Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Florian Marku duel në ‘Air Albania’: Këdo që të më sjellin, do fitoj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Florian Marku duel në ‘Air Albania’: Këdo që të më sjellin, do fitoj
AktualitetSport

Florian Marku duel në ‘Air Albania’: Këdo që të më sjellin, do fitoj

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.

Boksieri shqiptarë, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer gjithçka për karrierën dhe të ardhmen e tij.

Shqiptari deri tani është i pamposhtur, pasi ka arritur të fitojë 11 duele ndërsa vetëm një herë është ndalur në barazim, duke shkruar historinë e boksit shqiptarë. Për duelin e “Air Albania”, Marku është shprehur se kushdo që të jetë kundërshtari i tij, ai do të fitoj, pasi kërkon titullin botëror.

- Publicitet -

Marku synon të ngjitë shkallët e këtij Divizioni, ndërkohë që në duelin e fundit ai mposhti me “KO teknik” britanikun Chris Jenkins në vetëm katër raunde, për të mbrojtur titullin e kategorisë IBF International.

“Nuk më intereson se kë boksier do të me sjellin përballë. Ne luftojmë çdo ditë, stërvitemi çdo ditë, për ne është si të pimë një kafe. Unë mund të dueloj ndaj kujdo që do të më sjellin në ring. Sigurisht që ka emra të mirë në kategorinë e peshës “welter”. Gjithsesi, këdo që të më sjellin, unë do të luftoj ndaj tij” ka theksuar fillimisht boksieri shqiptar.

Një objektiv tërheqës për të do të ishte Chris Kongo, një luftëtar i fortë, i cili në fillim të këtij muaji mundi Sebastian Formella, pretendenti gjerman që ka luftuar me Conor Benn dhe Shawn Porter më parë.

“Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boskierë njëherazi. Nuk më intereson. Nuk më intereson vërtet. Unë dua të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të jem kampion bote.

Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Luftime të shkëlqyera, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Sigurisht që do të doja të luftoja me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Jam i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam i ri në këtë sport, ju e dini. Kam qenë një kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe. Gjithsesi, jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve.

Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26,000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”, ka përfunduar ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • fteri says:
    June 22, 2022 at 12:58 pm

    Suksese kampion ,vrulli juaj nuk ndalet veç me fitoren ,Të uroi fitore ,fitore .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Van Gogh thyen rekordin: 190,4 milionë dollarë për veprën “Gështenja në lulëzim”
  • Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria çon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës në Fier
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të pyetur Erjon Vishkullin
  • Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës
  • Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  2. Greta on Alibi për të fituar kohë, thjesht nuk duan ta bëjnë: PS-PD kërkojnë “ndihmë ndërkombëtare” për Reformën Zgjedhore
  3. Flamur Struga on Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës
  4. Media si pasqyre e Regjimit on Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër
  5. Llaf Dibre on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?