Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet
EnciklopediLifestyle

Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet

Published: February 25, 2023
Shpërndaje

Dëshironi të jetoni më gjatë? Jepini përparësi gjumit tuaj. Sipas një studimi të ri, të fjeturit mirë mund të rrisë pesë vjet jetëgjatësisë e një burri dhe pothuajse dy vjet e gjysmë jetëgjatësinë e një gruaje.

“Nëse njerëzit zbatojnë disa rregulla të thjeshta të të fjeturit, gjasat janë të jetojnë më gjatë. Nëse ne arrijmë të përmirësojmë gjumin dhe të identifikojmë faktorët e çrregullimit të tij, mund të jemi në gjendje të parandalojmë vdekjet e parakohshme.”

Dr. Frank Qian, bashkautori i studimit
Studiuesit janë të mendimit se përveç cilësisë dhe sasisë së gjumit, është e rëndësishme që të flini në mënyrë të rregullt çdo natë. Sipas tyre, parregullsitë dhe kohëzgjatja e gjumit janë të lidhura drejtpërdrejt me anomalitë e metabolizmit dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Po çfarë këshillohet?

- Publicitet -

Së pari: Sigurohuni që të flini 7 deri në 8 orë çdo natë. Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha për shumë njerëz. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 3 amerikanë kanë mungesë gjumi;

Së dyti: Flini të qetë. Kjo do t’ju sigurojë që të keni një gjumë të thellë dhe të shëndetshëm;

Së treti: Flini në mënyrë të pandërprerë. Përpiquni të mos zgjoheni vazhdimisht gjatë natës;

Së katërti: Është e rëndësishme që kur të zgjoheni, të ndiheni të çlodhur dhe të ngopur me gjumë;

Së pesti: Për shkak të vështirësisë për të fjetur, shumë njerëz përdorin ilaçe qetësuese, por kjo gjë nuk këshillohet. Mundohuni të flini natyrshëm, pa u sforcuar dhe pa marrë ilaçe.

Terapia e gjumit
Nuk arrini dot t’i zbatoni pesë këshillat e lartpërmendura?! Ndonëse duket e vështirë, ju mund t’i ndiqni këto udhëzime duke e stërvitur trurin tuaj për të fjetur më mirë. Studiuesit i referohen kësaj si “higjiena e mirë e gjumit”.

– Është e rëndësishme të shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjoheni, po ashtu, në të njëjtën orë çdo mëngjes, përfshirë këtu edhe fundjavat apo festat.

– Sigurohuni që ambienti juaj i gjumit të jetë i freskët, i errët dhe larg zhurmave;

– Shmangni pijet alkoolike përpara gjumit, pasi ndonëse mund të duket sikur ju ndihmojnë të flini, mëlçia dhe organizmi juaj vazhdojnë të jenë aktivë;

– Vendosni një rutinë gjumi, larg çdo shpërqendrimi të paktën një orë para gjumit;

– Provoni meditimin, jogën, banjat e ngrohta, leximin apo çdo gjë që ju çlodh.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?