi kurrizin e pensionistëve që kanë ngelur pa emigruar ose pa vdekur, ata në mosh pune kanë shpëtuar , janë integruar si emigrantë në BE me gjithë familjet e tyre.

    Mblidhi president i nerum sa më shpejtë dhe unitet, bashkpunim të klasës politike dhe me pensionistët që kanë ngelur, e ardhmja është e garantuar, vetëm shpejto se pensionistët janë me një këmb në varr dhe , me çmimet që kanë kaluar nivelin e çmëndurisë dhe do të ngrihen akoma , pensionistët do të shkojnë në atë botë dhe

    kujt do ti drejtohesh o president, bagladeshasve që do të trafikoj Edi Rama me biznesmenët e tij patronazhist? Vetëm po erdhën bagladeshasit e ardhmja e Shqipërisë është e sigurt ka thën disa herë shoku Edi me largpamsi.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 25, 2022 at 5:37 am

    Gazeta Dita eshte nje gazete qe nuk jep me lajme.
    Per hajer, BE emocionohet me Presidentin e Ri. QEmal Lame, Moikomi. Viki, dhe ca oponione te tjera te mbetura ne gazete per muaj me radhe. Ndonje gje tjeter o dita?
    Psh kush eshte Richardi te cilit Ramuti i ka falur Butrintin?

    Reply
  • epo kjo pune says:
    July 25, 2022 at 5:56 am

    tralala zura nje ngjale… tre gjera, boll na futet zotin ne fjalime, shumica Jane ateiste ndaj thjesht percan, celsat e kashtes ke or mik qe te ra llotaria ne nje sistem ku dhe deputet behesh me lista, fole per shqiptaret jashte shqiperise por nuk ta zuri goja camerine…

    Reply
  • CIRK ne CIRKO-KOLONI says:
    July 25, 2022 at 7:37 am

    CIRK ne CIRKO-KOLONI

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    July 25, 2022 at 8:54 am

    Kush do ta shikoje?
    Ketu verem njeri vendos
    Ai vendos qe nga pastrusja deri te sateliti
    Ate kemi per specialist te cdo fushe te tjeret jane per koreografi

    Reply
  • Zgjohuni, cohuni e protestoni...... says:
    July 25, 2022 at 9:22 am

    Cfare presidenti eshte ai qe s’foli nje fjale per diaspor e cameri, vecse nje papagall qe percon ramen me hajni!
    Cohuni shqiptar prej gjumit cojuni e te tane nje bese shpergojuni, shporrini k’t moster dhe ata horra e morra te super korruptuar e t’kriminalizuar qe e katapultun ne krye te shtetit.
    Cojuni e mos vononi nese doni qe ju te gezoni e te trashegoni dashuri e miresi per jete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?