Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN bën parashikimin e zymtë: Bota po përjeton “epokën e recesionit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FMN bën parashikimin e zymtë: Bota po përjeton “epokën e recesionit”
BoteEkonomiKryesore

FMN bën parashikimin e zymtë: Bota po përjeton “epokën e recesionit”

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

Ekonomia globale po rrezikon të shkojë drejt recesionit, kjo pasi tri ekonomitë më të mëdha globale nuk kanë ecur përpara ndërsa parashikohet një e rritje e mëtejshme e inflacionit, sipas mediave të huaja.

Skenari për ekonominë për pjesën e dytë të këtij viti, por edhe për vitin 2023 është edhe më pesimist sesa parashikimi më i fundit, i prillit, bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondi thekson se në SHBA, Kinë dhe Eurozonë, ekonomia ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo është tkurrja e parë për ekonominë globale që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në janar të vitit 2020.

“Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë”, thuhet në raportin e FMN. Sipas tij, bota duket se po përjeton “epokën e recesionit”.

- Publicitet -

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tashmë një rritje ekonomike globale prej 3,2% për vitin 2022, në tkurrje me 0,4% nga parashikimi i muajit prill. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm është një rritje me vetëm 2,9%.

Raporti vuri në dukje se inflacioni është gjithashtu një fenomen global, pjesërisht për shkak të pengesave të zinxhirit të furnizimit që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në mungesë të një rezolute në Europën Lindore, FMN paralajmëroi se tabloja globale për rritjen ekonomike mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Gjithashtu parashikimi i zymtë, përfshinte edhe Kinën ku ekonomistët e grupit presin tani vetëm 3.3% rritje këtë vit, nga 4.4% në parashikimin e prillit.

Sipas raportit, inflacioni global pritet të rritet me 6.6% gjatë vitit 2022 në ekonomitë e zhvilluara dhe 9.5% në ekonomitë në zhvillim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Trapi says:
    July 27, 2022 at 2:54 pm

    Cna duhen keto gjera neve shqiptareve. Kemi hallin e Metes dhe dosjeve tani !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  • Rikthehet Champions League, spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
  • Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030
  • Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve, gjobiten nga GJKKO
  • Ministri izraelit vizitë në Shqipëri, zbulohet lidhja familjare me Ron Yeffet

Komentet e Fundit

  1. Zgjohuni, o docerit e docerve on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Zabiti on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  3. Replikuesi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  4. cuf dabjoni on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  5. BE on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?