Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OBT rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, të dytën në botë për fluksin e turistëve pas pandemisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > OBT rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, të dytën në botë për fluksin e turistëve pas pandemisë
EkonomiKryesore

OBT rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, të dytën në botë për fluksin e turistëve pas pandemisë

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë.

Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë.

Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019.

- Publicitet -

Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%.

Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet.

Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor.

Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Pilo Lala says:
    October 4, 2022 at 5:07 pm

    E paska blere edhe Organizaten Boterore te Turizmit Edi, nepermjet George Sorosit.
    Keshtu thote PDja e pjer.dhur
    Po tani si mendoni, duhet Aeroporti Vlores apo jo?
    Kur ju them une qe Edi Rama eshte 10 vjet me perpara se cdo politikan, nuk doni ta besoni…..
    Po nuk e besuat, hajdeni hani pilaf tek Pilo Lala, pastaj i fusni nje zhytje ne Divjake te freskoheni.

    Reply
  • mali says:
    October 4, 2022 at 5:16 pm

    Kjo eshte per perdorim per shqiptaret apo per perdorim te anglezeve.”FENER NDRICUES NE BOTE”.Kulmi i kulmeve.Azia jugelindore e di kete gje qe ne Albania me Ramen i a kemi futur ne bythe per turizmin?Karaibet me siguri do te behen xheloze.Per fqinjet si Kroaci,Greqi,itali ne nuk i veme ne hesap .keta jane fundi i kavallit.Ore z. Rama e di c’do te thote turizem?Une jam shqiptar dhe shoh ndryshime qe bejne privatet ne lufte me qeverine tende lokale te korupsionit.Mundesite per busnessin turistik te shqiperise jane 1000x me te medha se fqinjet qe kemi:Greqi,Itali,Mal i Zi ,Kroaci .E keqja eshte qe Shqiperia eshte ne duar te gabuara antishqiptare .

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 4, 2022 at 5:22 pm

    Ca merreni me turimin. Nuk shikoni se ca po behet me boten dhe me vaksinat e demshem?

    Reply
  • mali says:
    October 4, 2022 at 5:28 pm

    http://www.meantalhealth…..Pirdh,pirdh,te clirohesh.Eshte keshille mjekesore e vjeter.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 4, 2022 at 5:38 pm

    I GJITHE ARTIKULLI ESHTE PROPAGANDE E PAGUAR PA KURFARE LLOGJIKE EKONOMIKE

    Kjo propagande e shemtuar na kujton Kohen e Qepes te Enverit kur Shqypnia fitonte cmimin e pare per ushqimin ne Bote, shaka e intelektualit do te thoni ju? Jo mo se eshte krejtesisht e vertete, hapni Zerin e Popullit ne vitin e urise totale 1987 qe te bindeni per kete xhevahir te propagandes komuniste qe ngjan si dy pika uji me propaganden ne kete artikull rezili qe publkon gazeta DITA pa pyetur fare autorin me llogjiken elementare:

    SA EURO APO DOLLARO KANE SHPENZUAR TURISTET FAMOZE QE KANE VIZITUAR SHQYPNINE?

    sepse:

    Po te krahasonim kete statistike thelbesore me vende si Italia, Spanja, Greqia, Koroacia do te rezultonte se Shqypnia pa drita, pa uje, pa rruge e hotele resorte per pasanike barkderr dhe pa prodhim kombetar me nje popull qe po largohet nga vendi me lemeri nga varferia dhe mungesa e punes, atehere do te shikonim se Shqypnia gjendej ne kete renditje pragmatike ne bisht te kavallit e fundit si ne te gjithe treguesit e tjere ekonomike me perjashtim te droges dhe krimit ekonomik te lidhur me shtetin dhe pushtetin. Shikojini ministrat e Rilindjes ne burg se faktet flasin vete.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 4, 2022 at 6:34 pm

    Pa dashur te nihilizoj gjerat, ne kete boom te madh turistesh besoj se futen edhe shqiptaret emigrante qe vijne ne Shqiperi ne kohen e pushimeve. Kryesisht per tu shmallur me familjet e tyre, por edhe per te bere plazh njekohesisht. Si vendi i pare ne bote, absolutisht i pari per eksport emigrantesh, kur kthehen i llogaritim si turiste.

    Reply
  • ¿? says:
    October 4, 2022 at 6:46 pm

    Urrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
    Morem edhe çmimin e pare per ushqim nga Organizata Boterore e Ushqimit.
    Urrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

    Reply
  • Timi says:
    October 4, 2022 at 8:07 pm

    Mynih,Oktoberfest ne dy Jave(koha e keqe) pati 5,7 milion vizitore(2019 6,3 milion vizitore) dhe u pi 5.6milion litra birre.

    Reply
  • mali says:
    October 4, 2022 at 8:25 pm

    Pilo Lala ! Besoj se ke haber nga arithmetika.Kostoja e aeroportit te Vlores do te shkoje rreth 400 milion dollare.Nje ngarkese me droge vete $100 milion..Si thua ti ka leverdi apo jo.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 5, 2022 at 6:26 am

    Qe te mos shkojme me larg Greqia para pandemise Covid kishte nje trafik turistesh vjetor gjithsej me gjithe ishujt shifra eshte afro 25 milion vete, te dhenat vijne nga Lonely Planet qe ka referuar statistikat e Bankes Boterore, por keto shifra nuk tregojne kurgje po te krahasojme turizmin ne Spanje me 40 milion turiste dhe Italine me mbi 50 milione syresh, sepse Greqia mbetet ne vendin e pare ne BE per GDP per fryme ne turizem qe me fjale te tjera do te thote:

    SA PARA JANE ARKETUAR NE BUXHETIN E SHTETIT NGA SEKTORI I TURIZMIT DHE SA PRODUKTE TE PRODHIMIT KOMBETAR JANE PERFSHIRE NE TURIZEM?

    sepse:

    Nese INSTATI servil i Edi Rames po te merte mundimin dhe te perllogariste shifrat e kesaj statistike do te rezultonte qe Shqypnia Socialiste e Rilindjes Enveriste

    ESHTE NE BISHT TE KAVALLIT NE BOTE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?