Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Florjan Binaj vetofrohet si kandidat për Tiranën: Pse kam vendosur të kandidoj për kryeqytetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Florjan Binaj vetofrohet si kandidat për Tiranën: Pse kam vendosur të kandidoj për kryeqytetin
Lajmi i funditPolitike

Florjan Binaj vetofrohet si kandidat për Tiranën: Pse kam vendosur të kandidoj për kryeqytetin

Published: October 5, 2025
Shpërndaje

Edhe aktori Florjan Binaj ka vetëshpallur kandidaturën e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve”, thekson Binaj në një postim në rrjetet sociale.

Para tij janë vetofruar si kandidatë të opozitës edhe Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

- Publicitet -

Edhe Arlind Qori, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kandidatura e tij u miratua nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Reagimi i plotë i Florjan Binajt:

Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë  gjithë veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.

Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet  ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë  dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.

Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë  nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një  shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!

Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.

Faleminderit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • soza says:
    October 5, 2025 at 8:13 am

    Është koha e artistëve për të menaxhuar punët dhe jetën e këtij populli të ngratë. Kur u bë Çuçka kryetar bashkie, pse mos të bëhesh edhe ti. Apo të mungon shtatlartësia?

    Reply
  • Vl says:
    October 5, 2025 at 8:49 am

    Bota e cudirave.

    Reply
  • Miri says:
    October 5, 2025 at 9:48 am

    Ket po e financon xen berisha se per ate punon doni me per belulin

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    October 5, 2025 at 9:53 am

    Flori te behet “Lali” i Tirones…, pse jo? Te kemi pastaj nje Rame ne qeveri e Sozine e tij ne Bashki qe kur ai i qeverise te shkoje jashte per te bere shaka me Makronin, ta zevendesoje Sozia ne mbledhjet e qeverise me Balluken perbri.

    Reply
  • demo says:
    October 5, 2025 at 10:23 am

    Ta dinte Enver Hoxha kete MARIFET do bente Skender Sallakun Kryeminister,Vasken Prefekt te Korces dhe do zgjidhte perfundimisht problemet me 4 parodistet e Vlores ,Fadil Hasen Autoriteti Portual ne Durres,Gzim Kruja kryebashkiak i Shkodres,Zef Deden ne Va Deje,Dranja ne vend te Gjysepins te drejtonte parlamentin,se ta kishte kanda ta shihje,jo kete zagaren e misrit hybrid.
    Jo vetem do shperthente gazit rrethimin Imperialisto-Revizionist,por do shpetonte edhe nga Poliagjentura.

    Reply
  • Lali askushi says:
    October 5, 2025 at 1:33 pm

    Ky po, e meriton… Do gajaset mileti me shakatë e kripura të zotit… askushi.

    Zoti askushi ka “aftësi tê ralla” e sidomos kur bëhet fjalë për gallatë para spektatorit. Zoti askushi ka se kujt ti ngjajë për nga “profesioni”.

    Që t’i biem shkurt muhabetit, kush është personi në fjalë? Nëse është në marëdhënie pune, me se merret aktualisht? Se fundja kur për të nuk ka absolutisht asnjë lloj informacioni as lexuesi i rregullt i shtypit, imagjinoni të tjerët.

    Çfarë përvoje ka, çfarë ofron, dhe pse duhet besuar këtij drejtimi i bashkisë, kur e vetmja “arritje” e tij është roli i bufonit.

    E dini si ka ardhur koha? Sot edhe lypsarit them se i shkon mendja të bëhet deputet. Lali fiku ja arriti qëllimit, tani e kanë radhën askushat.

    Reply
  • TROÇ says:
    October 6, 2025 at 8:01 am

    Aktor komik ishte e she Zhelenski por i shpallen lufte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?